23.10.08

Guida turistike e Lukoves.Eshte me te vertete e mrekullueshme qe te vizitosh kete perle te bregut Jon



Lukova, perla e bregut te Jonit, ku gjelberimi i pafund bashkohet ne harmoni te plote me ngjyren e kalter te detit Jon, ku klima bregdetare gershetohet mrekullisht me klimen malore, ku aroma e portokallit dhe e luleve shumengjyreshe lodron ne krahet e flladit te shendetshem te detit Jon, ju mirepret per te zbuluar nga afer mrekullite e saj dhe ju premton nje vere te paharrueshme. Lukova eshte nje nder fshatrat karakteristike te bregdetit shqiptar. E vendosur vetem 21 km larg qytetit te Sarandes ne nje pozite mjaft te favorshme gjeografike, ofron per pushuesit mundesine e perzgjedhjes se nje pakete mjaft te kombinuar pushimesh. Ne nje Shqiperi ku distancat po zvogelohen perdite Jugu i vendit po behet gjithmone dhe me i prekshem. Lukova eshte rreth e pozicionuar midis qyteteve te Sarandes dhe Himares, jo me larg se 30 minuta udhetim, nga keto dy pika. Fshati shtrihet ne dy kodra te veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallesh ne nje lartesi prej 150m nga bregu i detit dhe ne bregedetin e saj te gjere strehon nje numer te madh plazhesh te permasave te ndryshme, duke filluar qe nga palzhet e vogla me nje atmosfere tejet intime deri tek plazhet popullore e festive te mirenjohura tanime per pushuesit shqiptare, si plazhi i Shpellave dhe ai i Bunecit. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyren e vecante, fshati me kalldremin e tij karakteristik, me shtepite e tij tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare jane vetem disa nga sekretet qe ju duhet patjeter te zbuloni kete vere. Infrastruktura e permiresuar dhe investimet per zhvillimin e turizimit lehtesojne maksimalisht pushimet ne kete zone. Lukova ofron pushime per familjare te cilet me automjetet e tyre mund te zbresin ne plazhin e Bunecit jo me larg se 5 minuta, nga qendra e fshatit, si dhe pushime per te njerez te cdo moshe qe kane deshiren te shijojne magjine e plazheve te virgjera qe fshihen ne bregdetin e Lukoves. Nje udhetim magjik, ne nje bote tjeter ne kalldremin e bardhe te fshatit karakteristik, per te kaluar pastaj permes kodrinave te buta te plantacioneve me ullinj, ju drejton per ne gjiret e arta me zallin e bardhe dhe detin e smeraldte te Lukoves.Lukova ofron mundesi akomodimi, ne hotele, apartamente verore si dhe lehtesira kamping-u per pushuesit qe udhetojne me cadra pergjate bregdetit. Ne Lukove do te kini rastin te provoni ushqimin tradicional te bregut, te jeni pjese e kultures vendase, te shijoni mikpritjen dhe dashurine e banoreve, dhe te merrni me vete nje pjese te kesaj tradite qe me shume dashuri mbart aromen e Jonit. Ne perendimet e arta shume prej jush nuk do t’i permbahen tundimit te notojne ne brezin e arte qe dielli le permbi det; te flirtojne nen henen e plote intriguese te gushtit, dhe me fatlumet ndoshta do te ndeshen me vallezimin e delfineve ne perendimin e diellit. Mbremjet mbushen me gjalleri dhe lokalet prane bregut te detit te hapura deri ne oret e para te mengjesit ofrojne kenaqesi pa fund e miqesi te reja.Mos e humbisni kete eskperience te paperseritshme, Lukova ju pret!
Ndihmuan: S. Gjosasi, S. Lalaj