31.12.08

GEZUAR VITN E RI 2009!!!

LE TU SJELLE KU VIT SHENDET LUMTURI TE GJITHE LUKOVJOTEVE DHE DASHAMIRESVE TE SAJ ANEMBANE...
GEZUAR!!!!!

24.12.08

Gezuar Krishtlindjet


Urimi me te sinqerta per te gjithe Lukovjotet dhe dashamiresit e saj ...

Faqja Lukovajone dhe Blogu i lajmeve do jet ne sherbimin tuaj per tu informuar me cdo te re qe ka te beje me fshatin tone dhe me zonen tone te bregdetit.

Gezuar Krishtlindjet,Shendet,Fat dhe lumturi te gjitheve kudo qe ndodhen...

23.12.08

Po ju tregoj Ligjin famekeq nr.9948, date 7.7.2008


LIGJI

Nr 9948, datë7.7.08

 PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:Neni 1 Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë:

a) shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore;

b) strukturat shtetërore, të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, të dhënë në pronësi personave fizikë ose juridikë vendas, si dhe detyrat e përgjegjësitë e këtyre strukturave.

 KREU I KRIJIMI I TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE

 Neni 2

Objekti i vlefshmërisë ligjore të tokës në pronësi

 1. Kanë vlefshmëri ligjore titujt e pronësisë private mbi tokën, të krijuar te:

a) sipërfaqet, që më 1.8.1991 kanë figuruar në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore” dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të ndryshuar;

b) sipërfaqet e tjera të tokave bujqësore, të administruara nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, të kaluara për ndarje për fshatrat e ish-kooperativave bujqësore vetëm me miratim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.8337, datë 30.4.1998 “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”;

c) sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr.8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”.

2. Nuk kanë vlefshmëri ligjore titujt e pronësisë në të gjitha sipërfaqet e tjera, që më 1.8.1991 nuk kanë figuruar në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore”, si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore dhe sipërfaqe të tjera të tokës jobujqësore, pavarësisht miratimit të ndryshimeve dhe kalimeve të këtyre zërave në tokë bujqësore pas kësaj date.

Neni 3

Kriteret për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore

 Subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi dhe të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore janë personat fizikë dhe juridikë vendas. Për krijimin dhe fitimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore janë të vlefshme vetëm kriteret e përcaktuara në vendimin nr. 255, datë 2.8.1991, të Këshillit të Ministrave “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, të ndryshuar dhe në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”, sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin nr.106, datë 23.2.1996, të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit “Për procedurat e kalimit të tokës nga përdorimi në pronësi”.

Neni 4

Procedurat dhe dokumentacioni i titullit të pronësisë

Dhënia e tokës bujqësore në pronësi realizohet dhe vërtetohet vetëm me dokumentin bazë unik, që është “akti i marrjes së tokës në pronësi”.

“Akti i marrjes së tokës në pronësi” është i vlefshëm vetëm kur ai është krijuar sipas procedurave të përcaktuara në vendimin nr. 230, datë 22.7.1991, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e komisioneve të tokave”, të ndryshuar dhe në udhëzimin nr.2, datë 2.8.1991, të Këshillit të Ministrave “Për funksionimin e komisioneve të tokës në rrethe e fshatra”.

Titujt e pronësisë për tokat bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore janë të vlefshëm vetëm kur ato janë krijuar sipas dispozitave të ligjit nr.8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore” dhe procedurave të përcaktuara në udhëzimin nr.106, datë 23.2.1996, të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit “Për procedurat e kalimit të tokës nga përdorimi në pronësi”.

KREU II

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E STRUKTURAVE SHTETËRORE TË SHQYRTIMIT TË VLEFSHMËRISË LIGJORE TË DHËNIES SË TOKËS NË PRONËSI

Neni 5

Komisioni Qeveritar i Tokës ( KQT)

Komisioni Qeveritar i Tokës (KQT) kryesohet nga Zëvendëskryeministri. Pranë ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe në shërbim të KQT-së krijohet dhe funksionon sekretariati teknik.

Neni 6

Detyrat dhe përgjegjësitë e KQT-së

KQT-ja ka detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:

1. Drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e komisionit vendor të vlerësimit të titujve të pronësisë (KV), nëpërmjet:

a) vendimeve që merren në mbledhje;

b) akteve që përgatiten nga sekretariati i KQT-së;

c) kontrolleve që ushtrohen nga KV-të;

ç) marrjes së informacionit për ndarjen e tokës nga struktura të ndryshme shtetërore dhe nga shtetas;

d) shqyrtimit të ankimeve për vendimet që kanë marrë KV-të.

2. Merr vendime për zgjidhjen e konflikteve territoriale ndërmjet qarqeve për kufijtë e zërit kadastral të tokës bujqësore.

3. Shqyrton ecurinë e verifikimit nga KV-të për zbatimin e akteve të nxjerra gjatë periudhës së kryerjes së reformës së tokës nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për kalimet ose ndryshimet e sipërfaqes së tokës bujqësore nga njëri qark tek tjetri, nga njëra komunë dhe/ose bashki tek tjetra, nga njëri fshat tek tjetri dhe të ndryshimeve të tjera të tokës së destinuar për ndarje.

4. Kërkon, në mbledhje ose ndërmjet dy mbledhjeve, raportime dhe informacione nga drejtuesit e KV-ve për ecurinë e verifikimit të zbatimit të dispozitave për ndarjen e tokës bujqësore dhe, në përfundim të shqyrtimit të tyre, nxjerr vendimet përkatëse.

5. KQT-ja u propozon organeve eprore dhënien e masave disiplinore dhe administrative ndaj drejtuesve të organeve të qeverisjes vendore dhe strukturave të tjera shtetërore, veprimtaria e të cilave lidhet me krijimin e titujve të pronësisë mbi tokën, për çdo rast, kur vëren moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij.

Neni 7

Komisioni vendor i vlerësimit të titujve të pronësisë (KV)

1. KV-ja krijohet pranë prefektit të çdo qarku dhe drejtohet nga drejtori i KV-së, nën autoritetin dhe varësinë e drejtpërdrejtë të prefektit.

2. KV-ja drejton të gjithë veprimtarinë për shqyrtimin e vlefshmërisë së krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, në juridiksionin e prefekturës, nëpërmjet:

a) shqyrtimit dhe verifikimit të ankesave, kërkesave, informacioneve, që i paraqiten nga shtetasit dhe strukturat shtetërore, veprimtaria e të cilave lidhet me pronësinë mbi tokën bujqësore;

b) kontrolleve të drejtpërdrejta, të ushtruara me nismën e vet, mbi veprimtarinë dhe veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës, të të gjitha niveleve, në procesin e ndarjes së tokës. Këto kontrolle kryhen të plota në sipërfaqen e tokave të ish-NB-ve dhe të zonës së zhvillimit me përparësi të turizmit, të përcaktuara sipas ligjit nr. 7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave, që kanë përparësi turizmin”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;

c) vendimeve që merr në mbledhjet që thirren dhe drejtohen nga prefekti;

ç) zbatimit të detyrave dhe vendimeve të KQT-së.

Neni 8

Detyrat dhe përgjegjësitë e KV-së

 

KV-ja ka detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:

1. Zgjidh mosmarrëveshjet e evidentuara:

a) për kufijtë e tokës bujqësore, ndërmjet rretheve, brenda qarkut;

b) për kufijtë e tokës bujqësore, ndërmjet fshatrave (subjekteve), që kanë qenë në përbërje të së njëjtës ish-kooperativë bujqësore. Vendimi u njoftohet komunave dhe/ose bashkive, në juridiksionin e të cilave ndodhen këto fshatra;

c) ndërmjet individëve dhe ish-komisionit të tokës së fshatit.

Shqyrtimi i mosmarrëveshjeve bëhet me kërkesën e palëve ose me nismën e vetë KV-së.

2. Merr vendimet përkatëse për çdo mosmarrëveshje ose konflikt, të lindur ndërmjet personave fizikë ose juridikë, për bazueshmërinë ligjore të titujve të pronësisë, të krijuar mbi tokën bujqësore.

Kur objekti i konfliktit ndërmjet palëve rezulton në zona kadastrale, ku është kryer regjistrimi i tokës, me cilësinë e pasurisë së paluajtshme dhe ky regjistrim është marrë në dorëzim nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP) ose kur në zonën kadastrale përkatëse ka përfunduar periudha 90-ditore e afishimit të rezultateve të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme, vendimi i KV-së i dërgohet për veprim ZVRPP-së së rrethit dhe për informim e evidentim seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës (SAMT) në qark.

3. Kontrollon dokumentet dhe veprimtarinë, që kanë kryer komisionet e tokës së komunave dhe/ose bashkive për zbatimin e dispozitave ligjore të ndarjes së tokës, gjatë procesit të shqyrtimit të mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni dhe, në përfundim të këtij kontrolli, merr vendimet përkatëse për korrigjimet e nevojshme, shfuqizimin e plotë apo të pjesshëm të këtij dokumentacioni dhe krijimin e dokumentacionit të ri, në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

4. Dërgon në seksionin e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës (SAMT) të qarkut autorizimin për lëshimin e akteve të marrjes së tokës në pronësi, në bazë të dokumentacionit të ri ligjor të krijuar. Procedurat e krijimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, që vijnë si pasojë e korrigjimeve të kryera, sipas dispozitave ligjore, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

5. Shqyrton drejtpërdrejt dhe merr vendime për konflikte dhe mosmarrëveshje ndërmjet palëve, kur për to është vendosur rishqyrtimi, në rrugë administrative, me vendim të formës së prerë të organeve gjyqësore. Në këtë rast, vendimi i KV-së është përfundimtar. Ankimimi kundër këtij vendimi mund të bëhet në gjykatën që ushtron veprimtarinë në juridiksionin ku ndodhet toka bujqësore, për të cilën ka lindur konflikti.

6. Urdhëron kryetarët e komunave dhe/ose bashkive të plotësojnë aktet e marrjes së tokës në pronësi, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore, në rastet kur:

a) komisioni i tokës së fshatit nuk ka plotësuar dokumentacionin ligjor të ndarjes së tokës;

b) familjet bujqësore ose individët, që faktikisht e përdorin dhe e shfrytëzojnë tokën bujqësore ligji, por që nuk janë pajisur me dokumente pronësie dhe që për këtë sipërfaqe nuk janë lëshuar akte të marrjes së tokës në pronësi për persona të tjerë.

Dokumentacioni i plotësuar dorëzohet në KV dhe pas verifikimit i kalohet  SAMT-it të qarkut.

Për çdo rast të mospranimit të marrjes së këtij dokumentacioni nga familjet bujqësore ose individët, mbahet procesverbal për refuzim toke.

Familjet bujqësore që refuzojnë të pajisjen me aktin e marrjes së tokës në pronësi, sipas këtij ligji dhe që faktikisht e përdorin dhe e shfrytëzojnë atë, u nënshtrohen sanksioneve të parashikuara në kreun III të këtij ligji.

7. Kërkon nga kryetarët e komunave dhe/ose të bashkive, në cilësinë e ish-kryetarëve të komisioneve të tokës, nga ish-kryetarët e komisioneve të tokës në fshatra, nga SAMT-et, në këshillin e qarkut, ZVRPP-të e rrethit dhe zyra rajonale e AKKP-së dokumente dhe informacione për veprimtarinë e veprimet e kryera gjatë të gjithë periudhës së ndarjes së tokës.

8. Raporton, në mënyrë periodike, para KQT-së për përmbushjen e detyrimeve, të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.

Neni 9

Vendime të KV-së për tituj pronësie të kundërligjshme

1. Kur gjatë verifikimit të dokumentacionit konstatohet se titulli i pronësisë mbi tokën bujqësore është lëshuar në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 dhe 4 të kreut I të këtij ligji dhe mbajtësi i titullit të pronësisë e posedon dhe e shfrytëzon tokën bujqësore faktikisht, KV-ja merr vendim:

a) për pavlefshmërinë ligjore të titullit të pronësisë, kur “akti i marrjes së tokës në pronësi” është lëshuar mbi:

i) tokat bujqësore të ish-NB-ve, të cilat përjashtohen për kalim në pronësi nga dispozitat e ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”;

ii) tokat bujqësore të ish-kooperativave bujqësore, që shtrihen në zonën e zhvillimit me përparësi të turizmit, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe sipërfaqe të tjera të tokës bujqësore, që me vendime të organeve kompetente kanë kaluar në zërin kadastral “Tokë urbane” (truall) dhe përfshihen brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji;

iii) çdo sipërfaqe të përcaktuar në pikën 2 të nenit 2 të këtij ligji;

iv) çdo sipërfaqe toke, për të cilën Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës (AKKP) dhe zyrat rajonale të saj u kanë konfirmuar njohjen e pronësisë dhe të drejtën e kompensimit fizik subjekteve të shpronësuara;

v) çdo sipërfaqe toke, në të cilën preken interesa të ligjshëm të personave të tretë dhe/ose ekzistojnë konflikte mbi të;

b) për ofrimin e mbajtjes së titullit të pronësisë mbi tokën dhe ligjërimin e tij, për një sipërfaqe toke deri në 10 për qind mbi normën e tokës për frymë të fshatit. Përjashtohen sipërfaqet e tokave bujqësore të përcaktuara në shkronjën ”a” të pikës 1 të këtij neni.

Ligjërimi i titullit të pronësisë bëhet kundrejt detyrimit për të paguar masën e plotë të vlerës, të llogaritur me çmimet, sipas hartës së vlerës së tokës të AKKP-së, bazuar në metodikën për vlerësimin e pronës së paluajtshme, miratuar me vendim të Kuvendit. Në këtë rast KV-ja merr vendim për pajisjen e tij me dokumentacion të ri ligjor. Vendimi i dërgohet SAMT-it në qark brenda 10 ditëve, i cili përpilon aktin e marrjes së tokës në pronësi brenda 30 ditëve nga dita e mbërritjes të këtij vendimi.

2. Kur mbajtësi i titullit të pronësisë, të krijuar në mënyrë të kundërligjshme, refuzon ligjërimin e këtij titulli, sipas shkronjës ”b” të pikës 1 të këtij neni, brenda 30 ditëve KV-ja merr vendim për pavlefshmërinë e titullit të pronësisë. Kundër personit që vazhdon mbajtjen dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore forcërisht zbatohen sanksionet e parashikuara në kreun III të këtij ligji.

3. Kur mbajtësi i parë i titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore, të lëshuar në kundërshtim me ligjin, nuk e posedon më tokën në mënyrë të plotë ose të pjesshme, si pasojë e transaksionit të realizuar ose të shpronësimit për interes publik të kryer, detyrohet që për sipërfaqen përkatëse të tokës së shitur ose të shpronësuar të kryejë pagesën e kësaj toke, vlera e të cilës llogaritet me çmimet, sipas hartës së vlerës së tokës të AKKP-së, bazuar në metodikën për vlerësimin e pronës së paluajtshme, miratuar me vendim të Kuvendit.

Vendimi i KV-së merret pasi të jetë vënë në dijeni mbajtësi i parë i titullit të pronësisë së kundërligjshme dhe i komunikohet atij brenda 10 ditëve. Vendimi, përveç deklarimit të pavlefshmërisë, përmban edhe detyrimin e pagesës së vlerës së tokës. Detyrimi i shlyerjes së vlerës së tokës është titull ekzekutiv.

4. Mënyra dhe afatet e shlyerjes së detyrimit për vlerën e tokës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 10

Procedurat për titujt e pronësisë, të krijuar në kundërshtim me ligjin

1. Kur KV-ja, gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe të vendimeve përkatëse të komisioneve të tokës, vëren se krijimi i titullit të pronësisë mbi tokën është dhënë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 e 4 të këtij ligji dhe me vendimet e tij, të marra sipas neneve 8 pikat 2 e 3 dhe 9 pika 2 të këtij ligji, i paraqet gjykatës së rrethit gjyqësor përkatës një kërkesë për anulimin e aktit administrativ, “akt i marrjes së tokës në pronësi”.

2. Kërkesa i paraqitet subjektit përkatës nga prefekti i qarkut brenda 7 ditëve nga data e njoftimit të vendimit për paligjshmërinë e aktit të pronësisë mbi tokën bujqësore. Objekt i kërkesës së prefektit është deklarimi i pavlefshmërisë së “aktit të marrjes së tokës në pronësi”, shfuqizimi i tij dhe kthimi i pronës në pronësi të shtetit.

3. Gjykata shqyrton kërkesën e prefektit brenda 60 ditëve, duke thirrur në proces gjyqësor edhe Avokatin e Shtetit.

Neni 11

Përbërja, mënyra e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e KQT-së, të sekretariatit teknik dhe KV-së, përveç sa përcaktohen në këtë ligj, rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

KREU III SANKSIONET

Neni 12

Ndalimi i pushtimit (zënies) të tokës

1. Organet e qeverisjes vendore dhe strukturat pranë tyre, brenda juridiksionit, ndalojnë çdo zënie dhe përdorim të tokës, në kundërshtim me këtë ligj dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij.

2. Në rastet e pushtimit nga persona fizikë apo juridikë:

a) të tokës bujqësore, në pronësi të shtetit (toka të pandara dhe disponibël shtetërore), detyrimin e bërjes së denoncimit e kanë zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës (ZMMT) në komunë dhe/ose bashki, kryetari i fshatit, kryetari i komunës dhe/ose bashkisë, SAMT-i i qarkut dhe zyra rajonale e AKKP-së për tokën bujqësore, të kaluar në fondin fizik, për kthimin dhe kompensimin e pronës;

b) të tokës bujqësore, dhënë në pronësi ose në përdorim personave fizikë dhe juridikë, që e zotërojnë, sipas ligjit, aktin përkatës të marrjes së tokës në pronësi ose përdorim, të drejtën e denoncimit e kanë vetë pronarët ose përdoruesit e tokës bujqësore.

3. Denoncimi bëhet me shkrim dhe dorëzohet në KV.

KV-ja, brenda 15 ditëve nga marrja e denoncimit, detyrohet të mblidhet dhe të vendosë për:

a) lirimin dhe kthimin e tokës në gjendjen e mëparshme brenda 5 ditëve;

b) dënimin e kundërvajtësit me gjobë 100 lekë/m2.

Vendimi i KV-së përbën titull ekzekutiv.

4. Kur kundërvajtësi nuk e zbaton në afatin e caktuar vendimin, KV-ja njofton zyrën e përmbarimit të gjykatës, në juridiksionin e së cilës ndodhet toka, për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kur kundërvajtësi banon në një juridiksion gjyqësor të një rrethi tjetër, për ekzekutimin e vendimit ngarkohet organi i rrethit ku banon kundërvajtësi.

5. Zyra e përmbarimit e gjykatës përkatëse detyrohet të ekzekutojë vendimin e KV-së brenda 15 ditëve, duke filluar nga data e marrjes së njoftimit.

6. Organet e Policisë së Shtetit të juridiksionit përkatës detyrohen të bashkëpunojnë me organet e përmbarimit, për ekzekutimin e vendimit të KV-së.

Neni 13

Kundërvajtjet administrative

1. Sipas këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:

ligji;

b) dhënia e titullit të pronësisë për sipërfaqe që më 1.8.1991 nuk figurojnë në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore”, sipas përcaktimit të nenit 2 të këtij ligji;

c) mosdorëzimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës në SAMT-in (Zyrën e kadastrës) e qarkut, përcaktuar në pikën 2 të nenit 17 të këtij ligji;

ç) mosveprimi në përmbushje të detyrimeve, të përcaktuara në pikën 7 të nenit 8 dhe në shkronjën “a” të pikës 2 të nenit 12 të këtij ligji.

2. KV-ja vendos gjobë nga 5 000 deri në 50 000 mijë lekë për kundërvajtjet administrative, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni:

 a) kundër personave fizikë ose juridikë dhe strukturave shtetërore, të ngarkuara me ligj për ndarjen e tokës, që janë shkaktare të kundërvajtjeve administrative, sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni;

b) ndaj të gjitha subjekteve të përcaktuara në pikën 7 të nenit 8 dhe në shkronjën “a” të pikës 2 të nenit 12 të këtij ligji, sipas shkronjës “ç” të pikës 1 të këtij neni.

Vendimi për kundërvajtjen administrative dhe vendosjen e gjobës nënshkruhet nga drejtori i KV-së.

Neni 14

Ankimi

Kundërvajtësi, brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit për vendosjen e gjobës nga drejtori i KV-së, mund të bëjë ankim me shkrim te prefekti, i cili shqyrton ankimin dhe brenda 10 ditëve njofton subjektin ankues.

Kundër vendimit të prefektit, subjekti ankues mund t’i drejtohet brenda 30 ditëve gjykatës së rrethit gjyqësor të qarkut.

Ekzekutimi i vendimeve kryhet sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar.

Neni 15

KV-të kanë të drejtë:

1. Të bëjnë kallëzim penal në organet e drejtësisë për shpërdorim të detyrës dhe shpërdorim të tokës, që ka sjellë, për pasojë, dëmtimin e rëndë të interesave të shtetit ose të shtetasve, kundër personave fizikë ose juridikë dhe strukturave shtetërore, që kanë kryer ndarjen e tokës, kur vërejnë:

a) dhënien e titujve të pronësisë (“aktit të marrjes së tokës në pronësi”) mbi sipërfaqe të tjera, që nuk janë objekt i veprimit të këtij ligji, përcaktuar në nenin 2 të tij;

b) dhënien e titujve të pronësisë (“aktit të marrjes së tokës në pronësi”) personave, që nuk përmbushin kriteret e trajtimit me tokë ose janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ky ligj;

c) vërtetime dhe deklarata, me informacione të pasakta, të rreme ose të falsifikuara për pajisjen ose jo me tokë bujqësore për persona fizikë ose juridikë.

2. Të bëjnë kallëzim penal në organet e drejtësisë kundër personave fizikë ose juridikë, që kanë pushtuar, në çfarëdo mënyre, tokën bujqësore në pronësi të personave të tjerë ose në pronësi shtetërore dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimeve, titull ekzekutiv, të formës së prerë të KV-së, përcaktuar në nenin 12 të këtij ligji.

KREU IV

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 16

Ngarkohet Këshilli i Ministrave:

1. Të nxjerrë akte nënligjore në zbatim të neneve 8, 9 e 11 të këtij ligji.

2. Të planifikojë financimin vjetor, si zë të veçantë, të shpenzimeve për prefekturat, Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe strukturat shtetërore të krijuara me këtë ligj.

Neni 17

1. Procedura e ndarjes së tokës bujqësore në pronësi, sipas dispozitave të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të ndryshuar, rindarja e tokës sipas nenit 5 të ligjit nr.8312, datë 26.3.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, si dhe krijimi i titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore përfundojnë në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikat 3, 4, 5 e 6 të nenit 8 të këtij ligji.

2. Në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, komisionet e tokës, të krijuara në bazë të nenit 7 të ligjit nr. 7501 “Për tokën”, të ndryshuar, mbarojnë funksionimin dhe veprimtarinë e tyre për ndarjen e tokës.

Këto komisione e dorëzojnë të gjithë dokumentacionin ekzistues të ndarjes së tokës në SAMT-in në qark.

3. Të gjitha ankesat dhe kërkesat me shkrim të personave fizikë dhe juridikë, që janë bërë dhe regjistruar pranë komisioneve të tokës së komunave dhe/ose bashkive dhe komisioneve të tokës së këshillave të qarqeve, për të cilat nuk janë përfunduar procedurat e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimeve përkatëse, i kalojnë KV-së me procesverbal brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 18

Verifikimi i titujve të pronësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, të përfundojë brenda 3 vjetëve nga data e hyrjes së tij në fuqi.

Neni 19

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 Shpallur me dekretin nr.5826, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

 

21.12.08

Lufta me kusaret e ullinjve ne pronat e lukovjoteve.

Keto video jane amatore dhe duket qarte lufta qe ben Vaso Nasti me djemte e fshatit kunder kusareve qe zhvasin ullinjte e lukovjoteve sikur ti kene te tyre.Duket qarte perplasja me kusaret dhe reagimi i tyre.
Ky eshte nje problem serioz qe ka qene dhe vazhdon te jete ne Lukove pasi pjesa dermuese e fshatit ka ik ne mergim dhe keshtu eshte e lehte dhe puna e kusareve qe e bejne pa frik fare sikur te kene qene ne pronat e tyre.

20.12.08

Proces verbali i Kontrrollit te larte te shtetit per ndarjen e tokes ne lukove.

  • Ky eshte proces verbali  i kontrollit te larte te shtetit ne Komunen Lukove dhe metrat e tokave  qe u jane hequr Lukovjoteve nga kontrrolli per marrje ne pronesi ne siperfaqe toke me shume se cfare jep ligji.Tek kollona e fundit shkruhen metrat qe jane heq per cdo familje qe kakonstatuar qe kane me shume metra ne perpjestim me numrin e frymeve ne familjet e tyre

  • Klikoni mbi cdo foto dhe do te hapet cdo dokument per te pare te zmadhuar listat e familjeve qe ky kontroll u heq te drejten e disa metrave ne pronesi.













18.12.08

Vendimi i gjykates per kakomene

KLIKO MBI FOTO QE TE ZMADHOHEN
























Vendimi i gjykates se Tiranes rrezon ankesen e banoreve te Nivices. Sipas kesaj gjykate dokumentat e paraqitura me baze gadastren e 1996 kane si origjine dokumenta te periudhes se pushtimit turk dhe rrjedhimisht gjykata shqiptare nuk njeh asnje lloj dokumenti te pushtuesvee te Shqiperise.


Ky vendim hap nje pike interesante te kendveshtrimit te shtetit shqiptar. Gjykata thone se turqia ka pushtuar trojet e Shqiperise, kur shteti i pare shqiptar u krijua formalisht ne 1912 dhe funksionoi si i tille pas luftes se pare boterore.
Gjykata shqiptare konsideron te pavlefeshme dokumentet e pronesise qe niviciotet i kane te kohes se turqise sepse medemek Turqia u a ka shitur atyre.
Ngaterohen ketu disa gjera, Turqia ka pushtuar perandorine bizantine pjese e te ciles ishin dhe trojet qe sot jane perfshire ne shtetin shqiptar. Zogu sic mund ta dokumentojne historianet nuk i ndryshoi marredheniet e pronesise dhe i njohu ato ashtu sic i la Turqia
Sidoqofte vendimi i gjykates eshte nje hap perpara per niviciotet dhe gjithe himarjotet sepse keshtu ata jane nje hap me prane gjykates se Strasburgut.



17.12.08

PROBLEMI I KAKOMESE DHE NIVICIOTEVE NA PERKET TE GJITHVE


Te dashur bashkefshatare Besoje se jeni te informuar per rezistencen qe po bejne vellezrit tane Niviciot por edhe e gjithe Krahina jone e Himares perball pashqllaret tashme jo me callma por me gravata e kostume te cilet bashke me Jeniceret e tyre i jane leshuar si cakenje Kakomese per ta marre dhe bashke me te gjithe bregun.Ne nuk kemi vetem prone mbi token qe trasheguam nga te paret tane por mbi te gjitha ne kemi hipoteken e historise qe askush nuk mund ta tjetersoje. Prej nje muaji diten dhe naten niviciot jane ngujuar ne Brodan per te mos lejuar hajdutet te kalojne.Ne keto momente te veshtira ju bej thirrje te gjithve te jemi ne krahe te Nivicioteve dhe te gjejme forma se si mund ti ndihmojme ne rezistencen e tyre e cila eshte rezistence edhe e jona. Vasil Nasti.

12.12.08

Gjykata ligjeron Kakomene


E Enjte, 04 Dhjetor 2008
Vlore- Vendimi per ndertimin e fshatit turistik ne Kakome te Sarandes eshte i ligjshem. Gjykata e Vlores rrezon pretendimet e kryekomunarit te Lukoves dhe banoreve te Nivices per te shfuqizuar projektin e kaluar ne KRRT-ne e qarkut per kete investim. Drejtesia i ka hapur rruge, diten e djeshme firmes "Riviera" per te nisur punimet ne Kakome, ku do te ngrihen 400 shtepi, qe do i sherbejne projektit per fshatin turistik. Kerkesa ne Shkallen e Pare ishte bere nga komunari Vladimir Kumi, pas protestave dhe konfrontimeve me policine vendore. Madje prej nje muaji mjetet e firmes qendrojne te bllokuara nga banoret ne Gryken e Brodanit, pasi pretendohet nga 200 familje se u eshte zaptuar prona.Padia ishte bere dy jave me pare nga kryekomunari i Lukoves, Vladimir Kumi. Objekt ka qene shfuqizimi i vendimit te KRRT-se se qarkut Vlore per zgjatjen e vlefshmerise se lejes se ndertimit per fshatin turistik ne Kakome. Sipas tij, procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave nuk konsiderohet i perfunduar dhe pretendohen shkelje te ligjit. "Deri ne mbylljen e ketij procesi, KRRT-ja nuk duhet te merrte asnje vendim", eshte shprehur Kumi. Por diten e djeshme, duke marre ne shqyrtim padine e bere, trupi gjykues i kryesuar nga kreu i institucionit, Artur Malaj, ka hedhur poshte pretendimet e komunarit dhe banoreve, duke i quajtur te pabaza dhe akt-padine si te pa legjitimuar. Edhe me pare, Kumi kishte depozituar nje tjeter padi me objekt shpronesimet ne kete zone, por e kishte humbur pas vendimit te gjykates. Kreu i komunes, pas bllokimit te mjeteve te firmes "Riviera" per te nisur ndertimin e fshatit turistik, do te shprehej se protesta ishte e ligjshme dhe se duhet te pritej vendimi i gjykates per padine qe ishte bere ne lidhje me procesin e shpronesimeve dhe projektin e kaluar ne KRRT. Pas konfrontimeve ne Gryken e Brodanit, policia e Vlores do te deklaronte se grupi i personave te cilet kundershtojne kete projekt, nuk eshte me i madh se 20 vete, te drejtuar prej kryeplakut te Nivices, kryetarit te komunes, si dhe funksionareve te saj. Pas plagosjes se dy efektiveve ne protesten e dhjete diteve me pare, blute arrestuan kryeplakun e Nivices, Klement Baxheri, 50 vjec, policin e komunes Lukove, Thanas Vito, 56 vjec dhe dy banore te ketij fshati, Sokol Munguli dhe Elvis Papagjika, qe ishin shoqeruar edhe me pare. Gjykata e Sarandes i la kater te dyshuarit ne "arrest burg" gjate seances se mases se sigurise. Akuzat e ngritura ishin "ndalim i qarkullimit ne kundershtim me ligjin" dhe "kundershtim me dhune i forcave te policise".
shkruan gazeta koha jone.

6.12.08

Nivicjotët plagosin dy roja private të firmës "Riviera"

NIVICJOTET NUK E LESHOJNE KAKOMENE DERI NE VDEKJEN E TYRE...


Nga policia e Sarandës është raportuarse mesditën e djeshmeka pasur reagime të dhunshmenë Grykën e Prodanit. Përdorimi idhunës ka bërë të përfundojnë në spitaldy prej efektivave të policisë private"So VIP".Në urgjencën e spitalit "Petro Nako"të Sarandës rreth orës 14:00 janë paraqiturpër të marrë ndihmë mjekësoreRefat Hoxha, banor i lagjes nr.1 nëSarandë, i plagosur në kokë dhe HalilShanaj, nga Tirana, i cili gjithashtu kapohuar se është goditur nga një polici Komunës së Lukovës dhe pastaj ngagrumbulli i banorëve në Grykën eProdanit, në qëndresën e tyre për të14-ën ditë. Refat Hoxha tregoi plagënqë ka marrë në kokë nga goditja që iështë bërë me gurë. Ai ka bërë radiografinëe kokës dhe fatmirësisht prejsaj nuk kanë rezultuar dëmtime tëbrendshme. Kolegu i tij, Halil Shanaj,edhe më i moshuar se Refati, druan tëtregojë çfarë i ka ndodhur për të mosbërë merak familjarët e tij në Tiranë.Por pasi qetësohet disi nga tronditjaqë ka pësuar, thotë se: "Nuk e di sikam shpëtuar nga qëllimi që kishtenjë grup banorësh për të më marrë embajtur peng". Halili thotë se ata ishinduke qëndruar si çdo ditë në largësinë300 metra nga vendi ku rrinë banorëte Nivicës, në Grykën e Prodanit. Por,sipas tij, ai është gjetur i zënë në befasikur i është afruar një prej policëve tëKomunës së Lukovës, të cilin e shoqjaqë e ndiqte pas e këshillonte të mosqëllonte. Tregon se polici komunar e kagjuajtur me çfarë ka mundur, ndërkohëqë ai nuk ka reaguar fare. Pastaj tregonse janë afruar 2-3 vetë të tjerë, që e kanëafruar te njerëzit e mbledhur grumbull."Kaluan disa makina - rrëfen Halili - qëu detyruan të më lëshonin". Kështu kadështuar tentativa për ta marrë peng.Policia kriminale e Sarandës ka bërëkëqyrjen e autoveturës së dëmtuar tëpolicit të plagosur, me targa SR 25 39 Bdhe në mjediset e urgjencës ka marrëdenoncimin e dy të dëmtuarve.

4.12.08

NE VITIN 1913 GAZETARI DHE PUBLICISTI I NJOHUR FRANCEZ RENE PUAUX SHKRUAN




HIMARA, FSHATERAT E SAJ DHE HARTA TE VJETERA
HARTA NE KRAH ESHTE E VITIT 1265 DHE PARAQET QARTE DESPOTATIN E EPIRIT ME NGJYRE PORTOKALLI. PERGJITHESISHT MBAS KETYRE VITEVE GJERAT NDRYSHOJNE, CFAQET DUKSHEM XHELOZIA E KUFINJEVE ME NDRYSHIME TE THEKESUARA DERI NE METAMORFOZEN QE PERJETOJME SOT.
NJE LIBER PUBLICISTIK ME VLERE PER KRAHINEN E HIMARESNE VITIN 1913 GAZETARI DHE PUBLICISTI I NJOHUR FRANCEZ RENE PUAUX PER NJE KOHE PREJ SHUME DITESH KA VIZITUAR EPIRIN E VERIUT SIC THOTE AI DHE NDERMJET VENDEVE QE SHKELI ME KEMBET E TIJA ISHTE EDHE HIMARA. PUBLICISTIKA E TIJ E PERMBELEDHUR NE NJE VELLIM KA INTERES PER KRAHINEN MBASI AI SHKRUAN DREJPERDREJT NGA TERENI NE ATE KOHE DHE JEP SHUME TE DHENA ME INTERES SI DHE DISA FOTOGRAFI TE NXJERA NE ATO DITE. ME POSHTE PO JAPIM VETEM DISA STATISTIKA POPULLSIE PER KAZANE E HIMARES NE VITIN 1913, E CILA ISHTE NDRYSHE NGA C'ESHTE SOT, NE NDARJEN ADMINISTRATIVE. KETO NDARJE KANE VARJUAR HERE MBAS HERE SIMBAS INTERESAVE POLITIKE DHE USHTARAKE QE POTHUAJSE TE GJITHA NE THELB KISHIN TE NJEJTEN GJE, PER TA PERCARE DHE NENESHTRUAR HIMAREN "KOKEFORTE". NE RAST SE DESHIRONI TA KENI KETE LIBER HAPNI SKEDARIN FRANCEZ ME AUTORIN E MESIPERME


HIMARA-1000 BANORE, KUCI-1180 BANORE, BOLENA-950 BANORE, BORSHI-1100 BANOREFTERA-250 BANORE, CORRAI-650 BANORE, QEPAROI-1200 BANORE, KUDHESI-295 BANOREPILURI-473 BANORE, KALLARATI-650 BANORE, VUNOI-950 BANORE, DHERMIU-1400 BANOREPALASA-550 BANORE, NIVICA-805 BANORE, SHEN VASILI-310 BANORE, LUKOVA-410 BANORE PIQERASI-750 BANORE

DHE PER KURJOZITETIN TUAJ PO SHTOJME SI TE VECANTE SARANDEN - 110 BANORE
HIMARA SI ZONE E POPULLUAR SOT PERGJAT VIJES SE BREGUT TE DETIT JON
HIMARA-HIMARA E VJETER-KALAJA, OSE BARBAKA-SPILEJA-QYTETI BUZE DETIT-SHEN-MEHILLI-LIVADHI-POTAMIQEPAROI -QEPAROI I VJETER-LEMENJERAT-PROTOPAPA-SUGATDHERMIU-DHERMIU I VJETER-KONDRAQI-KAMPIVUNOI-VUNOI I VJETER-ILJASI-JALI PALASA PILURI KUDHESI BORSHI FTERA CORRAJ PIQERASI


LUKOVA-NDRELATI-SHKALLA-LUKSHTA-MESUKAJ


SHEN VASILIHUNDECOVA NIVICA

KUFIJTE E HIMARESDIKUR ISHIN SHUME HERE ME TE GJERE SE SA SOT. NGA VERIU HIMARA PERFSHINTE KANINEN E VLORES SE SOTME, VAZHDONTE NE LINDJE DERI NE TEPELENE E GJIROKASTRE DHE ZBRISTE NE JUG DELVINE E BUTRINT-SARANDE, KU ZOT TE BRIGJEVE TE DETIT JON DERI NE RJEDHJE TE VJOSES ISHIN DETARET E GUXIMSHEM HIMARJOTE. ME KALIMIN E VITEVE DHE ZHVILLIMET E NDRYSHME POLITIKE E USHTARAKE HIMARA E HUMBI HAPESIREN E SAJ TE DIKURESHME DHE SOT MUND TE THOMI SE HIMARA PERFSHIHET PERGJAT VIJES SE BREGUT TE DETIT JON, ME FSHATERAT QE PATE ME LARTE. FSHATERA TE CILAT NE SHEKUJ KANE ASPIRUAR DHE USHQYER NDJENJEN E LARTE TE HIMARJOTIT TE PAMPOSHTUR DHE TE EPIROTASIT TE ASHPER, MIKPRITES, BUJAR E FISNIK NE SJELLJE DHE NE PAMJE, SI MESHKUJT ASHTU DHE GRATE. EPIROTASE, GRA TE CILAT SHPESH KANE QENE OBJEKT FRYMEZIMI E PASQYRIMI NGA SHKRIMTARE E ARTISTE TE MEDHENJ BOTERORE NE VEPRAT E TYRE GJENIALE.
e marre nga google...

2.12.08

Kryekomunari nivicjot i Lukoves vihet nën akuzë




Kryekomunari i Nivicës vihet nën akuzë
Prokuroria e Sarandës: Kemi nisur procedimin për Vladimir Kumin dhe banorë të tjerë të fshatit
Prokuroria e Sarandës ka nisur prej pesë ditësh procedimin penal për disa banorë të fshatit Nivicë, mes të cilëve edhe kryetari i Komunës së Lukovës, Vladimir Kumi. Kreu i komunës, i cili po drejton lëvizjen e fshatarëve të Nivicës kundër ndërtimit të një fshati turistik në Gjirin e Kakomesë, po hetohet për vjedhje dhe për kundërshtim të punonjësit të policisë. Këto akuza janë ngritur nga përfaqësuesit e kompanisë "Riviera" dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë. Kreu i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Sarandës, Alfred Agolli, tha dje për gazetën "Shqip", se "prokuroria e rrethit ka nisur një procedim penal për disa banorë të fshatit Nivicë, të cilët akuzohen për vjedhje dhe për kundërshtim të punonjësit të policisë", prokurori Agolli pohoi se mes këtyre personave figuron edhe emri i kryetarit të Komunës Lukovë, Vladimir Kumi. Të gjithë këta persona, përfshirë edhe kryekomunarin janë hetuar fillimisht nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, e cila prej pesë ditësh ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Sarandës. Sërish dhunëPor, ndërsa prokuroria ka pesë ditë që mbledh prova, nivicjotët, me në krye Kumin, kanë vijuar edhe dje të mbajnë të bllokuar me forcë rrugën që të çon në Gjirin e Kakomesë. Dhuna nuk ka munguar as dje, kur një punonjës policie private, që është pajtuar nga kompania "Riviera" është plagosur me gurë. Policia ka shoqëruar për këtë akt një nga protestuesit, i cili është lënë përsëri i lirë. Edhe krerë të Komunës së Lukovës thanë se janë shënuar përplasje fizike me forca të policisë që qëndronin atje dhe se nga persona të paidentifikuar është bërë thyerja e xhamave të makinave private të banorëve të komunës. TubimiNë orën 10.00 të paradites së djeshme, Gryka e Prodanit është shndërruar në vendin ku u mbajt një tubim i banorëve të Nivicës për çështjen "Kakomeja". Në mbështetje të qëndresës së tyre për të mos lejuar ndërtimin e fshatit turistik kanë qenë edhe banorë nga fshatra të tjerë të komunës, si edhe nga Himara. Në sfondin e tubimit qëndronin parulla të ndryshme. Në vendin që u kthye në foltore të disa përfaqësuesve ishte vendosur një poster me pamje të Kakomesë, në të cilin shkruhej "Komuniteti i Bregdetit është zot i administrimit të truallit të vet". Pjesëmarrës në miting mbanin pankarta, në të cilat shkruhej IK, "Kakomeja është jona", "Poshtë hajdutët e tokave". Janë dëgjuar edhe thirrje "Poshtë Nano" etj. Disa forca dhe automjete të policisë së rendit kanë qenë të pranishme gjatë kohës së zhvillimit të tubimit, të gatshme për të garantuar qetësi e rend dhe për të shmangur provokimet e mundshme, të cilat kanë munguar gjatë tubimit.