12.11.09

NAQE BOCI, Njeriu i kulturuar i Lukoves tone. Nje jete me aktivitete artistike (1943 – 1990)

Mikun tim Bocin te gjithe e njohin; Vendas, gjithe bregdeti por dhe te ardhurit. E njohin si njeriun me shume kontribute per kulturen, e njohin si njeriun jashte politikes edhe pse ka pesuar familjarisht prej saj. Ai vazhdon si gjithnje me qetesine karakteristike te flas per kulturen, por sigurisht jo me kedo dhe jo per tu mburrur. Po te pyesesh per te do te te thone: Ja ashtu i qete njeriu qe sheh punen e tij.
Aktivitetin artistik tregon ai e filluan me dramen “Qemal Stafa” na i solli bashkfshatari jone Arsen Lazri nga burgu i Tiranes. Ishin vite te veshtira, kishim shume veshtiresi, veshtiresi nga konceptet per pjesmarrjen e vajzave, veshtiresi ekonomike sepse duheshin materiale per skenat etj. Ngrumbullonim vaj ulliri nga fshateret tane dhe e shisnim per te siguruar materialet qe duheshin.
Pas kthimit nga internimi ai vazhdoi me aktivitetet artistike. Me djem e vajzat lukovjote vuri ne skene dramat “Gjaku i Popullit”, “Komunistet”, “Perleshja” etj. Regjizor ishte Naqe Boci. Pas clirimit te vendit u zhvilluan tre olimpiada teatrale ne rang Qarku, ne Gjirokaster dhe ne dy prej tyre grupi teatral i Lukoves u nderua me vendin e pare.
Me pas ne kohen e kooperatives bujqesore aktivitetet artistike u zhvilluan edhe me shume, jo vetem me teatrin por dhe me Estraden e Asambli. Nga grupi i Lukoves doli aktorja e mrekullushme Poli Hajdhi. Ajo tani nuk rron me por te gjithe e kujtojne nga estrada e Lukoves ne ate te Sarandes dhe ne estraden e ushtarit. Po nga kjo Estrade doli kengetari Arben Nasti e disa te tjere.
Gjithnje aty ne Gjirokaster u konkurua perseri me Dramat “Ne emer te lumturise”, “Qielli kuq” dhe perseri ne vendin e pare. Jehon ne madhe paten dhe kenget polifonike “Dy dite me te dale Prilli” dhe “Kaline moj” te cilat u kenduan nga kegetaret virtuoze Arqile Stefani, Lika Nasti, Cac Buci e Telo Stefani.
Nje jete me aktivitete artistike Boci yne ne Lukoven tone. Ai, miku im, por mendoj i respektuari i gjithe lukovjoteve per kontributin e madh qe ka dhene per argetimin e tyre dhe per namin e madh dhe te mire qe i ka nxjerre Lukoves me dha per te pare krijimet e tij te viteve te fundit por dhe pikturat e tij te mrekullushme. Une mendova ti hedh per ti lexuar ju qe shfletoni faqen e internetit LUKOVAJONE, me besimin se duhet te jemi te gjithe krenar per Lukoven e kulturuar dhe mirenjohes per kontributin e madh te Naqe Bocit.

Nga: Minella Gjenerali

8.11.09

Shën Vasil, 30 raste tokë si jo banues


Plot 30 familje në fshatin e Shën Vasilit, i cili përfshihet në Komunën e Lukovës, kanë përfituar me mijëra hektarë tokë bujqësore, pa figuruar me pasaportizim brenda tij në vitin 1991, kohë kur edhe ka nisur zbatimi i procesit të ndarjes së tokës bujqësore. Nuk janë pak, por bëhet fjalë për plot 112.630 m2 të ndara në këtë fshat, për 30 familje që nuk figuronin me gjendje civile brenda tij. Një fakt i tillë konfirmohet në projektraportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Për kontrollin e ushtruar në Komunën e Lukovës në Sarandë” për vitin e kaluar, i cili paraqet të gjitha shkeljet flagrante të bëra me procesin e ndarjes së tokës bujqësore në këtë komunë, përfshirë në rastin konkret edhe fshatin Shën Vasil. “Libertas” vijon sot pikërisht me publikimin e abuzimeve të bëra në këtë fshat, në vazhdën e atyre që ka bërë në numrat e kaluar për fshatin e Borshit dhe atë të Piqerrasit, të cilat gjithashtu përfshihen në këtë komunë. Konkretisht, raporti në fjalë i KLSH-së merr në analizë faktin se si këto familje kanë arritur të përfitojnë me mijëra hektarë tokë edhe pa figuruar në gjendjen civile, që regjistron banorët e vërtetë të këtij fshati. “Gjatë kontrollit të kryer për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë në procesin e ndarjes së tokave bujqësore, duke verifikuar dokumentacionin u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, me pasojë dhënien e 112.360 m2 tokë bujqësore në ndërmarrjen bujqësore të Shën Vasilit, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 244 të datës 02.08.1991, “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, i ndryshuar si edhe VKM, Nr. 452, e datës 17.10.1992, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore” i ndryshuar”, citon raporti në fjalë. Duke treguar konkretisht se dhënia e tokës bujqësore me pronësi 112.630 m2 për këto 30 familje të listuara, kur nuk e kanë pasur pasaportizimin e tyre më datë 1 gusht 1991 në Shën Vasil, bie ndesh me ligjet. “Për fshatin Shën Vasil, aktet e marrjes së tokës në pronësi janë të firmosura nga Napoloen Vogli, me detyrë ish-përgjegjës i kadastrës së rrethit, nga vetë ish-pronarët, si edhe Thanas Dajko, si kryeplak”, - citon më tej raporti, duke treguar edhe emrat e personave, të cilët kanë bërë që të kalojë një gjë e tillë. Duke cituar më pas edhe emrat konkretë të këtyre familjeve dhe sipërfaqet konkrete me hektarë toke bujqësore, që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme. Në këtë listë janë përfshirë edhe 3 familje, të cilat në datën 1 gusht 1991, me ndryshimet deri në tetor 1992, nuk e kanë pasur gjendjen civile fare në këtë komunë, siç është rasti i Arqile Lepurit, Llambi Gjikulit dhe Kalo Spirit
GAZETA LIBERTAS...