9.6.10

Guida Turistike e Lukoves

Lukova, perla e bregut te Jonit, ku gjelberimi i pafund bashkohet ne harmoni te plote me ngjyren e kalter te detit Jon, ku klima bregdetare gershetohet mrekullisht me klimen malore, ku aroma e portokallit dhe e luleve shumengjyreshe lodron ne krahet e flladit te shendetshem te detit Jon, ju mirepret per te zbuluar nga afer mrekullite e saj dhe ju premton nje vere te paharrueshme.

Lukova eshte nje nder fshatrat karakteristike te bregdetit shqiptar. E vendosur vetem 21 km larg qytetit te Sarandes ne nje pozite mjaft te favorshme gjeografike, ofron per pushuesit mundesine e perzgjedhjes se nje pakete mjaft te kombinuar pushimesh.
Ne nje Shqiperi ku distancat po zvogelohen perdite Jugu i vendit po behet gjithmone dhe me i prekshem. Lukova eshte e pozicionuar midis qyteteve te Sarandes dhe Himares, jo me larg se 30 minuta udhetim, nga keto dy pika.Per me shume klikoni ketu
http://www.lukovajone.net/guida/guida.html


6.6.10

Ndoshta ndonje dite gjendet dhe zgjidhja

TIRANË- Problemi i pronës në Shqipëri shpeshherë është bërë objekt diskutimesh në strukturat europiane, ndërkohë që janë pronarët ata që kërkojnë zgjidhjen sa më shpejtë të këtij ngërçi duke i hapur rrugën investimeve.

Së fundmi pronarët i janë drejtuar me anë të një letre Ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë duke i kërkuar që të ndikojë për zgjidhjen e kaosit të krijuar me titujt e pronësisë për shkak të mos respektimit të të drejtës pronës private.

Të pakënaqur me përgjigjen e kreut të KE-së në Tiranë, i cili është shprehur për nevojën e kompensimit të pronarëve shqiptarë përfaqësuesit e shoqatës "Bregdeti" kanë kundërshtuar qëndrimin e mbajtur deri më tani duke theksuar se kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë që aplikohet në Shqipëri në raport me vendet e tjera ish-komuniste për sa i përket pronës.

"Ne shprehemi publikisht se mendimi i ambasadorit të BE, për zgjidhjen e problemit të pronës duke i dhënë prioritet kompensimit në fakt maskon grabitjen e pronave tona, nuk respekton origjinën e pronës dhe shkelet parimi bazë i demokracisë.

Kaosi i pronës në zonat turistike regullohet shpejt nëse nga institucionet ndërkombëtare do të kuptohet se ky problem është problem i të drejtës dhe është më i rëndësishëm se kutitë e votimit dhe diskriminimi i supozuar i ndonjë homoseksuali", - theksojnë pronarët në letrën e tyrë të hapur drejtuar ambasadorit Lohan.

Duke krahasuar formën që është ndjekur nga fillimi i viteve '90 për shpërndarjen e tokës në qarqe të ndryshme të vendit, pronarët theksojnë se kanë mbetur peng i politikave grabitëse të pushtetit.

"Eshte i mirënjohur fakti se në veri të Shqipërisë, çdo trung familjar ka marrë pronat që kishte para kolektivizimit komunist dhe atje kompensimet priten vetëm për ato prona që deri në vitin 1991 janë zënë me ndërtime banimi dhe për për ato prona që shfrytëzohen për nevoja publike. Kjo është e zgjidhja e drejtë dhe këtë zgjidhje kërkojmë edhe për zonat turistike ku prej 19 vjetësh nga politikanët po zbatohet një standard i dyfishtë.

Ne jemi pronarë që nuk e kemi humbur asnjëherë të drejtën e pronës tonë të trashëguar as në kohën e diktaturës. Ne jemi pronarët e mirfilltë dhe kthimi i të drejtës së posedimit për pronën tonë të trashëguar eshtë një e drejtë kushtetuse", - vijojnë ata.

Më tej, pronarët përpiqen t'i kujtojnë ambasadorit Lohan se KE nuk mund të mbyllë sytë sipas tyre para mohimit të së drëjtës së pronës, e cila gjithashtu është mohim i të drejtave të njeriut.

"Shteti demokratik fillon me respektimin e të drejtës së pronës dhe nga institucionet ndërkombëtare nuk mund të mbyllen sytë kur Shqipëria në zonat turistike zbaton standarde të dyfishta.

Pronat e qytetarëve që regjimi diktorial i mëparshëm i ka shtetëzuar, nuk mund të trajtohen si prona në dispozicion të interesave të politikanëve se mohimi i të drejtës së pronës mohon thelbin e të drejtave të njeriut.

Kjo platformë i intereson kryesisht mafies së trojeve turistike dhe korrupsionit pushtetar. Duke i dhene prioritet kompensimit, ne kthehemi në skllevër modernë dhe sakrifikohemi për interesat klanore të politikanëve", - shprehet Niko Nesturi, Kryetar i Shoqatës "Bregdeti".