Showing posts with label Lajm.. Show all posts
Showing posts with label Lajm.. Show all posts

21.6.11

Nje shikim listes se regjistrimit te shtepive ne Lukove.


Per te kontrrolluar nqs me te vertete te nesermen qe do te shkoni ne shtepine tuaj nuk do te gjeni ndonje tjeter qe te jete bere zot i shtepise klikoni tek linku me poshte .....

20.6.11

Guida turistike e Lukoves.


Lukova, perla e bregut te Jonit, ku gjelberimi i pafund bashkohet ne harmoni te plote me ngjyren e kalter te detit Jon, ku klima bregdetare gershetohet mrekullisht me klimen malore, ku aroma e portokallit dhe e luleve shumengjyreshe lodron ne krahet e flladit te shendetshem te detit Jon, ju mirepret per te zbuluar nga afer mrekullite e saj dhe ju premton nje vere te paharrueshme. Lukova eshte nje nder fshatrat karakteristike te bregdetit shqiptar.
E vendosur vetem 21 km larg qytetit te Sarandes ne nje pozite mjaft te favorshme gjeografike, ofron per pushuesit mundesine e perzgjedhjes se nje pakete mjaft te kombinuar pushimesh. Ne nje Shqiperi ku distancat po zvogelohen perdite Jugu i vendit po behet gjithmone dhe me i prekshem. Lukova eshte rreth e pozicionuar midis qyteteve te Sarandes dhe Himares, jo me larg se 30 minuta udhetim, nga keto dy pika. Fshati shtrihet ne dy kodra te veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallesh ne nje lartesi prej 150m nga bregu i detit dhe ne bregedetin e saj te gjere strehon nje numer te madh plazhesh te permasave te ndryshme, duke filluar qe nga palzhet e vogla me nje atmosfere tejet intime deri tek plazhet popullore e festive te mirenjohura tanime per pushuesit shqiptare, si plazhi i Shpellave dhe ai i Bunecit. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyren e vecante, fshati me kalldremin e tij karakteristik, me shtepite e tij tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare jane vetem disa nga sekretet qe ju duhet patjeter te zbuloni kete vere. Infrastruktura e permiresuar dhe investimet per zhvillimin e turizimit lehtesojne maksimalisht pushimet ne kete zone. Lukova ofron pushime per familjare te cilet me automjetet e tyre mund te zbresin ne plazhin e Bunecit jo me larg se 5 minuta, nga qendra e fshatit, si dhe pushime per te njerez te cdo moshe qe kane deshiren te shijojne magjine e plazheve te virgjera qe fshihen ne bregdetin e Lukoves. Nje udhetim magjik, ne nje bote tjeter ne kalldremin e bardhe te fshatit karakteristik, per te kaluar pastaj permes kodrinave te buta te plantacioneve me ullinj, ju drejton per ne gjiret e arta me zallin e bardhe dhe detin e smeraldte te Lukoves.
Lukova ofron mundesi akomodimi, ne hotele, apartamente verore si dhe lehtesira kamping-u per pushuesit qe udhetojne me cadra pergjate bregdetit. Ne Lukove do te kini rastin te provoni ushqimin tradicional te bregut, te jeni pjese e kultures vendase, te shijoni mikpritjen dhe dashurine e banoreve, dhe te merrni me vete nje pjese te kesaj tradite qe me shume dashuri mbart aromen e Jonit.
Ne perendimet e arta shume prej jush nuk do t’i permbahen tundimit te notojne ne brezin e arte qe dielli le permbi det; te flirtojne nen henen e plote intriguese te gushtit, dhe me fatlumet ndoshta do te ndeshen me vallezimin e delfineve ne perendimin e diellit. Mbremjet mbushen me gjalleri dhe lokalet prane bregut te detit te hapura deri ne oret e para te mengjesit ofrojne kenaqesi pa fund e miqesi te reja.Mos e humbisni kete eskperience te paperseritshme, Lukova ju pret!
Ndihmuan: S. Gjosasi, S. Lalaj.

17.2.11

Regjistrimi i shtepive ne Lukove


NJOFTIM

TE NDERUAR BANORE TE KOMUNES LUKOVE!

KA FILLUAR REGJISTRIMI FILLESTAR I PASURIVE TE PALUAJTSHME NEPERMJET PROJEKTIT:

"REGJISTRIMI SISTEMATIK FILLESTAR I PASURIVE TE PALUAJTSHME NE ZONEN PRIORITARE BREGDETARE NE SHQIPERI", I UDHEHEQUR NGA PREZENCA E OSBE NE TIRANE.

Komuna Lukove eshte e perfshire ne kete projekt. Ju njoftojme se eshte planifikuar se pari regjistrimi i objekteve qe perfshihen ne harten kadastrale urbane. Pas regjistrimit te zones urbane do te vijohet me regjistrimin e pasurive te tjera te paluajtshme si toke bujqesore, kullota, pyje etj.

QYTETARE, NE VIZITAT QE DO TE BEHEN NGA EKIPI I TOPOGRAFEVE NE OBJEKTET- PRONE E JUAJA, DO TE NDIHMONTE PROCESIN QE CDO INFORMACION DHE DOKUMENTACION QE JU DISPONONI NE LIDHJE ME PRONEN TUAJ TA PARAQISNI E TREGONI. EDHE NE RASTET KUR NUK DISPONONI DOKUMENTACION JU LUTEMI TE BEHENI PJESE E PROCESIT DHE TE NDIHMONI ME PERGJIGJE NE PYETJET QE DO T'JU DREJTOHEN.

Me qellim qe procesi i regjistrimit te jete sa me efektiv jane percaktuar datat e vizitave nga ekipi i topografeve sebashku me perfaqesues te pushtetit vendor dhe kryesise se fshatrave. Me poshte jane datat sipas ketij plani:

Fshati Lukove: Nga 18-19-20-21-21-23-24-25-26 Shkurt

Fshati Corraj Nga 15-16-17 Shkurt

PER ME SHUME DETAJE NE LIDHJE ME ZONEN KU JU BANONI SIPAS DATAVE

REFEROJUNI HARTAVE BASHKANGJITUR.

Te nderuar qytetare, ky projekt mund te realizohet plotesisht dhe ne interes te perfituesve pronare te ligjshem vetem me nje pjesemarrje te te gjithe paleve te interesuara si dhe cdo individi. Do t'ju luteshim qe gjate kryerjes se matjeve topografike dhe verifikimeve ne objekt , cdo pronar apo pretendues i prones te jete prezent ne datat e mesiperme.

PER CDO PAQARTESI APO INFORMACION TE METEJSHEM TE DETAJUAR MUND T'I DREJTOHENI:

ZYRES SE INFORMIMIT TE PROJEKTIT PRANE KOMUNES LUKOVE.

PERSON KONTAKTI: Z. Pavlina Prifti: 0694028211

JU FALEMINDERIT!

Per me shume klikoni tek ky linku.http://www.crcd.org.al/index.php?page=section&id=30



1.8.10

Mrekullia e “Shpellës” së Lukovës


Ndodh edhe kështu: Pasi ke shkelur brigjet e vendit fqinj dhe ke shijuar plazhet e ishujve të Jonit e të Egjeut, gjer në bregdetin turk, duke e nisur “lundrimin” nga Korfuzi e duke vazhduar në Qefalonja, Paros, Speces, Samos, Kos, duke pirë pastaj kafenë turke në Bodrumin e Kasadasë, “magjia” fshihet për më në fund: kur rikthehesh në Itakën tënde dhe strukesh në “Shpellën” e Lukovës, në plazhin më të virgjër të botës. Po ta soditësh nga deti, nuk është më tepër se një “patkua” kali, i ngecur në rrëzë të gurëve. Po ta bredhësh me këmbë, gjer tek ullinjtë e Shpellës së Kaçakëve të dikurshëm, edhe pse nuk të duhen më shumë se pesëmbëdhjetë minuta, ngjan sikur është pa anë e pa fund. E, megjithatë, ky plazh i vogël të befason ne transparencën e ujit e të ajrit, me atë “qetësi biblike”, me rërën e imët dhe të pastër. Lë pastaj trampolinat fizike shkëmbore...Më parë, banorët e Lukovës zbrisnin gjer këtu nëpërmjet monopatesh, midis shkurreve e sqindeve shekullore. Kurse çobanëria strehonte bagëtitë në shpellën e vjetër, gjatë piskut të vapës. “Kjo shpellë, - më tregon Janaq Kërkeshi, nga Shën Vasili, - i ka dhënë emrin tërë vendit, qyshkur është krijuar Bota. Këtu strehohej një kaçak i famshëm, Stefan Vlashi, që i gëzohej lirisë së tij dhe u thërriste bagëtive, si të ishin njerëz. Këtu strehoheshim edhe ne, kur hidheshin bomba nga ana e detit. As që ia merrte mendja kujt, se shteti do të hapte gjer këtu një rrugë të asfaltuar e do të mbushej vendi me makina, me plazhistë dhe me ca ndërtime provizore, për pushuesit”.Me mua është edhe poeti Koço Kosta (Mërtiri), nga Lukova, nip i Petro Markos, nga ana e nënës, që ka shkruar bukur librin “Bari i shtëpisë sime”. Duket si i zalisur, se sapo ka arritur nga Athina, pas një udhëtimi të lodhshëm nate. Por këtu befas rigjallërohet, duke hypur e zbritur gurët qiklopikë e guvat e nxirra prej zjarreve. Me atë nishan karakteristik në ballë, më afron imazhin e Polifemit. Mirëpo, poeti “zhytet” dhe harrohet poshtë degëve të ullinjve dhe bëhet i trishtuar. “E shikon si është zhuritur dhe plasaritur toka? - më pyet Koçoja. - Nuk ngopet me ujë! Prandaj sillnin këtu, gjatë diktaturës, ata që nuk shiheshin me sy të mirë. Prodhonin perime, me 50 lekë të vjetra dita e punës”.Disa kablle, që na ngatërrohen nëpër këmbë, në këtë ditë të nxehtë fundkorriku, si edhe zërat që na vijnë nga anëdeti, na ndërpresin kujtimet e së kaluarës. Përballë nesh, me listela druri, është ngritur një lokal, i mbuluar me fier të thatë e kashtë, prej nga gjëmon zhurma e gjeneratorit. Lokali është modest, por i këndshëm. Ngjan si një akuarel buzë detit. Edhe pronari i tij, Nikolin Gjosasi, një burrë 40 vjeçar, që ka punuar 20 vjet në Korfuz e në Athinë, i ka sytë të kaltër, si t’ia ketë marrë hua detit. Ai ka mbaruar dikur Akademinë e Arteve, në kufirin midis dy sistemeve, por nuk pati kurrfarë kohe të merrej me muzikë, ngaqë merrej me shitjen e krahëve, në dhe të huaj. “E mora vetë këtë iniciativë, për të bërë diçka në afërsi të pronës sime, duke shfrytëzuar hapësirën publike dhe, pse jo, dëshiroj të jem nga investitorët e parë të këtij vendi të virgjër, bashkë me familjarët e mi. Energjia elektrike mungon këtu, por unë kam blerë një gjenerator të fuqishëm. Ujin e marr nga Gurra e Lukovës, me një tubacion prej 3.500 metrash. Është një ëndërr e vjetër e imja, - përfundon me pasion Nikolini, - që të bëj diçka të bukur dhe të vlefshme për vendin tim, për “Itakën” time. Sepse, të gjithë kemi nga një “Itakë” brenda nesh... Apo jo, profesor?” Ndërkohë, sytë e tij prej deti, bëhen akoma dhe më të kaltër... Mbushen me dritë dhe optimizëm.Ecim rrëzë “patkoit” prej rëre të imët dhe, pas 18 lokalesh të tilla, çuditërisht të mbushura me plazhistë, qëndrojmë tek lokali i “Pendës”, i ndërtuar i tëri mbi disa shkëmbinj të buzëdetit, me binarë drurësh të pastazhionuar. “Penda” është pseudonimi i emigrantit lukoviot Kristo Nasi, por “arkitekti” i vërtetë i lokalit “Avanti” është i biri i tij, Ervini 30 vjeçar, plot fantazi, i cili edhe në Greqi ka qenë një artist i drurit. Ky konstruksion druri, i mbuluar po me kashtë, i ngjan njërës prej atyre anijeve të hershme, me të cilat Odiseja zbriti në vendlindjen e vetë, pas një udhëtimi të mundimshëm njëzet vjeçar. Ervini, ky djalë i heshtur, me një profil të dukshëm prej artisti, të cilit i mungon vetëm mjekra për t’iu përngjasuar heroit të Homerit, thotë se me këtë “Bar-Bufe”, tip “PAB”-i, nuk i bën dëm askujt, nuk iu bie në qafë të tjerëve dhe se dëshiron, që gjithçka që ka fituar në emigracion, gjatë njëzet viteve, ai dhe familja e tij, t’i vërë në dispozicion të këtij investimi fillestar... “Në dashtë Zoti, pastaj le të fuqizohet!”, përfundon ky djalosh i talentuar, brenda të cilit shikoja të flakëronte një zjarr i brendshëm.
Magjia e shpellës do të mbaronte aty ku poeti më tërheq nga dora, në skajin fundor, mbi një shkëmb gjigand, të mënjanuar, që bashkon ujin me bregun. Më kujtohen, ndërkohë, fjalët e Vladimir Kumit, kryetarit të Komunës së Lukovës, ndofta një nga të vetmit pushtetarë vendorë, që ka një imazh të qartë për zhvillimin perspektiv të kulturës, artit, sportit dhe turizmit, përpos problemeve e konflikteve, që ziejnë në këtë zonë: “Mbi atë shkëmb të ngulur mbi det ka pozuar Miss Albania. Atje, së shpejti, do të pozojë edhe Miss Globi!” E vazhdon bisedën Koço poeti: “... Mirëpo, tani aty ka hipur “Polifemi” i Lukovës, që thotë se ky shkëmb, tok me brezin e gjelbër të ullinjve, është pronë e familjes së tij. Unë nuk kam kaq para, sa “t’i hedh në erë”, për të bërë diçka edhe unë... Më mjafton poezia, hë për hë... Dhe magjia e detit. Plus: magjia e plazhit tonë të porsaçvirgjëruar...”.Ndërkohë, ai, poeti Koço Kosta (Mërtiri), kthehet i tëri nga ana e detit, duke kuvenduar me të:
“Ma more shikimin,
ma more shpirtin,
mi more të gjitha,
ti, det.
Në vdeksha,
dërgomë një tufë pulëbardhash
mbi varr,
të shkundin mbi mua stërkalat,
të shkundin kaltërsi,
se ndoshta,
do të ngjallem përsëri”.
WRITTEN BY MIHO GJINI* FRIDAY, 06 AUGUST 2010 00:19

9.7.10

Sarandë, ngrihet shtabi i menaxhimit për sezonin veror


SARANDË- Mbarëvajtja e sezonit turistik dhe krijimi i një shtabi lokal për mbarëvajtjen ishte në qendër të takimit të organizuar sot në nënprefekturën e Sarandës.
Nënprefekti i Sarandës, Gjergji Mano tha se synojmë në periudhën e verës bashkërendimin e punës së institucioneve për mbarëvajtjen e sezonit, ndërsa barra kryesore bie më njësitë vendore të Bashkisë së Sarandës dhe komunave të Lukovës dhe Ksamilit

Funksionimi i rojeve bregdetare për sigurimin e jetës së pushuesve nëpër plazhe duhet të nisë urgjenisht, tha Mano. "Edhe pse nga Bashkia e Sarandës janë dhënë rreth 7.8 milionë lekë për rojet bregdetare, ende nuk ka nisur së funksionuari, pasi duhen ngritur kullat", pohoi ai.
Ilir Gjoçi, shefi i Policisë Kufitare në Sarandë, kërkoi që autoritetet vendore të përcaktojnë vijën kufizuese nga 100 - 300 m linear për funksionimin e motorëve të ujit. "Pa u përcaktuar kufizimi i territorit në det nuk do të lejohet dalja e jetskive", tha ai, duke shtuar se në qytezën e Ksamilit është ngritur një patrullë policie për të ndjekur normalitetin e funksionimit të motorrëve të ujit.

Kryebashkiaku i Sarandës, Edmond Gjoka kërkoi bashkëpunim me Policinë e Shtetit që pushuesit në ndihen të sigurtë. Për shmangien e ndotjes akustike, Besim Palamani, shef i Komisariatit të Sarandës, kërkoi bashkërendim të punës me bashkinë e komunat, Ksamil e Lukovë për të përcaktuar një limit kohor për lokalet që përdorin muzikë.
Ndërsa Jorgo Mërtiri, shefi i Higjenës kërkoi përcaktimin e pikave të grumbullimit të plehrave për tërheqjen e tyre në qytet edhe në komuna.
(e.n/ata/BalkanWeb)

9.6.10

Guida Turistike e Lukoves

Lukova, perla e bregut te Jonit, ku gjelberimi i pafund bashkohet ne harmoni te plote me ngjyren e kalter te detit Jon, ku klima bregdetare gershetohet mrekullisht me klimen malore, ku aroma e portokallit dhe e luleve shumengjyreshe lodron ne krahet e flladit te shendetshem te detit Jon, ju mirepret per te zbuluar nga afer mrekullite e saj dhe ju premton nje vere te paharrueshme.

Lukova eshte nje nder fshatrat karakteristike te bregdetit shqiptar. E vendosur vetem 21 km larg qytetit te Sarandes ne nje pozite mjaft te favorshme gjeografike, ofron per pushuesit mundesine e perzgjedhjes se nje pakete mjaft te kombinuar pushimesh.
Ne nje Shqiperi ku distancat po zvogelohen perdite Jugu i vendit po behet gjithmone dhe me i prekshem. Lukova eshte e pozicionuar midis qyteteve te Sarandes dhe Himares, jo me larg se 30 minuta udhetim, nga keto dy pika.Per me shume klikoni ketu
http://www.lukovajone.net/guida/guida.html


6.6.10

Ndoshta ndonje dite gjendet dhe zgjidhja

TIRANË- Problemi i pronës në Shqipëri shpeshherë është bërë objekt diskutimesh në strukturat europiane, ndërkohë që janë pronarët ata që kërkojnë zgjidhjen sa më shpejtë të këtij ngërçi duke i hapur rrugën investimeve.

Së fundmi pronarët i janë drejtuar me anë të një letre Ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë duke i kërkuar që të ndikojë për zgjidhjen e kaosit të krijuar me titujt e pronësisë për shkak të mos respektimit të të drejtës pronës private.

Të pakënaqur me përgjigjen e kreut të KE-së në Tiranë, i cili është shprehur për nevojën e kompensimit të pronarëve shqiptarë përfaqësuesit e shoqatës "Bregdeti" kanë kundërshtuar qëndrimin e mbajtur deri më tani duke theksuar se kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë që aplikohet në Shqipëri në raport me vendet e tjera ish-komuniste për sa i përket pronës.

"Ne shprehemi publikisht se mendimi i ambasadorit të BE, për zgjidhjen e problemit të pronës duke i dhënë prioritet kompensimit në fakt maskon grabitjen e pronave tona, nuk respekton origjinën e pronës dhe shkelet parimi bazë i demokracisë.

Kaosi i pronës në zonat turistike regullohet shpejt nëse nga institucionet ndërkombëtare do të kuptohet se ky problem është problem i të drejtës dhe është më i rëndësishëm se kutitë e votimit dhe diskriminimi i supozuar i ndonjë homoseksuali", - theksojnë pronarët në letrën e tyrë të hapur drejtuar ambasadorit Lohan.

Duke krahasuar formën që është ndjekur nga fillimi i viteve '90 për shpërndarjen e tokës në qarqe të ndryshme të vendit, pronarët theksojnë se kanë mbetur peng i politikave grabitëse të pushtetit.

"Eshte i mirënjohur fakti se në veri të Shqipërisë, çdo trung familjar ka marrë pronat që kishte para kolektivizimit komunist dhe atje kompensimet priten vetëm për ato prona që deri në vitin 1991 janë zënë me ndërtime banimi dhe për për ato prona që shfrytëzohen për nevoja publike. Kjo është e zgjidhja e drejtë dhe këtë zgjidhje kërkojmë edhe për zonat turistike ku prej 19 vjetësh nga politikanët po zbatohet një standard i dyfishtë.

Ne jemi pronarë që nuk e kemi humbur asnjëherë të drejtën e pronës tonë të trashëguar as në kohën e diktaturës. Ne jemi pronarët e mirfilltë dhe kthimi i të drejtës së posedimit për pronën tonë të trashëguar eshtë një e drejtë kushtetuse", - vijojnë ata.

Më tej, pronarët përpiqen t'i kujtojnë ambasadorit Lohan se KE nuk mund të mbyllë sytë sipas tyre para mohimit të së drëjtës së pronës, e cila gjithashtu është mohim i të drejtave të njeriut.

"Shteti demokratik fillon me respektimin e të drejtës së pronës dhe nga institucionet ndërkombëtare nuk mund të mbyllen sytë kur Shqipëria në zonat turistike zbaton standarde të dyfishta.

Pronat e qytetarëve që regjimi diktorial i mëparshëm i ka shtetëzuar, nuk mund të trajtohen si prona në dispozicion të interesave të politikanëve se mohimi i të drejtës së pronës mohon thelbin e të drejtave të njeriut.

Kjo platformë i intereson kryesisht mafies së trojeve turistike dhe korrupsionit pushtetar. Duke i dhene prioritet kompensimit, ne kthehemi në skllevër modernë dhe sakrifikohemi për interesat klanore të politikanëve", - shprehet Niko Nesturi, Kryetar i Shoqatës "Bregdeti".


1.4.10

Gezuar Pashket dhe per shume vjet..

Uroj te gjithe dashamiresit e ketij blogu Gezuar Pashket shendet fat dhe lumturi..

25.3.10

REAGIMI I BASHKEFSHATAREVE KUNDER PRERJES SE ULLINJVE SHEKULLOR.

Fenomeni i ri i prerjes se ullinjeve shekullore ka shkaktuar reagimin e bashkefshatareve teane ne Lukove.Per kete qellim Kryesia e Fshatit dje date 24/03/2010 organizoi nje ballafaqim ma banoret e Fshatit, te cilet te indinjuar aprovuan nje zeri hartimin e nje peticioni drejtuar organeve vendim marrese per frenimin e ketijfenomeni te pa precedent ne historine e Lukoves.Gjithashtu do te ndermerren dhe hapa te tjere ligjore ne betejen e radhes kerkojme angazhimin e te gjitha vlerave te Lukoves banore e pronare te Lukoves.
Presim oinionet tuajaper hapat e metejshem
Lukove 25.03.2010

Peticioni i cili do te firmoset nga te gjithe banoret



Drejtuar: Z.SALI BERISHA
KRYEMINISTER I REPUBLIKES SE SHQIPERISE.
Tirane.
Per dijeni:
Z.GENC RULI
MINISTER I BUJQESISE DHE USHQIMIT.
Tirane.

Z. LULZIM BASHA
MINISTER I BRENDSHEM.
Tirane

Z.VLADIMIR KUMI.
KRYETAR I KOMUNES
Lukove

Z. BESIM PALAMANI.
SHEF I KOMISARIATIT TE POLICISE
SARANDE.


I nderuar zoti Kryeminister
Te nderuar zoterinj
Ne,banoret e fshatit Lukove, ju shprehim shqetesimin tone lidhur me masakren qe po ndodh me prerjen e plantacioneve me ullinje, nga me te medhenjte ne vend, perfshire edhe ullinjt shekullor, per qellime perfitimi.Njekohesishte ju shprehim indinjaten e komunitetit te fshatit Lukove per inegzistencen e reagimit te strukturave shteterore per frenimin e ketij fenomeni teresisht antiligjor.

Ne kundershtim me politikat ekonomike dhe vendimet qe ka marre qeveria Juaj, te cilat ne konceptin tone, rendesia e ketyre vendimeve perben nje vecanti, pasi Ju e konsideroni procesin e kultivimit dhe mbrojtjes se ullirit nje prioritet, i cili ben pjese ne nje strategji kombetare te zhvillimit.
Ne pronaret trashegimtare dhe ligjor te pronave te demtuara Ju lutemi te ushtroni ndikimin Tuaj Zoti Kryeminister, per ti dhene fund ketij fenomeni te paprecedent ne historine e fshatrave te Bregdetit te Jugut.

Shprehim besimi se, vleresimet e komunitetit te fshatit Lukove do te merren parasysh nga ana e qeverise Tuaj per kete ceshtje.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin, ndjehemi te sigurt se angazhimi Juaj do te jete maksimal per zgjidhjen e ketij problemi jetik per te tashmen dhe te ardhmen e banoreve te kesaj zone.


Duke ju falenderuar per mirekuptimin.


NR EMRI,MBIEMRI FIRMA NR EMRI,MBIEMRI FIRMA NR EMRI,MBIEMRI FIRMA
1 8 15
2 9 16
3 10 17
4 11 18
5 12 19
6 13 20
7 14 21
22 52 82
23 53 83
24 54 84

KRYESIA E FSHATIT LUKOVE
.

28.1.10

Prerja e Vasilopites dhe prenotimet per mbremjen qe do te zhvillojme..

Mendojme te organizojme prerjen e pites tradicionale dhe te bejme nje mbremje me muzik live dmth me saze dhe nje menu te pasur ushqimi.Kemi siguruar lokalin dhe orkestren.Cmimi eshte 20 euro per person.kush ka deshiren e mire qe te jete pjese e kesaj festeje qe do bashkoj gjithe lukovjotet te prenontoj nepermjet faqes ose nepermjet tel.Mundesia me e madhe eshte data 7 shkurt dite e diel qe ta organizojme.Presim prenontime qe te arrijte numrin e duhur qe te mund te arrihet organizimi.Deri te diel duhet te kemi mbledhur te pakten 100 prenotime.Besoj se argetimi dhe cmallja e lukovjoteve me njeri tjetrin do ti bej qe te gjithe te jene pjese e kesaj feste te bukur qe mendojme te organizojme.
Per te prenotuar ne keto numra tel Petro Gjinarari 6974989999 Spiro Gjosasi 6975896405

8.11.09

Shën Vasil, 30 raste tokë si jo banues


Plot 30 familje në fshatin e Shën Vasilit, i cili përfshihet në Komunën e Lukovës, kanë përfituar me mijëra hektarë tokë bujqësore, pa figuruar me pasaportizim brenda tij në vitin 1991, kohë kur edhe ka nisur zbatimi i procesit të ndarjes së tokës bujqësore. Nuk janë pak, por bëhet fjalë për plot 112.630 m2 të ndara në këtë fshat, për 30 familje që nuk figuronin me gjendje civile brenda tij. Një fakt i tillë konfirmohet në projektraportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Për kontrollin e ushtruar në Komunën e Lukovës në Sarandë” për vitin e kaluar, i cili paraqet të gjitha shkeljet flagrante të bëra me procesin e ndarjes së tokës bujqësore në këtë komunë, përfshirë në rastin konkret edhe fshatin Shën Vasil. “Libertas” vijon sot pikërisht me publikimin e abuzimeve të bëra në këtë fshat, në vazhdën e atyre që ka bërë në numrat e kaluar për fshatin e Borshit dhe atë të Piqerrasit, të cilat gjithashtu përfshihen në këtë komunë. Konkretisht, raporti në fjalë i KLSH-së merr në analizë faktin se si këto familje kanë arritur të përfitojnë me mijëra hektarë tokë edhe pa figuruar në gjendjen civile, që regjistron banorët e vërtetë të këtij fshati. “Gjatë kontrollit të kryer për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë në procesin e ndarjes së tokave bujqësore, duke verifikuar dokumentacionin u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, me pasojë dhënien e 112.360 m2 tokë bujqësore në ndërmarrjen bujqësore të Shën Vasilit, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 244 të datës 02.08.1991, “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, i ndryshuar si edhe VKM, Nr. 452, e datës 17.10.1992, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore” i ndryshuar”, citon raporti në fjalë. Duke treguar konkretisht se dhënia e tokës bujqësore me pronësi 112.630 m2 për këto 30 familje të listuara, kur nuk e kanë pasur pasaportizimin e tyre më datë 1 gusht 1991 në Shën Vasil, bie ndesh me ligjet. “Për fshatin Shën Vasil, aktet e marrjes së tokës në pronësi janë të firmosura nga Napoloen Vogli, me detyrë ish-përgjegjës i kadastrës së rrethit, nga vetë ish-pronarët, si edhe Thanas Dajko, si kryeplak”, - citon më tej raporti, duke treguar edhe emrat e personave, të cilët kanë bërë që të kalojë një gjë e tillë. Duke cituar më pas edhe emrat konkretë të këtyre familjeve dhe sipërfaqet konkrete me hektarë toke bujqësore, që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme. Në këtë listë janë përfshirë edhe 3 familje, të cilat në datën 1 gusht 1991, me ndryshimet deri në tetor 1992, nuk e kanë pasur gjendjen civile fare në këtë komunë, siç është rasti i Arqile Lepurit, Llambi Gjikulit dhe Kalo Spirit
GAZETA LIBERTAS...

18.10.09

Lukovajone do te hapet se shpejti..

Faqja lukovajone do te hapet se shpejti pas nje problemi te vogel qe eshte krijuar.Shpresojme ne mirekuptimin tuaj per kete mbyllje koheshkurter te faqes.Administratoret e Lukovajone...

8.9.09

Lukovjotet qe kane bere burg ne gjermani ne kohen e luftes..


Zbulohen për herë të parë 30 skedat personale të shqiptarëve të internuar në kampin e përqendrimit Stalag VII A në qytetin e Mosburg, në Gjermani. Të skeduarit janë pjesë e një numri të madh shqiptarësh që u arrestuan nga forcat gjermane, në qershor të vitit 1944 në të gjithë zonën e bregdetit të detit Jon.
Gjatë operacionit të gjermanëve në këtë zonë, u arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit mbi 300 veta, ku 82 prej tyre përfunduan në kampin famëkeq në Gjermani. Gazeta "Tirana Observer" boton në numrin e sotëm, 10 skedat e para të shqiptarëve të internuar si dhe listën e atyre që përfunduan në kampin e përqendrimit Mosburg.

Në skedat për secilin të arrestuar gjermanët janë munduar të tregohen shumë të kujdesshëm. Në çdo skedë të secilit prej të arrestuarve ata kanë shënuar të gjitha të dhënat personale të tij, duke filluar që nga dita e lindjes, emri i të atit, si dhe vendlindja. Por çdo i arrestuar kishte në skedën e tij fotografinë si dhe gjurmët e gishtave. Gjithashtu në skedë është shënuar edhe vendi dhe data kur ata janë arrestuar.

Të arrestuarit, sipas dokumenteve, kanë arritur në kampin e Stalag VII A në qytetin e Mosburg, në Gjermani, dy muaj pas ndalimit të tyre. Kampi i përqendrimit Stalag VII A shtrihej në një sipërfaqe prej 35 ha. Ai shërbente kryesisht si vend transiti për të burgosurit, të cilët më pas transferoheshin në kampe të tjera. Kapaciteti i tij ishte ndërtuar për 40 mijë të burgosur, por në prill të vitit 1945 forcat aleate liruan nga ky kamp mbi 130 mijë persona. Për gati 5 vjet në kampin e Mosburgut vdiqën mbi 100 mijë persona.

Shqiptaret e internuar ne kampin e perqendrimit mosburg

1. Sulejman Dushku Piqeras, Sarandë
2. Niko Bitri Piqeras, Sarandë
3. Manol Kosta Sarandë
4. Ilmi Pajo Sarandë
5. Kristo Saçi Piqeras, Sarandë
6. Thoma Strati Piqeras, Sarandë
7. Thoma Nikolla Piqeras, Sarandë
8. Nake Gjonrishi Lukovë Sarandë
9. Kolso Guri Lukovë Sarandë
10. Aleksandro Gigdima Lukovë Sarandë
11. Mitro Bitunis Lukovë Sarandë
12. Luka Ikonomi Piqeras, Sarandë
13. Asllan Hodzalli Menkulas
14. Spiro Duka Piqeras, Sarandë
15. Gjergj Duka Gjirokastër
16. Dalip Dalipaj Gjirokastër
17. Dhane Çajupi Gjirokastër
18. Mehmet Hutsusha Bilisht
19. Esat Keko Gjirokastër
20. Anastas Kosta Brezhdan
21. Laskë Roshi Sarandë
22. Kosta Guri Ziçisht
23. Petro Gjenerali Lukovë Sarandë
24. Andrea Nako Piqeras, Sarandë
25. Martiko Janaki Shën Vasil
26. Vasil Nikalla Piqeras, Sarandë
27. Pilo Memi Piqeras, Sarandë
28. Thanas Kiofris Sarandë
29. Qiriako Qirici Sarandë
30. Sabaudin Pilura Sarandë
31. Kristo Zoto Ziçisht
32. Gaki Kiofiris Sarandë
33. Vangjel Nikolla Sarandë
34. Zilfo Ademi Bilisht
35. Thoma Shevi Sarandë
36. Gaqo Spiro Shën Vasil, Sarandë
37. Grigor Laçi Piqeras, Sarandë
38. Sokrat Laçi Piqeras, Sarandë
39. Muke Haxhi Bilisht
40. Nani Hajdo Lukovë Sarandë
41. Shuko Baro Delvinë
42. Aleksandro Gjenerali Sarandë
43. Kiço Lasko Sarandë
44. Pipo Mexi Sarandë
45. Mihal Çami Gjirokastër
46. Imer Jakovia Durrës
47. Tosun Çami Gjirokastër
48. Stilo Mexi Shën Vasil, Sarandë
49. Vrana Mërtiri Lukovë Sarandë
50. Kiço Mërtiri Lukovë Sarandë
51. Manol Shameti Lukovë Sarandë
52. Naço Shameti Lukovë Sarandë
53. Naço Dajko Lukovë Sarandë
54. Pilo Profi Lukovë Sarandë
55. Andon Çimi Lukovë Sarandë
56. Tale Papajani Lukovë Sarandë
57. Manol Mërtiri Lukovë Sarandë
58. Pilo Bubuçi Lukovë Sarandë
59. Manol Gjoni Lukovë Sarandë
60. Naço Kusari Lukovë Sarandë
61. Pilo Çuni Lukovë Sarandë
62. Leonidh Mërtiri Lukovë Sarandë
63. Lek Gjikëdhima Lukovë Sarandë
64. Spiro Hajdhi Lukovë Sarandë
65. Lek Gjinarari Lukovë Sarandë
66. Petro Gjinarari Lukovë Sarandë
67. Thoma Boçi Lukovë Sarandë
68. Jorgo çetri Lukovë Sarandë
69. Sotir Hajdhi Lukovë Sarandë
70. Thoma Gurra Lukovë Sarandë
71. Koço Gurra Lukovë Sarandë
72. Foto Nasti Lukovë Sarandë
73. Vangjel Kola Lukovë Sarandë
74. Vangjel Gjinarari Lukovë Sarandë
75. Llambro Vjeri Lukovë Sarandë
76. Foto Duka Himarë
77. Manol Nikolla Piqeras, Sarandë
78. Miltiadh Capojani Lukovë Sarandë
79. Argjir Taslluku Mbreshtan, Këlcyrë
80. Ilmi Pato Ziçisht
81. Thoma Kiofiris Shën Vasil, Sarandë
82. Kosta Curi

19.6.09

Club Med terhiqet nga projekti per kompleks turistik ne Kakome

Tërheqja. Letra drejtuar fshatarëve: Nuk kemi projekt në Kakome e as projekt me “Riviera”. “Club Med” largohet nga Shqipëria, arsyeja: Problemet me pronat. ”Club Med”, përmes një letre publike, ka bërë të ditur largimin e saj nga projekti për një fshat turistik në bregdetin e Jonit, pas një mosmarrëveshje të zgjatur në lidhje me pronësinë e territorit, ku ai parashikohej të ngrihej. “Debati dhe polemikat 5-vjeçare rreth përkatësisë së vërtetë të kësaj pronësie, kanë paraqitur konfuzionin e vërtetë që ekziston rreth titullit të pronës në Shqipërinë paskomuniste, duke përbërë një problem të vërtetë për investimet”, thuhet në artikullin përkatës të agjencisë Reuters mbi një fakt të tillë. Duke shtuar në lidhje me këtë koncept, se tërheqja e “Club Med”, përbën një goditje të vërtetë për investimet e huaja në Shqipëri. “Nuk ka asnjë projekt për një “Club Med” në Shqipëri”, citohet të jetë shprehur Florence Le Gall, drejtor i zhvillimit rajonal të “Club Mediterranee”, në letrën që u ka shkruar fshatarëve vendas që pretendojnë pronësinë e tokës në Kakome të Sarandës dhe vetë Chrystel Baude, një zëdhënëse e “Club Med” ka konfirmuar origjinalitetin e kësaj letre. “Projekti është ndalur për pjesën tonë për shkak të çështjeve që ende nuk kanë zgjidhur dhe ajo e përkatësisë së pronës është njëra prej tyre”, shtohet më tej në letrën e paraqitur prej “Club Med”. Ndër të tjera, në këtë letër thuhet se “Club Med” nuk ka më asnjë marrëveshje me firmën “Riviera”, madje duke iu lutur banorëve që të mos përfshihen në listime e-mailesh për projekte që nuk ekzistojnë më. Kjo letër ka mbërritur pak më parë se Gjykata e Apelit të merrte një vendim, i cili mohonte pronësinë e fshatarëve të zonës për territorin e Kakomesë, ku pretendohej të realizohej projekti i madh i një fshati turistik. Nga ana e saj, në artikullin e botuar në agjencinë “Reuters” thuhet se kompania shqiptare “Riviera” deklaron se toka në fjalë është pronë publike dhe se ka një kontratë qiraje 99-vjeçare me shtetin. Ky fakt ka përligjur edhe rezistencën që ajo vazhdimisht u ka bërë protestave të fshatarëve të zonës, duke tentuar të vazhdojë punimet në kuadrin e këtij projekti.


5.6.09

Shen Vasili dhe Riviera e lukoves

SHEN VASIL -Një rrap në qendër dhe një "vend i mirë" ku mund të ndezësh qirinj për të vdekurit dhe të gjallët, e dallojnë fshatin Shën Vasil të Komunës së Lukovës, nga të gjithë fshatrat e tjerë të rrugës së rivierës, dikur degëzim i rrugës "Egnatia", e cila lidhte Romën e lashtë me Ilirinë e jugut ose Epirin, dhe tokat helene. Kambanat e një kishe në majën e kodrinës në të djathtë të rrugës, të cilat tunden nga dy plaka të veshura me të zeza, janë thirrja e vetë fshatit, sikur të donte të tregonte historinë e tij të djegur dy herë. Nga Ali Pasha i Janinës, në vitin 1798 dhe nga komunistët, në vitin 1970. Inati i komunistëve duket të ketë qenë më i madh se i Ali Pashës, pasi për më shumë se 30 vjet ata i ndryshuan emrin, duke e quajtur fshati Përparim. Minella Gjoni, mësuesi i fshatit tregon se ka shkruar 2 libra rreth historisë së vendlindjes së tij, madje tradita është transmetuar edhe tek e bija, e cila ka botuar një tjetër libër për mitet e zonës, të përbashkëtat dhe ndryshimet me mitet e vendeve fqinje. "Ky rrapi këtu po i afrohet moshës 200-vjeçare. Është e vetmja dëshmi e gjallë e jetesës dhe historisë në fshatin Shën Vasil. Historia e emrit lidhet me atë kodrën atje lart", - të thotë Minella, duke treguar nga një kishë e vogël që nga ndërtimi duket se është e viteve të postkomunizmit. Mësuesi tregon se ka gjurmë dhe dëshmi të jetesës në këtë fshat qysh në shekullin e II-të, ndërsa nga hulumtimet e kryera në arkivat e ish-Perandorisë osmane, në shekullin e XIV fshati banohej nga banorë me mbiemra katolikë. "Kjo tregon dhe origjinën e banorëve, të cilët mendohet se janë shqiptarë autoktonë katolikë", - tregon mësuesi duke vijuar se në shekullin e XVI-XVII, kalimi nën Perandorinë bizantine solli asimilimin e banorëve në fenë e perandorisë ortodokse. "Ishte kjo feja e banorëve të Nivicës, Shën Vasilit e Himarës, në kohën kur Ali Pasha synonte konvertimin e tyre në myslimanë, pasi vetëm kështu mund të ishin më të bindur ndaj Portës së Lartë, së cilës i shërbente me devotshmëri në atë kohë", - vazhdon rrëfimin e tij mësuesi. "Ali Pasha tregoi dinakërinë e tij, kur në ditën e Pashkës së Madhe të vitit 1998, hyri nga shpella, vendi ku ndodhet sot plazhi me të njëjtin emër, dhe dogji e shkatërroi fshatin. Ali Pasha dogji edhe manastirin në majë të kodrinës, i cili i kishte dhënë emrin fshatit. Me gurët e manastirit, Ali Pasha ndërtoi një kala të njëjtë me atë të Lëkursit në Sarandë, madje dy kalatë kishin pamje nga njëra-tjetra", - tregon me pasion mësuesi, duke shtuar se banorët që shpëtuan, u dërguan si skllevër në tokat e Ali Pashës në Greqi, ku shumica vdiqën nga malaria dhe sëmundje të tjera. "Zoti deshi që një pjesë e banorëve të ktheheshin sërish në fshat, dhe punën e parë që bënë, ngarkuan një grua të mbillte një rrap i cili sinjalizonte rilindjen. Rrapi është edhe sot, dhe është tregues i shpresës se edhe pas shkatërrimit ka ende jetë. Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, në vitin 1970 dikujt iu mbush mendja se me gurët e kalasë që ekzistonte ende, mund të bënte një shkollë 8-vjeçare. Dhe kështu ndodhi, ish-gurët e manastirit me të cilët ishte ndërtuar kalaja, u spostuan dhe me ta ndërtuan shkollën që ekziston sot, por që mori në muret e saj krejt historinë e fshatit...", - përfundon tregimin e tij mësuesi.
Komuna e Lukovës
Pakkush e di që plazhet e shtatë nga 9 fshatrat e Lukovës përfshijnë gati 60 për qind të vijës bregdetare të Jonit. Përfshirja konsiston në 154 km në vijë lineare me plazhe të ndryshme; nga ato të hapura, masivet, shkëmboret e deri tek më ekzotiket, shumica ende të pashkelura nga turistët. Pamja e mrekullueshme që të shfaqet sapo ke kaluar Shen Vasilin në rrugën e Rivierës, tregon se sapo je afruar në plazhin e shpelles, në një nga plazhet më të bukura të zonës. Nga rruga mund të shikosh apo të zgjedhësh rrugicat gjarpërushe që të çojnë në plazhin e Bunecit, plazhin e Shpellës, Plakoto, Krorëz, ku ndodhet dhe Manastiri i Shën Mërisë, pjesë e Triadës së Shën Mërisë, plazhi Heremet, si dhe plazhi i Kakomesë. Muaji maj është fillimi i "pranverës" për këtë zonë. Të rinjtë kthehen nga Greqia ku punojnë në stinët e tjera të vitit, ndërsa kanë filluar të mbërrijnë pushuesit e parë. Por, historia është vetëm A-ja e asaj që ofron kjo zonë. Pamja që ofrohet është përrallore, saqë thua se ia vlen "të hash" gjithë atë pluhur që ngrihet nga rruga në proces ndërtimi. Ujërat e kristalta përplasen në pasqyrë me vargmale të formave dhe llojeve nga më të ndryshmet, duke gërshetuar klimën e turizmit malor me plazhet ranore, zallore dhe shkëmbore. Një panoramë e tillë mbetet oferta më e mirë që bëhet nga banorët e rivierës, edhe pse duket se ata vetë kanë filluar të bëjnë përpjekjet e para për një turizëm bashkëkohor. Trokitjet e çekiçëve dëgjohen thuajse nga të gjitha lokalet dhe hotelet e zonës së plazhit, por edhe në banesat që do të hapen për pushuesit. Të zotët janë duke u dhënë dorën e fundit restaurimeve, të cilat duket se nuk kanë ndonjë ndryshim të madh me vitin e kaluar.
Gazeta shqiptare

23.4.09

Nivica, tension të dielën e Pashkëve

Shteti rrezikon të çojë konfliktin drejt një drejtimi që vështirë se mund të kontrollohet. Kisha e Kakomesë do të jetë e hapur për Pashkët, teksa banorët kanë frikën se do të bllokohen nga policia. Mesazhi i Kumit për Berishën. Një pushtim i një vendi të shenjtë nga një bandë kusarësh. Me këto fjalë, përfaqësuesi i banorëve të fshatit Nivicë, Vladimir Kumi, i është drejtuar në mesazhin e vet Kryeministrit Sali Berisha. Duke kërkuar lejimin e ceremonisë së Pashkëve në Kishën e Kakomesë, ai ka nënvizuar se bllokimi policor i një rituali të tillë do të sillte pasoja të paparashikueshme. Më poshtë, “Libertas” jep të plotë mesazhin drejtuar Berishës. “Z. Kryeministër! Komuniteti i Nivicës, në pritje të Pashkëve në mënyrën më të pamerituar, është privuar dhimbshëm nga kënaqësia dhe e drejta e këtij rituali qindravjeçar që mbahet në Manastirin e Kakomesë. Është në nderin tuaj që, sado me vonesë të shporrni prej vendit tonë të shenjtë bandën e kusarëve që e ka pushtuar. Mos vazhdoni ta zhgënjeni komunitetin tim. Me dhimbje, kryetari i Komunës Lukovë, Vladimir Kumi”. Pashkët e së dielës provokojnë tensione në Nivicë. Policia mund të bllokojë festimet në Kishën e Kakomesë. Kreu i Komunës Lukovë: “Nëse banorët pengohen, gjendja mund të degjenerojë”.

Konflikti i Kakomesë fiton një dimension të ri. Shurdhëria e qeverisë për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të komunitetit, apo për të menaxhuar zyrtarisht pakënaqësinë e tyre që po përballet me masat policore, po provokon edhe një tension emocional, që rrezikon shkarjen drejt konfrontimit. Afrimi i festës së Pashkëve po e gjen ndërtimin e fshatit të ri turistik të Kakomesë të rrethuar nga një situatë që mund të marrë ngjyrime të tjera. Përfaqësuesi i komunitetit të Nivicës dhe njëkohësisht kryetar i Komunës Lukovë, Vladimir Kumi, ka deklaruar dje, për “Libertas”, se synimi ende i pashprehur për të penguar banorët të festojnë Pashkën në Kishën e Kakomesë bart brenda vetes farën e konfrontimit fizik. “Të dielën do të mbahet ceremonia e pashkëve në Kishën e Kakomesë. Nuk ka asgjë të organizuar, por nuk përjashtohet fakti që, nëse banorët do të pengohen për të marrë pjesë, gjendja të degjenerojë”, tha Kumi. I shqetësuar nga kjo situatë, ai ka bërë të ditur se i ka nisur një mesazh Kryeministrit, ku kërkohet ndërhyrja për zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që situata me komunitetin të mos degjenerojë deri në konfrontime. Apeli publik i kryetarit të Komunës Lukovë është dëshmi e situatës së ndezur në Nivicë, e cila, me sa duket, po mbahet nën kontroll përmes pranisë policore. Theksimi i pelegrinazhit tradicional drejt kishës, e cila gjendet brenda murit turistik, përveçse është një taktikë shumë sensibilizuese, flet për krizën e marrëdhënieve mes banorëve dhe shtetit. Implikime të kësaj natyre që e vendosin Tiranën zyrtare në një situatë të sikletshme e bëjnë edhe më të perceptueshëm nervozizmin që dominon komunitetin. Por, ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se në këtë histori që vijon prej vitesh, qeveria duket se nuk ka ndërmend të lëshojë pe për ndërtimin e fshatit turistik, një vepër e cila edhe përmes fjalëve të një përfaqësuesi të pushtetit, siç është Kumi, konsiderohet pushtim.

Konflikti i Nivicës i përfshin të gjithë. Konflikti i Kakomesë, i nisur që në kohën kur Kryeministër ishte socialisti Fatos Nano, ka implikuar së fundmi nj sërë aktorësh politikë me peshë. Përveç Kryeministrit, i cili ka preferuar heshtjen si qëndrim, ka qenë një angazhim personal i Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që ka “shkundur” politikën nga anashkalimi i kësaj çështjeje. Por ndërhyrjet e Tiranës që, sipas ecurisë së deritanishme vetëm sa kanë acaruar situatën, janë pasur edhe nga vëmendja e tërthortë e Athinës, e cila nuk ka munguar që të prononcohet për sa i përket situatës së pronave në bregdetin shqiptar. Përveç ministres së Jashtme, Dora Bakojanis, ka qenë edhe zëvendësi i saj, Varvitsiotis, ai që ka deklaruar një qëndrim thuajse të hapur pro banorëve të Bregdetit në drejtim të së drejtës së pronësisë.

23.10.08

Guida turistike e Lukoves.Eshte me te vertete e mrekullueshme qe te vizitosh kete perle te bregut Jon



Lukova, perla e bregut te Jonit, ku gjelberimi i pafund bashkohet ne harmoni te plote me ngjyren e kalter te detit Jon, ku klima bregdetare gershetohet mrekullisht me klimen malore, ku aroma e portokallit dhe e luleve shumengjyreshe lodron ne krahet e flladit te shendetshem te detit Jon, ju mirepret per te zbuluar nga afer mrekullite e saj dhe ju premton nje vere te paharrueshme. Lukova eshte nje nder fshatrat karakteristike te bregdetit shqiptar. E vendosur vetem 21 km larg qytetit te Sarandes ne nje pozite mjaft te favorshme gjeografike, ofron per pushuesit mundesine e perzgjedhjes se nje pakete mjaft te kombinuar pushimesh. Ne nje Shqiperi ku distancat po zvogelohen perdite Jugu i vendit po behet gjithmone dhe me i prekshem. Lukova eshte rreth e pozicionuar midis qyteteve te Sarandes dhe Himares, jo me larg se 30 minuta udhetim, nga keto dy pika. Fshati shtrihet ne dy kodra te veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallesh ne nje lartesi prej 150m nga bregu i detit dhe ne bregedetin e saj te gjere strehon nje numer te madh plazhesh te permasave te ndryshme, duke filluar qe nga palzhet e vogla me nje atmosfere tejet intime deri tek plazhet popullore e festive te mirenjohura tanime per pushuesit shqiptare, si plazhi i Shpellave dhe ai i Bunecit. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyren e vecante, fshati me kalldremin e tij karakteristik, me shtepite e tij tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare jane vetem disa nga sekretet qe ju duhet patjeter te zbuloni kete vere. Infrastruktura e permiresuar dhe investimet per zhvillimin e turizimit lehtesojne maksimalisht pushimet ne kete zone. Lukova ofron pushime per familjare te cilet me automjetet e tyre mund te zbresin ne plazhin e Bunecit jo me larg se 5 minuta, nga qendra e fshatit, si dhe pushime per te njerez te cdo moshe qe kane deshiren te shijojne magjine e plazheve te virgjera qe fshihen ne bregdetin e Lukoves. Nje udhetim magjik, ne nje bote tjeter ne kalldremin e bardhe te fshatit karakteristik, per te kaluar pastaj permes kodrinave te buta te plantacioneve me ullinj, ju drejton per ne gjiret e arta me zallin e bardhe dhe detin e smeraldte te Lukoves.Lukova ofron mundesi akomodimi, ne hotele, apartamente verore si dhe lehtesira kamping-u per pushuesit qe udhetojne me cadra pergjate bregdetit. Ne Lukove do te kini rastin te provoni ushqimin tradicional te bregut, te jeni pjese e kultures vendase, te shijoni mikpritjen dhe dashurine e banoreve, dhe te merrni me vete nje pjese te kesaj tradite qe me shume dashuri mbart aromen e Jonit. Ne perendimet e arta shume prej jush nuk do t’i permbahen tundimit te notojne ne brezin e arte qe dielli le permbi det; te flirtojne nen henen e plote intriguese te gushtit, dhe me fatlumet ndoshta do te ndeshen me vallezimin e delfineve ne perendimin e diellit. Mbremjet mbushen me gjalleri dhe lokalet prane bregut te detit te hapura deri ne oret e para te mengjesit ofrojne kenaqesi pa fund e miqesi te reja.Mos e humbisni kete eskperience te paperseritshme, Lukova ju pret!
Ndihmuan: S. Gjosasi, S. Lalaj