8.2.10
Prerja e pites Lukova 2010 pjese nga festa
Thoma Zisi ne kenge dhe e falenderojme per kete mbremje te bukur qe na dhuroi me kenget e tij,
7.2.10
6.2.10
28.1.10
Prerja e Vasilopites dhe prenotimet per mbremjen qe do te zhvillojme..
Per te prenotuar ne keto numra tel Petro Gjinarari 6974989999 Spiro Gjosasi 6975896405
26.1.10
25.12.09
23.12.09
Në Shqipëri ndodhen 638 xhami dhe 1.119 kisha. Nuk ishim vend me shumicë myslymane?

Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Myslyman Saimir Rysheku, thotë se objekte fetare të besimit mysliman janë 568 xhami dhe 70 tyrbe të sektit bektashi. Në një raport ekskluziv, "Tirana Observer" boton numrin e saktë të objekteve të kultit, sipas të dhënave të vetë drejtuesve të këtyre komuniteteve. Një pjesë janë objekte të rikonstruktuara, që kanë histori qindravjeçare. Ndërsa pjesa tjetër janë objekte që ndërtohen për herë të parë. Shtrirja gjeografike e tyre është në gjithë vendin. Ndërsa dendësia e objekte varion sipas numrit të besimtarëve për çdo komunitet. Në total numri i objekteve fetare të të gjitha besimeve në Shqipëri është 1757.
Objektet fetare
Numri më i madh i objekteve fetare i takon besimit katolik, që në fakt rezulton se ka dhe më pak besimtarë. Kishat katolike në Shqipëri janë 694, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 1989 të numrit të besimtarëve, rezulton se katolikët zënë 10 për qind të popullsisë. Në vend të dytë për objektet e kultit renditet besimi mysliman. Ndërkohë që ky besim ndahet në disa sekte, por dy rrymat kryesore të tij në Shqipëri janë synijtë dhe bektashinjtë.
Numri i xhamive në vend është 568, ndërsa numri i tyrbeve, që janë dhe objekte kulti të bektashinjve, është 70. Në vend të tretë renditen objektet e kultit të besimit ortodoks. Në gjithë vendin, sipas të dhënave zyrtare të Kishës Ortodokse, numërohen 425 kisha. Në numrin e këtyre objekte nuk bëjnë pjesë vetëm ato që shërbejnë për ritualet fetare.
Një pjesë e mirë e tyre shërbejnë dhe si ambiente edukimi për brezat e rinj të klerikëve. Por rëndësia më e veçantë e tyre ka të bëjë me vlerat kulturore dhe arkitekturore. Pjesa më e madhe e objekte kanë rëndësi historike dhe shërbejnë për të identifikuar periudha të veçanta të historisë së vendit.
Ndërtimi i objekteve fetare
Duke u bazuar në shifrat e komuniteteve fetare, rezulton se edhe pse myslimanët përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë, numri i objekteve fetare që kanë ndërtuar është shumë më i vogël se objektet katolike dhe ortodokse. Të dy besimet kristiane kanë në total 1 119 objekte fetare në vendin tonë. Ndërsa besimi mysliman, duke përfshirë të gjithë sektet e tij, ka 638 objekte kulti. Nuk dihet se përse vjen ky disproporcion, por nënkryetari i Komitetit Mysliman, Saimir Rysheku , thotë se objektet e këtij besimi nuk janë rikonstruktuar të gjitha, ndërsa një pjesë e tyre janë shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme. Vlen për t'u theksuar se mungesa e xhamive ka sjellë nevojë urgjentë të ndërtimit të tyre, pasi vendet dhe hapësirat që besimtarët e shumtë të kryejnë ritet e tyre janë të pakta.
Historia e fesë në Shqipëri - Krishtërimi, myslymanizmi, zhdukja e fesë e deri te rikthimi i të drejtës së besimit
Shqipëria veç harmonisë fetare duket se është dhe pasqyra më e mirë e të gjitha besimeve kryesore sot në botë. Duke iu referuar studimeve të shumta të historianëve, rezulton se fillimet e besimit fetar në Shqipëri nuk janë të shkëputura nga pjesa tjetër e botës.
Lindja e Krishterimit, që i dha dhe fund paganizmit, do të gjente mbështetësit e vet në vendin tonë, që në shekullin e parë pas lindjes së Krishtit. Kronikat antike përmendin se një prej apostujve të Jezu Krishtit ka predikuar mësimet e ungjillin në Iliri. Një fakt që e rendit vendin tonë si një prej të parëve që përqafuan Krishterimin. Shën Pali shprehet se, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19). Ndërsa apostulli Andrea, mendohet se ka predikuar në Epir.
Dhe, bëhet fjalë për vitet 40-50 të shekullit të parë. Por edhe besimi ortodoks reflekton qartë ndarjen e dy kishave në vitin 1054. Ndarja e Krishterimit mes Katolicizmit në Perëndim me qendër në Romë dhe Ortodoksisë në Lindje me qendër në Kostandinopojë, u reflektua dhe në popullsinë shqiptare të saj kohe. Por, nëse dy besimet e para u reflektuan në pak vite në Shqipëri, Myslimanizmi do të vinte në Shqipëri gati gjashtë shekujt pas lindjes së tij. Të gjithë studiuesit bien në një mendje kur thonë se Myslimanizmi erdhi në Shqipëri gjatë shekullit të 14-të. Islamizmi në Shqipëri konsiderohet jo burimor, me një fjalë i ardhur nga pushtuesit. Ndërtesat e para fetare të besimit islam i përkasin shekullit 16 dhe 17.
Objektet e kultit mes shërbesave dhe artit
Objektet e kultit në Shqipëri nuk kanë shërbyer gjithmonë në shërbim të fesë që përfaqësojnë. Në shumë raste fati i tyre ka qenë edhe më i keq, së pari, janë përdorur për t'iu ardhur në ndihmë besimtarëve dhe fesë së tyre. Por jo vetëm kaq, viti 1967 e ktheu Shqipërinë në të vetmin vend ateist në botë. Diktatura e atëhershme i prishi kishat, xhamitë dhe teqetë. Pra, në Shqipëri që nga viti 1967 e tutje nuk kishte njeri që ndiqte zakonet fetare hapur. Kështu shumë nga këto objekte kulti u shkatërruan dhe u përdorën tërësisht për tjetër funksion. Shumë xhami përdoreshin si magazina të grurit apo të duhanit e kështu me radhë, ku nuk mungon dhe rasti i Shkodrës, që një xhami u bë sallë kinemaje. Këto vepra arti të ndërtuara me aq mjeshtëri nga arkitektët më të mirë shqiptarë dhe të huaj arritën të katandiseshin në atë mënyrë.
Objekte e kultit
Janë objekte kulti që i shërbejnë një feje të caktuar, por në tërësi kanë historinë dhe vlerat e tyre. Janë të veçanta për nga mënyra e ndërtimit dhe si të tilla edhe për nga vlerat arkitekturore. Historitë e ndërtimit fillojnë me qytetërimin përkatës të këtyre feve. Në vendin tonë 22 xhami janë cilësuar nga Instituti i Monumenteve, "Monument Kulture". Sipas vetë besimtarëve të kësaj feje, xhamia duke qenë rrënja e qytetërimit, në të njëjtën kohë është dhe fryti më i madh i këtij qytetërimi. Çdo qytetërim ka periudhën e tij të ndërtimit dhe në fund pasqyron arritjen më të madhe të tij, pra artin. Në qytetërimin e Islamit xhamia ka një vend shumë të veçantë. Ajo nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të myslimanëve. Xhamia nga një anë mban në vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mban në vete atë shenjtërimin që i takon dhe këto të dyja i mbart nga një kohë në tjetrën e kështu i bën të pavdekshme.
Arti
Objektet fetare në vetvete mbajnë një mister për nga ana e ndërtimit të tyre. Në momentin e parë që i shikon e përballesh me to, të ngjajnë të paarritshme nga ana e arkitekturës. Këto objekte vijnë nga një pjesë e historisë sonë dhe zhvillimit të artit ikonografik deri te bota e mistershme e kultit në fshehtësi dhe nga ana tjetër e zbulimit të këtyre perlave nga çdo shikim i mprehtë vendas e i huaj. Të veçantë për nga stili i ndërtimit, kanë kaluar përmes shekujve të historisë së njerëzimit ulje-ngritjet e këtyre monumenteve që kanë ardhur të gjalla deri në ditët tona. Që nga tërheqja për të shndërruar në art figura të shenjtorëve dhe për të ringjallur botën shpirtërore në një objekt kulti, deri te zbrazëtirat nga lënia bosh dhe braktisja e tyre, djegiet e persekutimet, interesi turistik, por edhe ndryshimet demografike të dhjetëvjeçarit të fundit, duket se këto objekte që popullojnë, tashmë kanë të përbashkët historinë dhe trashëgiminë, por edhe ruajtjen e tyre nga komunitetet.
Xhamitë
Xhamitë janë objektet e kultit më të vjetra në vendin tonë. Kjo dhe për shkak të ndikimit të tyre. Arkitektura dhe vlerat kulturore janë të shumta. Xhamitë për myslimanët janë gjurmët e historisë së tyre, për këtë arsye kudo që kanë emigruar, puna e parë e tyre ka qenë ndërtimi i këtyre veprave madhështore dhe elegante. Xhamia nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të myslimanëve. Nga një anë mban në vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mban në vete atë shenjtërimin që i takon, dhe këto të dyja i mbart nga një kohë në tjetrën e kështu i bën të pavdekshme.
Tyrbet
Tyrbetë e teqet janë shembuj të një mjeshtërie të lartë ekzekutimi të arkitekturës, por në veçanti të brendisë, tavaneve dhe vitrazheve. Kryegjyshata Bektashiane e gjithë botës gjendet në Shqipëri, ata janë myslimanë të karakterizuar nga një tolerancë fetare ndaj të tjerëve. Bektashizmi e mori këtë emër pasi si institucion fetar u organizua nga i shenjti Hunqar Haxhi Bektashi Veliu. Shenjtëria e Tij është nga Persia dhe lindi në qytetin Nishapur, që ndodhet në rrethet e Khorasanit, në vitin 1248 pas Krishtit. Bektshizmi është pjesë e fesë muslimane, feja e këtij sekti mbështetet në kuran, por ndryshojnë nga këta të fundit në disa rite.
Kishat Ortodokse
Kisha ortodokse është një prej besimeve më të përhapura të krishtera, me një numër prej afro 214 milionë besimtarësh, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Dy besimet tjera, katolike dhe protestante kanë 1027 dhe 316 milionë besimtarë. Në Lindje ortodoksia greke bashkon më se 11 për qind të besimtarëve. Kishat ortodokse të kombeve të ndryshme janë autoqefale të pavarura. Auto-vetë dhe kefalo-kokë, çka do të thotë se drejtohen vetë, por pranojnë një kryetar nderi të Patriarkanës se Konstandinopolit; kishat ortodokse me të rëndësishme janë ato greke, ruse, serbe dhe ajo rumune.
Kishat Katolike
Kisha katolike është kisha që njeh primatinë e peshkopit të Romës. Ajo lindi në vitin 1054 pas skizmës së madhe që ndau bashkësinë e krishterë në dy pjesë kryesore, në kishën lindore dhe atë perëndimore. Ajo pretendon se në të qëndron trashëgimia e kishës universale të themeluar nga Jezu Krishti, fjala katholikos do të thotë pikërisht universale. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Evropës që u has më hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim. Numri i të krishterëve vlerësohet t'i ketë kaluar në 2.1 miliardë njerëz apo 33 për qind e popullsisë botërore në vitin 2007.
* Tirana Observer *
12.11.09
NAQE BOCI, Njeriu i kulturuar i Lukoves tone. Nje jete me aktivitete artistike (1943 – 1990)

Mikun tim Bocin te gjithe e njohin; Vendas, gjithe bregdeti por dhe te ardhurit. E njohin si njeriun me shume kontribute per kulturen, e njohin si njeriun jashte politikes edhe pse ka pesuar familjarisht prej saj. Ai vazhdon si gjithnje me qetesine karakteristike te flas per kulturen, por sigurisht jo me kedo dhe jo per tu mburrur. Po te pyesesh per te do te te thone: Ja ashtu i qete njeriu qe sheh punen e tij.
Aktivitetin artistik tregon ai e filluan me dramen “Qemal Stafa” na i solli bashkfshatari jone Arsen Lazri nga burgu i Tiranes. Ishin vite te veshtira, kishim shume veshtiresi, veshtiresi nga konceptet per pjesmarrjen e vajzave, veshtiresi ekonomike sepse duheshin materiale per skenat etj. Ngrumbullonim vaj ulliri nga fshateret tane dhe e shisnim per te siguruar materialet qe duheshin.
Pas kthimit nga internimi ai vazhdoi me aktivitetet artistike. Me djem e vajzat lukovjote vuri ne skene dramat “Gjaku i Popullit”, “Komunistet”, “Perleshja” etj. Regjizor ishte Naqe Boci. Pas clirimit te vendit u zhvilluan tre olimpiada teatrale ne rang Qarku, ne Gjirokaster dhe ne dy prej tyre grupi teatral i Lukoves u nderua me vendin e pare.
Me pas ne kohen e kooperatives bujqesore aktivitetet artistike u zhvilluan edhe me shume, jo vetem me teatrin por dhe me Estraden e Asambli. Nga grupi i Lukoves doli aktorja e mrekullushme Poli Hajdhi. Ajo tani nuk rron me por te gjithe e kujtojne nga estrada e Lukoves ne ate te Sarandes dhe ne estraden e ushtarit. Po nga kjo Estrade doli kengetari Arben Nasti e disa te tjere.
Gjithnje aty ne Gjirokaster u konkurua perseri me Dramat “Ne emer te lumturise”, “Qielli kuq” dhe perseri ne vendin e pare. Jehon ne madhe paten dhe kenget polifonike “Dy dite me te dale Prilli” dhe “Kaline moj” te cilat u kenduan nga kegetaret virtuoze Arqile Stefani, Lika Nasti, Cac Buci e Telo Stefani.
Nje jete me aktivitete artistike Boci yne ne Lukoven tone. Ai, miku im, por mendoj i respektuari i gjithe lukovjoteve per kontributin e madh qe ka dhene per argetimin e tyre dhe per namin e madh dhe te mire qe i ka nxjerre Lukoves me dha per te pare krijimet e tij te viteve te fundit por dhe pikturat e tij te mrekullushme. Une mendova ti hedh per ti lexuar ju qe shfletoni faqen e internetit LUKOVAJONE, me besimin se duhet te jemi te gjithe krenar per Lukoven e kulturuar dhe mirenjohes per kontributin e madh te Naqe Bocit.
Nga: Minella Gjenerali
8.11.09
Shën Vasil, 30 raste tokë si jo banues

Plot 30 familje në fshatin e Shën Vasilit, i cili përfshihet në Komunën e Lukovës, kanë përfituar me mijëra hektarë tokë bujqësore, pa figuruar me pasaportizim brenda tij në vitin 1991, kohë kur edhe ka nisur zbatimi i procesit të ndarjes së tokës bujqësore. Nuk janë pak, por bëhet fjalë për plot 112.630 m2 të ndara në këtë fshat, për 30 familje që nuk figuronin me gjendje civile brenda tij. Një fakt i tillë konfirmohet në projektraportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Për kontrollin e ushtruar në Komunën e Lukovës në Sarandë” për vitin e kaluar, i cili paraqet të gjitha shkeljet flagrante të bëra me procesin e ndarjes së tokës bujqësore në këtë komunë, përfshirë në rastin konkret edhe fshatin Shën Vasil. “Libertas” vijon sot pikërisht me publikimin e abuzimeve të bëra në këtë fshat, në vazhdën e atyre që ka bërë në numrat e kaluar për fshatin e Borshit dhe atë të Piqerrasit, të cilat gjithashtu përfshihen në këtë komunë. Konkretisht, raporti në fjalë i KLSH-së merr në analizë faktin se si këto familje kanë arritur të përfitojnë me mijëra hektarë tokë edhe pa figuruar në gjendjen civile, që regjistron banorët e vërtetë të këtij fshati. “Gjatë kontrollit të kryer për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë në procesin e ndarjes së tokave bujqësore, duke verifikuar dokumentacionin u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, me pasojë dhënien e 112.360 m2 tokë bujqësore në ndërmarrjen bujqësore të Shën Vasilit, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 244 të datës 02.08.1991, “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, i ndryshuar si edhe VKM, Nr. 452, e datës 17.10.1992, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore” i ndryshuar”, citon raporti në fjalë. Duke treguar konkretisht se dhënia e tokës bujqësore me pronësi 112.630 m2 për këto 30 familje të listuara, kur nuk e kanë pasur pasaportizimin e tyre më datë 1 gusht 1991 në Shën Vasil, bie ndesh me ligjet. “Për fshatin Shën Vasil, aktet e marrjes së tokës në pronësi janë të firmosura nga Napoloen Vogli, me detyrë ish-përgjegjës i kadastrës së rrethit, nga vetë ish-pronarët, si edhe Thanas Dajko, si kryeplak”, - citon më tej raporti, duke treguar edhe emrat e personave, të cilët kanë bërë që të kalojë një gjë e tillë. Duke cituar më pas edhe emrat konkretë të këtyre familjeve dhe sipërfaqet konkrete me hektarë toke bujqësore, që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme. Në këtë listë janë përfshirë edhe 3 familje, të cilat në datën 1 gusht 1991, me ndryshimet deri në tetor 1992, nuk e kanë pasur gjendjen civile fare në këtë komunë, siç është rasti i Arqile Lepurit, Llambi Gjikulit dhe Kalo Spirit

