20.1.09
VIDEO Nje xhiro nga Lemi i Sofise deri ne qender te Lukoves
19.1.09
Punetoret e firmes sulmojne banoret Nivicjot dhunshem ne gryken e Brodanit..
Ky incident filloi ne gryken e brodanit jo ne fshatin turistik, ku punetoret e firmes kalonin me makinat e tyre dhe me fyerje dhe sharje te renda kane sulmuar Nivicjotet.Keta punetore te mbrojtur nga policia e shtetit kane provokuar sherrin dhe hapur ate duke qelluar me leva e mjete pune qe kishin mbi banoret e Nivices.
Dhe me paturpesine me te madhe punetoret e firmes kane bere dhe padije penale karshi banoreve te Nivices.
Vjedharaket pervecse vjedhjes po perdorin dhe dhunen karshi Nivicjoteve te cilet ne keto momente jane te lene pas dore nga ana e shtetit por keta vjedharak duhet te dine qe Nivicjotet jane njerez luftetare dhe aq me shume kur ata kane te drejten ne anen e tyre...
18.1.09
Nis ndertimi i fshatit turistik ne Kakome !!!!!!
SHKRUAN BALKAN WEBPrej tete ditesh ne Kakome te Sarandes ka nisur puna per ngritjen e fshatit turistik. Sipas perfaqesuesve te firmes "Riviera", banoret nuk jane me problem madje po bashkepunojnλ duke u punesuar.
SARANDE-Në 80 hektarët e fshatit Kakome ka nisur të konturohen kufijtë e transferimit në fshat turistik. Janë rreth 80 punëtorë e specialistë, 4 skrepa e çekiça dhe disa makina të rënda vetëshkarkuese, që janë përfshirë në punën për ngritjen e trasesë së rrugës, bërjen e rrethimit, përshtatjen e një ndërtese ekzistuese që do të shërbejë si qendër e adiministratës dhe menazhimit.
Inxhinjeri i firmes "Riviera"Luftar Limaj shprehet per News 24 se “banorët jo vetëm qe nuk jane me pengese por disa prej tyre kanë kërkuar edhe të punësohen nga firmat ndertuese te fshatit turistik”.
Deri më tani puna për ndërtimin e fshatit turistik në Kakome ka vijuar normalisht dhe pa asnjë incident. Policia private “So Vip” shërben 24 orë në kantieret e ndërtimit duke garantuar siguri.
(d.b/News24/BalkanWeb)
DUHET TE CAKTOJME DITEN KUR SHKOPIN QE ZOTI MINISTER E MBAN PER TE NA TREGUAR LIGJIN TA KTHEJME MBI KOKEN E TIJ.
JEPNI KOMENTIN TUAJ TEK FAQJA KRYESORE SECILI PREJ JUSH. ASNJERI MOS TE NGURROJE, VAJZA E DJEM CDOKUSH PREJ JUSH MOS TA NENVLEFTESOJE E TE THOTE DY FJALE.
NE JEMI NGA NIVICA E NUK I DUAM KOMPLIMENTAT.
NE DUAM LUFTE E JO MENYRA DEMOKRATIKE PER TE ZGJIDHUR CESHTJEN E KAKOMESE.
--------------------
15.1.09
Nga Nivica ne Himare jemi nje e te pandare...

Nga Nivica ne Himara jemi nje e te pandare,larg duart nga Kakomeja...keto qene thirrjet diten e djeshme para Parlamentit Grek.E gjithe zona Himare Nivice manifestuan kunder politikes se shtetit Shqiptar me fshatrat e bregdetit.
14.1.09
Fitorja e Lukoves mbi HEC-in

Dje ne date 13.01.2009 u zhvillua mbledhja e KRRTRSH-se dhe u miratua ne parim njolla e re e HEC-it e cila me sa dime eshte ne territorin e fshatit Sasaj. Koncesionari, ketej e tutje duhet te ndjeke te gjitha procedurat e nevojshme per miratimin e ketij studimi te ri ne organet e qeverisjes vendore. Kjo ishte nje fiitore e madhe e jona. Pas nje lufte mbi 2.5 vjecare shperblehen te gjitha perpjekjet tona per smbrapsjen e hajduteve qe synonin te vidhnin pronat e lukovjoteve.
Marko Dhima.
13.1.09
Kakomeja, pronaret e bregut tubim para Parlamentit Grek

Ftohen te gjithe bregasit te marrin pjese ne kete tubim ..
Sot luftohet per Kakomene por neser do jete dhe radha e te gjitheve pronareve te bregut keshtu qe te gjithe ora 5 mbasdite ne Parlamentin Grek tek rruga Vasili Sofia...
11.1.09
Nje nga betejat e luftes kundra ndertimit te hidrocentralit qe ngeli vecse ne tentative
Kryetari: Për hidrocentralin keni qëndrim edhe si komunitet, keni bërë edhe një peticion. Le të lexojmë peticionin.
Kryeplaku i Lukovës lexon peticionin. Asnjë herë nuk ka organe kompetente shtetërore që të na përgjigjen për pronën. Nuk ka nevojë t’i drejtohemi me peticione të huajve, zgjidhjen duhet ta gjejmë në Shqipëri. Si përfaqësues komuniteti, ne duhet të bëjmë zhvillimin e turizmit.
9.1.09
Policia aksion në Kakome, arreston 15 vetë, i hapet rruga ndërtimit të fshatit turistik

Sarandë-Një operacion blic, koordinuar mes policisë së Sarandës, Vlorës dhe forcave speciale ardhur nga Tirana kanë ndërhyrë me shpejtësi për të liruar rrugën në kryqëzimin e Kakomesë. Operacioni largoi banorët e “ngujuar”, të cilët prej më shumë se një muaj kishin ngritur postbllok për të mos lejuar firmën “Riviera” të niste punimet për ndërtimin e fshatit turistik, në Gjirin e Kakomesë. Fshatarët e Nivicës, që pretendojnë se tokat në të cilën është projektuar për tu ndërtuar fshati turistik kanë refuzuar të nënshkruajnë marrëveshjet me firmën ndërtuese.
Të “ngujuarit” në disa ndërtesa të braktisura, ku sistemoheshin gjatë netëve të acarta me të moshuarit dhe në disa çadra të amortizuara me mjete rrethanore e plastmasë më të rinjtë, kaluan ditë të vështira në roje të kryqëzimit. Zjarret dhe fryma e protestës i mbajtën ata jo vetëm të bashkuar, por edhe të gatshëm për të përballuar çdo vështirësi . Aty, ata kaluan festën e Çlirimit, të Pavarësisë, Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri 2009.
Kjo zgjati deri më 9 janar. Ndërhyrja e policisë i prishi kasollet prej plastmasi, i detyroi niviciotët gjer në ato çaste të pa epur të merrnin në krahë shtroja e mbulojat dhe tu drejtoheshin banesave të tyre në fshatin Nivicë. Policia ishte e përgatitur me skafanda e shkopinj gome, por nuk lindi nevoja për ti përdorur, pasi 15 prej protestuesve, ata më të “fortët” u shoqëruan në komisariat, mes tyre edhe kryeplaku Klement Baxheri, ndërsa të tjerët u shpërndanë nëpër shtëpi pa rezistencë. .Lista e të shoqëruarve deri në mesditën e të premtes është kryesisht me emra të rinjsh, si Kico Cari, Ivan Cari, Thoma Cari, Sevo Papadhima, Klement Papadhima, Gaqe Strati, Mentor Spiri, Stefan Papagjika, Ermal Papagjika, Ermir Gjoni, Odise Dukshi, Lulëzim Tabaku, Dhimo Gjoni, Andi Foti dhe Oltin Papagjika.
Plot 30 forca policie u angazhuan në këtë operacion. Në tërësi të veprimit operativ policor binte në sy prezenca e autoblindave dhe ambulancave me targa policie, gjë që flet për vendosmërinë e përmbushjes së objektivit nga policia. Forcat policore e boshatisën rrugën e bllokuar, duke lejuar mjetet e firmës për të kaluar drejt gjirit të Kakomesë.
Menjëherë nisi ngritja e kantierit të ndërtimit.
Kakomeja është si në shtetrrethim. Postblloqet e policisë janë vendosur në të dy anët e kthesës së Kakomesë, në hyrje dhe dalje, në distancën prej rreth 1 km në çdo anë. Qarkullimi në rrugën nacionale vazhdon normalisht pa pengesa, por nuk lejohet vetë lëvizja e turmës dhe individëve drejt Gjirit të Kakomesë, ku kanë nisur punimet e firmës. Këtij rregulli nuk i shpëtum as ne. Na u desh të kthehemi nga tentativa për të ndjekur fillimin e punimeve për shkak se policia pretendonte se ishin duke zhvilluar operacionin dhe nuk lejohej hyrja në këtë zonë.
Në bazë të vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave nivicionët nuk kanë toka në pronësi. Ndërsa këta banorë pretendojnë të kundërtën. Leja e ndërtimit për firmën franceze “Club Med” është dhënë në vitin 2002, ajo ka nënkontraktuar firmën shqiptare “Riviera” për kryerjen e punimeve.
Kakomeja është një nga perlat e natyrës shqiptare, det dhe mal pranë, ndarë nga një luginë e bukur dhe mbi të gjitha zonë e pashfrytëzuar deri tani. Fshati turistik është planifikuar të jetë buzë detit, ndërkohë që lidhjet janë parashikuar të kryhen nëpërmjet ishullit grek të Korfuzit. Sipërfaqja ku mendohet të ndërtohet fshati turistik është 70 mijë metra katrorë. Projekti parashikon ndërtimin e shtëpive me gurë, duke ndërthurur traditën vendase me kërkesat për një turizëm elitar.
Kakomeja arrestime nga policia.
09/01/2009"
TE ARRESTUARIT SOTE NE GRYKEN E BRODANIT JANE:
- ANDRI FOTI
- BLEDAR PAPAGJIKA
- ERMAL PAPAGJIKA
- GAQE STRATI
- KICO CARI
- KLEMENT PAPADHIMA
- LULEZIM TABAKU
- MENTOR SPIRI
- ODISE DUKSHI
- OLTION PAPAGJIKA
- SEVO CARI
- SEVO PAPADHIMA
- THOMA CARI
- VALMIR GJONI
- VANI CARI
POLICIA KA BLLOKUAR RRUGEN NACIONALE,DUKE KONTROLLUAR GJITH MAKINAT DHE DUKE MOS LEJUAR KALIMIN E NIVICIOTEVE E SHOVASIOTEVE.
--------------------