13.1.21

Nje rrefim i ralle dhe shume emocionus qe hedh drite mbi artin e vjeter lukoviot.Besoj nostalgjia do prek zemren dhe shpirtin tuaj ne keto dite festash."FIZARMONKA IME NE RRUGETIMIN E ARTIT LUKOVJOT".Nga Stefan Kocaqi.

FIZARMONIKA IME
                      NGA STEFAN KOCAQI
Lukova eshte nje fshat i bukur , por ky eshte nje vleresim nga filozof te lashtesise , udheheqes , studiues , udhetare , aventuriere dhe mijera njerez te ndryshem qe kane patur fatin te jetojne e punojne ne Lukove. Ky fshat I vendosur mes gjerdanit te gjelber te fshatrave te tjere bregdetar ka shijuar disa epitete ne intervale kohe te ndryshme si : Kopshti i Edenit , Kopshti I Parisit , Kopshti I Moskes , Perla e Shqiperise etj. Dhe mendoj se jane vleresime te njerezve qe e njohin dhe e duan te bukuren .
Lukova e shtrire ne kurrizin e malit te Lavanit duket si nje kafshe prohistorike me tri kembe te kuqe qe zgjaten drejt bregut te detit . E rrethuar nga nje kurore ngjyrash ne harmoni me njera tjetren , ku mbizoteron e gjelbra e agrumeve , ullinjeve dhe pemeve frutore . Kaltersia e detit dhe e qiellit si dhe lindjet e perendimet e kuqerremte te diellit duke I dhene nje shkelqim plus cative te kuqe te shtepive shekullore . 
Gjithe kjo bukuri e derdhur nuk mund te mos ndryshonte banoret e saj duke u falur nje bukuri fizike dhe shpirterore , nje inteligjence gjenetike dhe nje bote artistike te pasur , cilesi keto qe I kane shfaqur gjate gjithe ekzistences brez pas brezi .
Qellimi I shkrimit tim nuk eshte te shkruaj bukurite e Lukoves as vlerat e banoreve te saj sepse pene me te forta se pena ime I kane shkruar dhe gjithashtu ato flasin vete , por mua me bene kerkesen nga Radio Riviera qe te hedh disa kujtime te levizjes artistike te rinise Lukovjote ne vite dhe une do mundohem ti rreshtoj ato duke iu kerkuar falje per ndonje mungese ose ndonje emer I pashkruar por justifikohem se ai/ajo e dine qe jane brenda ketij aktiviteti . 

 SHPREHJE QE TREGOJNE QE LUKOVJOTET       JANE POPULL I KULTURUAR

Ne pergjithesi te rinjte e te rejat e Lukoves qindra vjete me pare martoheshin me dashuri jane te huaja per ta martesat me mbleseri , me pagese ose fejesa ne djep . Kjo eshte per ate qe Lukovjotet kane dale shpejte ne Europe , Amerike , Kanada , Australi etj. Dhe kane sjelle rite te kulturave moderne te cilat shpirti artistik I te rinjeve I ka bere te tyre. 
Idete e dashurise nisin ne Gurre , djemte e moshave te ndryshme , ne mbasdite pas punes visheshin bukur dhe grumbulloheshin ne cezmat e fresketa te gurres , disa kendonin kenge partizane , disa kenge te muzikes se lehte , disa kenge polifonike , por nuk mungonte ndonje fyell e ndonje fizarmonike , pastaj niste parada e kalimit te vajzave shtojzavalle te veshura bukur me gersheta deri ne bel , me ndonje bucjele ngarkuar ose me shtama ne duar , vajzat duke mbushur uje ne cezmat e zgjasnin qendrimin per te shijuar shikimin ose disa shenja interesante me shami , me duart ne floke , zemer dhe buze . Pastaj rreshqisnin rruges per ne shtepi  te skuqura dhe duke qeshur nga zjarri I dashurise te sapo nisur . Vazhdimi I historise pas kesaj , vazhdonte me takimet poshte portokalleve ne pritje te dasmes se aferme. Me vone kur u formuan kooperativat bujqesore , Gurra mbeti e shkrete dhe njohjet u transferuan ne brigade ne vatren e kultures e ne mbremjet e vallezimet .
Kenga polifonike ishte ajo qe mbante gjalle festat , gezimet . Shquheshin kengetare me nje ze brilant si : Areteo Butshi , Anastas Gurra , Gaqe Stefani , Vito Vjeri , Areti Vjero etj . Keta organizonin kenget ne grupe , ne dasma , festivale , vajtimet korale diten e pashkeve etj.
Ne ate kohe beheshin mbremje vallezimi rinore ne vatren e kultures pothuajse cdo jave , te rinjte kercenin vals , tango , rumba , nen tingujt e fizarmonikes te Gogo Shametit ( I pari fizarmonicist ne Lukove). Nje tjeter aktivitet artistik ishin dhe mbremjet mikse midis te rinjve te fshatit dhe oficerave qe pushonin ne kampin e tyre ne shtepine e Josif Cunit e shpronesuar nga shteti . Shtepija jone ishte afer kampit dhe une shoqeroja motrat e mia , atje mesova dhe te kerceja nga dajkua im Kozma Lazri .
Nje tjeter tregues i kultures se Lukoves jane dhe karnavalet , ashtu si Korca edhe ne Lukove organizoheshin ne virgjilje te pashkeve , qe ne i emertonim Maskare . Te rinjte vendosnin maska dhe ai qe I jepte gjalleri festes ishte Arapi . Nje I ri maskohej si indianet e amerikes me pende , gjerdane me rruaza si dhe thika dhe shpata ne bel. Kishte nje gjerdan me zile te cilat lajmeronin ardhjen e tij , keshtu fillonte vrapimi I vajzave dhe femijeve ne panik , por edhe duke qeshur qe I kishin shpetuar puthjes se Arapit . Ishte nje gezim masiv plot humor dhe surpriza , pastaj vazhdonin vizitat e karnavaleve neper shtepira duke u qerasur dhe duke u perqafuar nga te zonjat e shtepise. Pas hyrjes ne kooperative bujqesore edhe ky rit kulturor u nderpre ashtu si u ndalua dhe besimi shpirteror I njeriut dhe shkaterrimi I objekteve te kultit si kisha , xhami etj . 

            TEATRI NE VITET E LUFTES

Edhe gjate luftes te dyte boterore nuk u nderprene aktivitetet artistike . Filloi te lulezoje nje zhaner I ri TEATRI . Arsen Lazri ishte burgosur ne burgun politik te Tiranes per pjesmarrje ne nje demonstrate , kur u lirua nga burgu solli ne fshat Dramen Qemal Stafa , te cilen e vune ne skene me 1943 , ishte nje event I cili u prit ngrohte nga populli , i cili ishte lidhur ngushte me frontin NCL . Moren pjese ne kete teater : Arsen Lazri , Aleksandra Kocqi , Timoleo Mertiri , Areti Gjika , Naqe Boci , Naqe Mertiku etj . 

TEATRI PAS ÇLIRIMIT TE VENDIT

Pas clirimit edhe teatri u politizua ne funksion te idologjise komuniste , duke I sherbyer edukimit komunist te masave dhe dashurine per miqte tane Jugosllave e me vone atyre Sovjetik , kendoheshin kudo kenge Sllave e Ruse . Perktheheshin libra te realizmit socialist e pjese teatrale nga lufta patriotike e BS . Ne kete kohe u vune ne skene disa pjese teatrale Sovjetike me dy ose tre akte me regjizor Naqe Bocin , atehere punojes ne Vatren e Kultures Lukove , numri i rinise pjesemarrese po shtohesh me : Vjero Vjero , Delo Varfi , Filip Jani , Kozma Lazri , Kico Gjika , Kico Mertiri , Tirana Jani , Spiro Gurra , Simo Gjonishri , Qirjako Gjinarari , Malia Hajdhi , Vasiliqi Hajdhi , Agllai Prifti , Aleksandra Prifti etj. Me vone u vu ne skene Drama e Cajupit “14 VJEC DHENDERR” , e cila pati sukses te madh ku u shqua interpretimi i F. Janit ne rolin e priftit , N. Mertiku ne rolin e Vangjelit dhe T.Jani ne rolin e Marigose. Kjo drame I dha kurajo N.Bocit per te guxuar me vone venien ne skene te dramave me dinjitoze te luajtura nga teatri popullor . 
Pas 10 vjetesh experience te pasur ne skene dukej se trupa e teatrit te Lukoves ishte pjekur per te marre iniciativa madhore ne skene . Naqe Boci shkoi ne teatrin popullor per te pare dramen “Perleshja” te Xhemal Brojes . Atje u njohe me skenen , kostumet, muziken etj dhe erdhi plote frymezim per ta vene ne skene ne Lukove ne kuader te Festivalit Kombetare te teatrove ne Gjirokaster . U punua gjate me skenografine , kostumet sepse pjesa u pershtat me kostume laberie dhe ne toskerisht . U perzgjodhen aktoret N.Boci ne rolin kryesor te Shaqo Grepcja , Simo Gjonishri , Niko Shameti , Filip Jani , Naqe Mertiku , Kico Mertiri , Qirjako Gjinarari , Valentina Gjoni , Aleksandra Hajdhi , Kate Hajdhi dhe aktore te rinje , punetore skene , elektricista si : Jeras Nasti , Naqe Kocaqi , Gjike Bubuci , Pirro Nasti , Anastas Gjika , Llaqi Cetri etj. Dita e konkurimit erdhi me emocione , teatri I mbushur plote me artedashesit Gjirokastrit , Delegacione Kulturore nga Republikat Demokratike motra , kurse ne qender ishte juria e cila kishte informacion per teatrin dhe aktoret e saj dhe priste ne ethe sa te fillonte shfaqja . U ngrit sipari , qetesia pushtoi gjithe sallen , me vone shushurima cudie , pastaj duartrokitje akt pas akti , nje triumf I vertete , aktoret nuk i linin te iknin nga skena , duartrokitje , lule , perqafime nga antaret e juries , nga personalitete te partise dhe qytetar te thjeshte Gjirokastrite . Kryetari I juries foli : - Teatri Diletant I Fshatit Lukove nderohet me cmimin e PARE dhe I akordohet DIPLOME per te dhene shfaqje teatrale ne te gjitha teatret e Shqiperise etj.
Naqe Bocit iu dha e drejta per te konkurruar prane Teatrit Popullor per regjizor , te cilin e realizoi me sukses , punoi disa muaj me Estraden e Hidrocentralit te Matit si regjizor , pastaj u kthye ne Lukove per te Punuar si regjizor prane vellezerve dhe motrave te tij.
Kur ishim student gjate pushimeve verore organizonim Estrada me tekstet , kenget dhe muziken tone . Shfaqjet I jepnim edhe ne fshatrat perreth duke luajtur rolin e Brigadave Kulturore qe ishin ne mode ne ate kohe . U aktivizuan Anastas Boci , une , Spiro Gjikdhima , Vasiliqi Gjikdhima , Lefteria Prifti , Vasil Varthi , Minello Boci , Thanas Boci , Anastas Gjika , Rina e Polikseni Hajdhi , pa perjashtuar edhe kudo ndodhurin shokun tim bateristin virtuoz Misto Thomaniku.
Ne vitin 1963 mbarova Fakultetin dhe u emerova Mesues I Biologjise dhe Kimise ne Shkollen e Piqerasit , ne kete kohe u aktivizova me fizarmonike ne Estradat qe pergatiteshin nga Naqe Boci , ne Kooperativen e Bashkuar Nivice-Lukove . Ne shtatorin tjeter Jani Thomagjini influecoi qe te transferohesha ne Shkollen e Nivices per te qene me I lidhur me aktivitetet artistike te Kooperatives se tij. Nje aktivitet I gjere me priste mua dhe fizarmoniken time gjate 3 vjeteve qe punova ne Nivice . Ne nje muaj pergatisnim 3 numra Estradash ne Nivice , Shen Vasil dhe Lukove , ishin dhe aktivitete plus si shfaqje ne percjelljen e bagetise per verim ne malin e Nemerckes , argetimin e grave kooperativiste qe korrnin grurin mbremjeve vone dhe mengjeseve heret ne fushen e Nivices , duhesh ti bija fizarmonikes ne Rrapin e Nivices qe te mblidhej Asambleja e Kooperatives ne takim me Kryetarin . Duke cfryre e fryre kacekun e fizarmonikes degjoja zerin e Sekretarit te Partise qe bertiste : - Bjeri Stefan me forte xurrnase me forte qe te mblidhen shpejte anetaret , ah… ! Cfare shperbimi…..! 
Kur shoh filmin “ Parrullat” prekem shume me kujton mbushjen e mureve te fshatrave dhe stallave me parrulla te shumta te ftohta qe shprehnin absurditetin e sistemit Komunist dhe Diktatures se Proletariatit. 
Ne gusht 1966 me pushuan nga puna si mesues , kjo ishte nje fitore e dyshes intriguese , Sekretarit te Partise dhe Drejtorit te Shkolles duke me akuzuar si adhurues i tre V-eve revizioniste VILA , VAJZA , VETURA , me fshine gjithe punen time si Mesues dhe Aktivist Shoqeror . 
Po une nuk e nderpreva aktivitetin artistik i cili nuk mund te vazhdonte pa muzike , fale keshilles se babait tim qe nuk duhet te tregoja asnje zemerim , asnje fjale pakenaqesie dhe te vazhdoja si me pare provat me tre fshatrat e kooperatives ndryshe do shkoja ne “Universitetin e Spacit” . Nje vit punova ne kooperative si muzikant ne kulturen me 25 dite ne muaj.
Ne kete vit bashke me N. Bocin vume ne skene 2 perla numerin estrades “ Kapiten Mertiri” dhe teatrin me kater akte “Ne emer te lumturise”.
Estrada “Kapetan Mertiri” ishte nje shfaqje jashte kohes dhe realizimit socialist , por ishte nje perle moderne qe I beri aktoret e estrades se Sarandes te kryenin aksione duke sabotuar pjesmarrjen e publikut ne shfaqjen tone , megjithate kinemaja u mbush plote , por ishte nje gazetar mistrec qe beri nje artikull ne gazeten Zeri I Popullit qe na vuri ne pozite te veshtire. Naqen si regjizor dhe mua si drejtues te muzikes . Fatmiresisht na shpetoi Jani Thomagjini , qe I ndriti shpirti atje ne Parajsen Qiellore . Ne ate artikull nder te tjeret thuhej : - E cfare mund te presesh nga nje numer estrade qe muzika drejtohej nga Stefan Kocaqi , nje I pushuar nga puna si nje idhetar I moralit borgjezo-revizionist dhe nje regjizor qe I mbane syte nga vjerri I tij ne Korfuz etj….etj 
Ne fakt ai gazetar kishte nje fare te drejte , ajo estrade ishte shume moderne gjate cdo kornize standarte , skena paraqeste nje anije me vela ku ne kuverten e saj , aktronin detare te merguar , por edhe punetor e fshatar qe inspironin per nje jete te re, por ne “udheheqjen e partise” . Kengetaret : Jorgo Nasti , Anastas Boci , Polikseni Hajdhi , Leta Dhima kendonin duke levizur neper kuverten e anijes me duart ne litaret e velave , duke menjanuar keshtu qendrimin statik te kengetareve te tjere perpara mikrofonit . Instrumentistet e veglave muzikore : Une  , Thanas Boci , Misto Thomaniku , Anastas Boci , Sadedin Kapo , ishin veshur me bluza marinara dhe bereta blu ne koke , pantallona doku te mbledhura deri ne gjunje , ishin ulur jo ne karrige , por ne shkembinjte koralor te vendosur ne krahe te anijes , kurse kembet pa kepuce I kishin te zhytera , deri ne kycin e  kembes ne cektinen e detit. Me te vertet ky numer estrade ishte nje perralle por shume me rrezik qe ne e morem parasysh me gjithe pasojat qe mund te kishim .
Aktoret : Filip Jani , Vasil Hajdhi , Sofo Dhima , Minello Boci , Krisanthi Gjika , Valentina Gjoni , Aleksandra Spiro etj. Moren shume duartrokitje per interpretimin me vertetesi dhe humor te personazheve ne veprim.
Teatri me kater akte “Ne emer te lumturise” ishte nje tjeter arritje per teatrin e Lukoves , kjo pjese teatrale tregoi se teatri ishte pjekur artistikisht , per te vene ne skene , pjese nga dramaturg shqiptare dhe te huaj me profesionalizem ne cdo skene teatri ne Shqiperi . 
Mbaj mend me sa vertetesi u realizua trupa e SS Gjermane nga Une , Jorgo Nasti , Naqe Mertiku , aty ku dolem me pantallona te shkurtra , menget e bluzave perveshur dhe atomatiket ne gjoks nga publiku doli nje WOW massive , nje grua nga salla bertiti : - Fani dhe Gogo ju marrte djalli , na ngrite gjakun , thame se erdhen perseri ata katila …
Ky ishte vleresimi me I mire per ne , trupa e teatrit tani kishte aktore me pervoje qe I kemi permendur me larte , por u aktivizuan dhe aktore te rinje si Niko Lazri etj.Gjithashtu stilisti Polimer  Varfi ,kontributi I tij ishte evident me kostumet e te gjitheve teatrove dhe puna e tij ishte e pazevendesueshme ne teater por edhe ne veshjen me gusto te rinise lukovjote.
Per mua do te mbeten te paharruara mbremjet e vallezimit me pjesemarrjen e te rinjve te Lukoves , Shen Vasilit dhe Nivices ne sallen e Lukoves , me behesh zemra mal dhe nuk me lodhte fizarmonika per ore te tera kur shikoja 50 cifte qe kercenin e kendonin ne krahet e njeri tjetrit , duke u shikuar ne sy te dashuruar , me lumturonte fakti qe edhe une kontribova ne emancipimin e ketyre te rinjeve qe e donin te Bukuren , e donin ta jetonin Jeten edhe ne ate sketerr komuniste . 
Ne vitin 1969 une u emerova mesues ne Vrion , keshtu qe u ndava nga aktivitetet dhe Lukova ime.
Bashke me mua , si fizarmonicist kane punuar sipas mundesive edhe Thanas Boci dhe Anastas Gjika , kur une u largova me Naqe Bocin , punoi ne fizarmonike Jeno Boci Vaso Shameti , si dhe instrumentiste nga aksionet e rinise ne taracimin e bregdetit , me vone u kthye nga shkolla artistike e kultures , Thimjo Mehilli (Xhimi) , I cili punoi si instrumentist dhe pergjegjes kulture pas Naqe Bocit I cili doli ne pension .
Per aktivitet e tyre une nuk mund te flas se nuk kam njohuri.
Falenderoj Stafin Radio Riviera Lukove qe me dha mundesine , tiu kthehem dhe njehere atyre kujtimeve te rinise time aktive ne funksion , te dashurise per te gjithe ata bashkepuntore qe kemi ndare sebashku , Gezimin e Krijimit , Gezimin e Punes per te vazhduar rrugen artistike te Lukoves . 
FUND