23.12.09

Në Shqipëri ndodhen 638 xhami dhe 1.119 kisha. Nuk ishim vend me shumicë myslymane?

Deri më sot nuk ka pasur një bilanc zyrtar sesa është numri i objekteve të kultit në Shqipëri. Por së fundmi janë komunitetet fetare ato që komunikojnë numrin e ndërtesave të tyre. Në Shqipëri ndodhen 638 xhami dhe 1.119 kisha. Drejtues të komunitetit ortodoksë thanë për gazetën "Tirana Observer" ky besim fetar ka 425 kisha ortodokse. Drejtuesit e besimit katolik deklaruan në vend numërohen 694 institucione fetare të këtij besimi.

Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Myslyman Saimir Rysheku, thotë se objekte fetare të besimit mysliman janë 568 xhami dhe 70 tyrbe të sektit bektashi. Në një raport ekskluziv, "Tirana Observer" boton numrin e saktë të objekteve të kultit, sipas të dhënave të vetë drejtuesve të këtyre komuniteteve. Një pjesë janë objekte të rikonstruktuara, që kanë histori qindravjeçare. Ndërsa pjesa tjetër janë objekte që ndërtohen për herë të parë. Shtrirja gjeografike e tyre është në gjithë vendin. Ndërsa dendësia e objekte varion sipas numrit të besimtarëve për çdo komunitet. Në total numri i objekteve fetare të të gjitha besimeve në Shqipëri është 1757.

Objektet fetare
Numri më i madh i objekteve fetare i takon besimit katolik, që në fakt rezulton se ka dhe më pak besimtarë. Kishat katolike në Shqipëri janë 694, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 1989 të numrit të besimtarëve, rezulton se katolikët zënë 10 për qind të popullsisë. Në vend të dytë për objektet e kultit renditet besimi mysliman. Ndërkohë që ky besim ndahet në disa sekte, por dy rrymat kryesore të tij në Shqipëri janë synijtë dhe bektashinjtë.
Numri i xhamive në vend është 568, ndërsa numri i tyrbeve, që janë dhe objekte kulti të bektashinjve, është 70. Në vend të tretë renditen objektet e kultit të besimit ortodoks. Në gjithë vendin, sipas të dhënave zyrtare të Kishës Ortodokse, numërohen 425 kisha. Në numrin e këtyre objekte nuk bëjnë pjesë vetëm ato që shërbejnë për ritualet fetare.
Një pjesë e mirë e tyre shërbejnë dhe si ambiente edukimi për brezat e rinj të klerikëve. Por rëndësia më e veçantë e tyre ka të bëjë me vlerat kulturore dhe arkitekturore. Pjesa më e madhe e objekte kanë rëndësi historike dhe shërbejnë për të identifikuar periudha të veçanta të historisë së vendit.

Ndërtimi i objekteve fetare

Duke u bazuar në shifrat e komuniteteve fetare, rezulton se edhe pse myslimanët përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë, numri i objekteve fetare që kanë ndërtuar është shumë më i vogël se objektet katolike dhe ortodokse. Të dy besimet kristiane kanë në total 1 119 objekte fetare në vendin tonë. Ndërsa besimi mysliman, duke përfshirë të gjithë sektet e tij, ka 638 objekte kulti. Nuk dihet se përse vjen ky disproporcion, por nënkryetari i Komitetit Mysliman, Saimir Rysheku , thotë se objektet e këtij besimi nuk janë rikonstruktuar të gjitha, ndërsa një pjesë e tyre janë shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme. Vlen për t'u theksuar se mungesa e xhamive ka sjellë nevojë urgjentë të ndërtimit të tyre, pasi vendet dhe hapësirat që besimtarët e shumtë të kryejnë ritet e tyre janë të pakta.

Historia e fesë në Shqipëri - Krishtërimi, myslymanizmi, zhdukja e fesë e deri te rikthimi i të drejtës së besimit
Shqipëria veç harmonisë fetare duket se është dhe pasqyra më e mirë e të gjitha besimeve kryesore sot në botë. Duke iu referuar studimeve të shumta të historianëve, rezulton se fillimet e besimit fetar në Shqipëri nuk janë të shkëputura nga pjesa tjetër e botës.
Lindja e Krishterimit, që i dha dhe fund paganizmit, do të gjente mbështetësit e vet në vendin tonë, që në shekullin e parë pas lindjes së Krishtit. Kronikat antike përmendin se një prej apostujve të Jezu Krishtit ka predikuar mësimet e ungjillin në Iliri. Një fakt që e rendit vendin tonë si një prej të parëve që përqafuan Krishterimin. Shën Pali shprehet se, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19). Ndërsa apostulli Andrea, mendohet se ka predikuar në Epir.
Dhe, bëhet fjalë për vitet 40-50 të shekullit të parë. Por edhe besimi ortodoks reflekton qartë ndarjen e dy kishave në vitin 1054. Ndarja e Krishterimit mes Katolicizmit në Perëndim me qendër në Romë dhe Ortodoksisë në Lindje me qendër në Kostandinopojë, u reflektua dhe në popullsinë shqiptare të saj kohe. Por, nëse dy besimet e para u reflektuan në pak vite në Shqipëri, Myslimanizmi do të vinte në Shqipëri gati gjashtë shekujt pas lindjes së tij. Të gjithë studiuesit bien në një mendje kur thonë se Myslimanizmi erdhi në Shqipëri gjatë shekullit të 14-të. Islamizmi në Shqipëri konsiderohet jo burimor, me një fjalë i ardhur nga pushtuesit. Ndërtesat e para fetare të besimit islam i përkasin shekullit 16 dhe 17.

Objektet e kultit mes shërbesave dhe artit

Objektet e kultit në Shqipëri nuk kanë shërbyer gjithmonë në shërbim të fesë që përfaqësojnë. Në shumë raste fati i tyre ka qenë edhe më i keq, së pari, janë përdorur për t'iu ardhur në ndihmë besimtarëve dhe fesë së tyre. Por jo vetëm kaq, viti 1967 e ktheu Shqipërinë në të vetmin vend ateist në botë. Diktatura e atëhershme i prishi kishat, xhamitë dhe teqetë. Pra, në Shqipëri që nga viti 1967 e tutje nuk kishte njeri që ndiqte zakonet fetare hapur. Kështu shumë nga këto objekte kulti u shkatërruan dhe u përdorën tërësisht për tjetër funksion. Shumë xhami përdoreshin si magazina të grurit apo të duhanit e kështu me radhë, ku nuk mungon dhe rasti i Shkodrës, që një xhami u bë sallë kinemaje. Këto vepra arti të ndërtuara me aq mjeshtëri nga arkitektët më të mirë shqiptarë dhe të huaj arritën të katandiseshin në atë mënyrë.

Objekte e kultit
Janë objekte kulti që i shërbejnë një feje të caktuar, por në tërësi kanë historinë dhe vlerat e tyre. Janë të veçanta për nga mënyra e ndërtimit dhe si të tilla edhe për nga vlerat arkitekturore. Historitë e ndërtimit fillojnë me qytetërimin përkatës të këtyre feve. Në vendin tonë 22 xhami janë cilësuar nga Instituti i Monumenteve, "Monument Kulture". Sipas vetë besimtarëve të kësaj feje, xhamia duke qenë rrënja e qytetërimit, në të njëjtën kohë është dhe fryti më i madh i këtij qytetërimi. Çdo qytetërim ka periudhën e tij të ndërtimit dhe në fund pasqyron arritjen më të madhe të tij, pra artin. Në qytetërimin e Islamit xhamia ka një vend shumë të veçantë. Ajo nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të myslimanëve. Xhamia nga një anë mban në vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mban në vete atë shenjtërimin që i takon dhe këto të dyja i mbart nga një kohë në tjetrën e kështu i bën të pavdekshme.

Arti
Objektet fetare në vetvete mbajnë një mister për nga ana e ndërtimit të tyre. Në momentin e parë që i shikon e përballesh me to, të ngjajnë të paarritshme nga ana e arkitekturës. Këto objekte vijnë nga një pjesë e historisë sonë dhe zhvillimit të artit ikonografik deri te bota e mistershme e kultit në fshehtësi dhe nga ana tjetër e zbulimit të këtyre perlave nga çdo shikim i mprehtë vendas e i huaj. Të veçantë për nga stili i ndërtimit, kanë kaluar përmes shekujve të historisë së njerëzimit ulje-ngritjet e këtyre monumenteve që kanë ardhur të gjalla deri në ditët tona. Që nga tërheqja për të shndërruar në art figura të shenjtorëve dhe për të ringjallur botën shpirtërore në një objekt kulti, deri te zbrazëtirat nga lënia bosh dhe braktisja e tyre, djegiet e persekutimet, interesi turistik, por edhe ndryshimet demografike të dhjetëvjeçarit të fundit, duket se këto objekte që popullojnë, tashmë kanë të përbashkët historinë dhe trashëgiminë, por edhe ruajtjen e tyre nga komunitetet.

Xhamitë
Xhamitë janë objektet e kultit më të vjetra në vendin tonë. Kjo dhe për shkak të ndikimit të tyre. Arkitektura dhe vlerat kulturore janë të shumta. Xhamitë për myslimanët janë gjurmët e historisë së tyre, për këtë arsye kudo që kanë emigruar, puna e parë e tyre ka qenë ndërtimi i këtyre veprave madhështore dhe elegante. Xhamia nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të myslimanëve. Nga një anë mban në vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mban në vete atë shenjtërimin që i takon, dhe këto të dyja i mbart nga një kohë në tjetrën e kështu i bën të pavdekshme.

Tyrbet
Tyrbetë e teqet janë shembuj të një mjeshtërie të lartë ekzekutimi të arkitekturës, por në veçanti të brendisë, tavaneve dhe vitrazheve. Kryegjyshata Bektashiane e gjithë botës gjendet në Shqipëri, ata janë myslimanë të karakterizuar nga një tolerancë fetare ndaj të tjerëve. Bektashizmi e mori këtë emër pasi si institucion fetar u organizua nga i shenjti Hunqar Haxhi Bektashi Veliu. Shenjtëria e Tij është nga Persia dhe lindi në qytetin Nishapur, që ndodhet në rrethet e Khorasanit, në vitin 1248 pas Krishtit. Bektshizmi është pjesë e fesë muslimane, feja e këtij sekti mbështetet në kuran, por ndryshojnë nga këta të fundit në disa rite.

Kishat Ortodokse
Kisha ortodokse është një prej besimeve më të përhapura të krishtera, me një numër prej afro 214 milionë besimtarësh, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Dy besimet tjera, katolike dhe protestante kanë 1027 dhe 316 milionë besimtarë. Në Lindje ortodoksia greke bashkon më se 11 për qind të besimtarëve. Kishat ortodokse të kombeve të ndryshme janë autoqefale të pavarura. Auto-vetë dhe kefalo-kokë, çka do të thotë se drejtohen vetë, por pranojnë një kryetar nderi të Patriarkanës se Konstandinopolit; kishat ortodokse me të rëndësishme janë ato greke, ruse, serbe dhe ajo rumune.

Kishat Katolike
Kisha katolike është kisha që njeh primatinë e peshkopit të Romës. Ajo lindi në vitin 1054 pas skizmës së madhe që ndau bashkësinë e krishterë në dy pjesë kryesore, në kishën lindore dhe atë perëndimore. Ajo pretendon se në të qëndron trashëgimia e kishës universale të themeluar nga Jezu Krishti, fjala katholikos do të thotë pikërisht universale. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Evropës që u has më hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim. Numri i të krishterëve vlerësohet t'i ketë kaluar në 2.1 miliardë njerëz apo 33 për qind e popullsisë botërore në vitin 2007.

* Tirana Observer *

12.11.09

NAQE BOCI, Njeriu i kulturuar i Lukoves tone. Nje jete me aktivitete artistike (1943 – 1990)

Mikun tim Bocin te gjithe e njohin; Vendas, gjithe bregdeti por dhe te ardhurit. E njohin si njeriun me shume kontribute per kulturen, e njohin si njeriun jashte politikes edhe pse ka pesuar familjarisht prej saj. Ai vazhdon si gjithnje me qetesine karakteristike te flas per kulturen, por sigurisht jo me kedo dhe jo per tu mburrur. Po te pyesesh per te do te te thone: Ja ashtu i qete njeriu qe sheh punen e tij.
Aktivitetin artistik tregon ai e filluan me dramen “Qemal Stafa” na i solli bashkfshatari jone Arsen Lazri nga burgu i Tiranes. Ishin vite te veshtira, kishim shume veshtiresi, veshtiresi nga konceptet per pjesmarrjen e vajzave, veshtiresi ekonomike sepse duheshin materiale per skenat etj. Ngrumbullonim vaj ulliri nga fshateret tane dhe e shisnim per te siguruar materialet qe duheshin.
Pas kthimit nga internimi ai vazhdoi me aktivitetet artistike. Me djem e vajzat lukovjote vuri ne skene dramat “Gjaku i Popullit”, “Komunistet”, “Perleshja” etj. Regjizor ishte Naqe Boci. Pas clirimit te vendit u zhvilluan tre olimpiada teatrale ne rang Qarku, ne Gjirokaster dhe ne dy prej tyre grupi teatral i Lukoves u nderua me vendin e pare.
Me pas ne kohen e kooperatives bujqesore aktivitetet artistike u zhvilluan edhe me shume, jo vetem me teatrin por dhe me Estraden e Asambli. Nga grupi i Lukoves doli aktorja e mrekullushme Poli Hajdhi. Ajo tani nuk rron me por te gjithe e kujtojne nga estrada e Lukoves ne ate te Sarandes dhe ne estraden e ushtarit. Po nga kjo Estrade doli kengetari Arben Nasti e disa te tjere.
Gjithnje aty ne Gjirokaster u konkurua perseri me Dramat “Ne emer te lumturise”, “Qielli kuq” dhe perseri ne vendin e pare. Jehon ne madhe paten dhe kenget polifonike “Dy dite me te dale Prilli” dhe “Kaline moj” te cilat u kenduan nga kegetaret virtuoze Arqile Stefani, Lika Nasti, Cac Buci e Telo Stefani.
Nje jete me aktivitete artistike Boci yne ne Lukoven tone. Ai, miku im, por mendoj i respektuari i gjithe lukovjoteve per kontributin e madh qe ka dhene per argetimin e tyre dhe per namin e madh dhe te mire qe i ka nxjerre Lukoves me dha per te pare krijimet e tij te viteve te fundit por dhe pikturat e tij te mrekullushme. Une mendova ti hedh per ti lexuar ju qe shfletoni faqen e internetit LUKOVAJONE, me besimin se duhet te jemi te gjithe krenar per Lukoven e kulturuar dhe mirenjohes per kontributin e madh te Naqe Bocit.

Nga: Minella Gjenerali

8.11.09

Shën Vasil, 30 raste tokë si jo banues


Plot 30 familje në fshatin e Shën Vasilit, i cili përfshihet në Komunën e Lukovës, kanë përfituar me mijëra hektarë tokë bujqësore, pa figuruar me pasaportizim brenda tij në vitin 1991, kohë kur edhe ka nisur zbatimi i procesit të ndarjes së tokës bujqësore. Nuk janë pak, por bëhet fjalë për plot 112.630 m2 të ndara në këtë fshat, për 30 familje që nuk figuronin me gjendje civile brenda tij. Një fakt i tillë konfirmohet në projektraportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Për kontrollin e ushtruar në Komunën e Lukovës në Sarandë” për vitin e kaluar, i cili paraqet të gjitha shkeljet flagrante të bëra me procesin e ndarjes së tokës bujqësore në këtë komunë, përfshirë në rastin konkret edhe fshatin Shën Vasil. “Libertas” vijon sot pikërisht me publikimin e abuzimeve të bëra në këtë fshat, në vazhdën e atyre që ka bërë në numrat e kaluar për fshatin e Borshit dhe atë të Piqerrasit, të cilat gjithashtu përfshihen në këtë komunë. Konkretisht, raporti në fjalë i KLSH-së merr në analizë faktin se si këto familje kanë arritur të përfitojnë me mijëra hektarë tokë edhe pa figuruar në gjendjen civile, që regjistron banorët e vërtetë të këtij fshati. “Gjatë kontrollit të kryer për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë në procesin e ndarjes së tokave bujqësore, duke verifikuar dokumentacionin u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, me pasojë dhënien e 112.360 m2 tokë bujqësore në ndërmarrjen bujqësore të Shën Vasilit, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 244 të datës 02.08.1991, “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, i ndryshuar si edhe VKM, Nr. 452, e datës 17.10.1992, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore” i ndryshuar”, citon raporti në fjalë. Duke treguar konkretisht se dhënia e tokës bujqësore me pronësi 112.630 m2 për këto 30 familje të listuara, kur nuk e kanë pasur pasaportizimin e tyre më datë 1 gusht 1991 në Shën Vasil, bie ndesh me ligjet. “Për fshatin Shën Vasil, aktet e marrjes së tokës në pronësi janë të firmosura nga Napoloen Vogli, me detyrë ish-përgjegjës i kadastrës së rrethit, nga vetë ish-pronarët, si edhe Thanas Dajko, si kryeplak”, - citon më tej raporti, duke treguar edhe emrat e personave, të cilët kanë bërë që të kalojë një gjë e tillë. Duke cituar më pas edhe emrat konkretë të këtyre familjeve dhe sipërfaqet konkrete me hektarë toke bujqësore, që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme. Në këtë listë janë përfshirë edhe 3 familje, të cilat në datën 1 gusht 1991, me ndryshimet deri në tetor 1992, nuk e kanë pasur gjendjen civile fare në këtë komunë, siç është rasti i Arqile Lepurit, Llambi Gjikulit dhe Kalo Spirit
GAZETA LIBERTAS...

28.10.09

Kaline moj ...

Po e kerkoja kete kenge ne you tube dhe spo e gjeja keshtu vendosa qe ta kaloja perseri ne you tube per te gjithe

18.10.09

Lukovajone do te hapet se shpejti..

Faqja lukovajone do te hapet se shpejti pas nje problemi te vogel qe eshte krijuar.Shpresojme ne mirekuptimin tuaj per kete mbyllje koheshkurter te faqes.Administratoret e Lukovajone...

26.9.09

Punimet e para ne rrugen e shpelles..


Duke biseduar me disa te njohur ne Lukove me rrefyen dhe per projektin e rruges.Ky projekt ka nje rruge 1 kalimshme tek 3 metra e gjera dhe do te bejne disa xhepa per tu shkembyer makinat.
Te them te drejten nuk me entusiazmoi kjo rruge se me duket se po behet si te gjitha investimet ne shqiperi te nxituara qe te tregojme qe ja po punojme.Ne 2009 qe bota po ben tunele nen det po ben rruge neper male ne Shqiperi nje rruge plazhi qe do ket nje fluks te madh turistashi po behet nje kalimshme dhe do krijoje ate rrezikun qe kemi kur zbresim rrugen e bunecit ne behar se mos ndonje xhip me shofer te dehur te shkaterron makinen dhe mund te te marre dhe jeten.Por ky plazh do kete dhe frekuentime te grupeve eskursioniste me autobuza ata si do zbresin e do shkembehen me makinat e tjera apo pune e madhe do e gjejne menyren.Lukovjotet jane pro zhvillimit pasi dhe rrugen nacionale e priten me gezim dhe lejuan shkaterrimin e tokave te tyre rreth rruges dhe qe me sa di deri tani nuk jane shperblyer akoma.Kur thoshja me lart nuk me entusiazmoi e thash pasi me rrugen nacionale isha entusiazmuar shume por kur pash se cfare starndatesh ka ajo rruge u zhgenjeva pa mase.Nje asfalt qe ka filluar te ckermoqet nje rruge qe po zhytet, kthesa te forta me pa pedenca qe po te ecesh shpejt mund e te fluturosh pa asnje vend pushimi pa asnje tabele vijezime te bera me shkumes dhe punimet anesore qe mund te te shpermblidhet ndonje popel e madhe e te te bej maqilo.Pra dhe tek kjo e shpelles mos kujtoni se sdo kete te tilla.
Une e di qe dikush do thote qe e mira ska fund por nuk kerkojme dicka qe nuk arrihet thjesht te zbatohen standartet qe te jete nje rruge e sigurt per lukovjotet dhe pushuesit qe do preferojne plazhin e shpellave.

13.9.09

Shpresojme sivjet mos te ndodhin te njetat gjera me sezonin e ullinjve

Keto video jane amatore dhe duket qarte lufta qe ben Vaso Nasti me djemte e fshatit kunder kusareve qe zhvasin ullinjte e lukovjoteve sikur ti kene te tyre.Duket qarte perplasja me kusaret dhe reagimi i tyre.
Ky eshte nje problem serioz qe ka qene dhe vazhdon te jete ne Lukove pasi pjesa dermuese e fshatit ka ik ne mergim dhe keshtu eshte e lehte dhe puna e kusareve qe e bejne pa frik fare sikur te kene qene ne pronat e tyre.

8.9.09

Lukovjotet qe kane bere burg ne gjermani ne kohen e luftes..


Zbulohen për herë të parë 30 skedat personale të shqiptarëve të internuar në kampin e përqendrimit Stalag VII A në qytetin e Mosburg, në Gjermani. Të skeduarit janë pjesë e një numri të madh shqiptarësh që u arrestuan nga forcat gjermane, në qershor të vitit 1944 në të gjithë zonën e bregdetit të detit Jon.
Gjatë operacionit të gjermanëve në këtë zonë, u arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit mbi 300 veta, ku 82 prej tyre përfunduan në kampin famëkeq në Gjermani. Gazeta "Tirana Observer" boton në numrin e sotëm, 10 skedat e para të shqiptarëve të internuar si dhe listën e atyre që përfunduan në kampin e përqendrimit Mosburg.

Në skedat për secilin të arrestuar gjermanët janë munduar të tregohen shumë të kujdesshëm. Në çdo skedë të secilit prej të arrestuarve ata kanë shënuar të gjitha të dhënat personale të tij, duke filluar që nga dita e lindjes, emri i të atit, si dhe vendlindja. Por çdo i arrestuar kishte në skedën e tij fotografinë si dhe gjurmët e gishtave. Gjithashtu në skedë është shënuar edhe vendi dhe data kur ata janë arrestuar.

Të arrestuarit, sipas dokumenteve, kanë arritur në kampin e Stalag VII A në qytetin e Mosburg, në Gjermani, dy muaj pas ndalimit të tyre. Kampi i përqendrimit Stalag VII A shtrihej në një sipërfaqe prej 35 ha. Ai shërbente kryesisht si vend transiti për të burgosurit, të cilët më pas transferoheshin në kampe të tjera. Kapaciteti i tij ishte ndërtuar për 40 mijë të burgosur, por në prill të vitit 1945 forcat aleate liruan nga ky kamp mbi 130 mijë persona. Për gati 5 vjet në kampin e Mosburgut vdiqën mbi 100 mijë persona.

Shqiptaret e internuar ne kampin e perqendrimit mosburg

1. Sulejman Dushku Piqeras, Sarandë
2. Niko Bitri Piqeras, Sarandë
3. Manol Kosta Sarandë
4. Ilmi Pajo Sarandë
5. Kristo Saçi Piqeras, Sarandë
6. Thoma Strati Piqeras, Sarandë
7. Thoma Nikolla Piqeras, Sarandë
8. Nake Gjonrishi Lukovë Sarandë
9. Kolso Guri Lukovë Sarandë
10. Aleksandro Gigdima Lukovë Sarandë
11. Mitro Bitunis Lukovë Sarandë
12. Luka Ikonomi Piqeras, Sarandë
13. Asllan Hodzalli Menkulas
14. Spiro Duka Piqeras, Sarandë
15. Gjergj Duka Gjirokastër
16. Dalip Dalipaj Gjirokastër
17. Dhane Çajupi Gjirokastër
18. Mehmet Hutsusha Bilisht
19. Esat Keko Gjirokastër
20. Anastas Kosta Brezhdan
21. Laskë Roshi Sarandë
22. Kosta Guri Ziçisht
23. Petro Gjenerali Lukovë Sarandë
24. Andrea Nako Piqeras, Sarandë
25. Martiko Janaki Shën Vasil
26. Vasil Nikalla Piqeras, Sarandë
27. Pilo Memi Piqeras, Sarandë
28. Thanas Kiofris Sarandë
29. Qiriako Qirici Sarandë
30. Sabaudin Pilura Sarandë
31. Kristo Zoto Ziçisht
32. Gaki Kiofiris Sarandë
33. Vangjel Nikolla Sarandë
34. Zilfo Ademi Bilisht
35. Thoma Shevi Sarandë
36. Gaqo Spiro Shën Vasil, Sarandë
37. Grigor Laçi Piqeras, Sarandë
38. Sokrat Laçi Piqeras, Sarandë
39. Muke Haxhi Bilisht
40. Nani Hajdo Lukovë Sarandë
41. Shuko Baro Delvinë
42. Aleksandro Gjenerali Sarandë
43. Kiço Lasko Sarandë
44. Pipo Mexi Sarandë
45. Mihal Çami Gjirokastër
46. Imer Jakovia Durrës
47. Tosun Çami Gjirokastër
48. Stilo Mexi Shën Vasil, Sarandë
49. Vrana Mërtiri Lukovë Sarandë
50. Kiço Mërtiri Lukovë Sarandë
51. Manol Shameti Lukovë Sarandë
52. Naço Shameti Lukovë Sarandë
53. Naço Dajko Lukovë Sarandë
54. Pilo Profi Lukovë Sarandë
55. Andon Çimi Lukovë Sarandë
56. Tale Papajani Lukovë Sarandë
57. Manol Mërtiri Lukovë Sarandë
58. Pilo Bubuçi Lukovë Sarandë
59. Manol Gjoni Lukovë Sarandë
60. Naço Kusari Lukovë Sarandë
61. Pilo Çuni Lukovë Sarandë
62. Leonidh Mërtiri Lukovë Sarandë
63. Lek Gjikëdhima Lukovë Sarandë
64. Spiro Hajdhi Lukovë Sarandë
65. Lek Gjinarari Lukovë Sarandë
66. Petro Gjinarari Lukovë Sarandë
67. Thoma Boçi Lukovë Sarandë
68. Jorgo çetri Lukovë Sarandë
69. Sotir Hajdhi Lukovë Sarandë
70. Thoma Gurra Lukovë Sarandë
71. Koço Gurra Lukovë Sarandë
72. Foto Nasti Lukovë Sarandë
73. Vangjel Kola Lukovë Sarandë
74. Vangjel Gjinarari Lukovë Sarandë
75. Llambro Vjeri Lukovë Sarandë
76. Foto Duka Himarë
77. Manol Nikolla Piqeras, Sarandë
78. Miltiadh Capojani Lukovë Sarandë
79. Argjir Taslluku Mbreshtan, Këlcyrë
80. Ilmi Pato Ziçisht
81. Thoma Kiofiris Shën Vasil, Sarandë
82. Kosta Curi

2.9.09

Shpella bukuria e natyres dhe me tej dora e njeriut..

Kete video e bera ne shpella pasi me zhgenjeu ajo cfare shikoja.Nje rere e mbushur me pislleqe nga me te ndryshmet qe kapte cdo cep nga fillimi deri ne fund te plazhit.Bera vetem nje video te vogel sa per te treguar sesi dora e njeriut mund te prish shume gjera dhe sidomos dora e plazhisteve qe shkojne ne shpella.Nuk mund te justifikohen shishet e birrave kanacet dhe grrumbullet me ushqime te mbledhura qe na i ka sjell deti se eshte plazh i hapur.
Shpresoj dhe uroj qe vitin tjeter qe do jete i mundshem zbritja me makina pasi flitet per fillimin e rruges ne shtator te vendoset rregull nga organet vendore dhe gjithashtu te ndergjegjesohen dhe njerezit se aty ku hidhen mbetyrinat e tyre do lozin dhe femijte e tyre.
Do doja tu beja nje video me te gezueshme qe ta ndaja me ju por dhe te keqijat bashke do i ndajme se te gjithe jemi nga ai vend e na dhimbset...

29.8.09

Rruga nga lutraqi deri ne kala..

Kete video e bera ne nje xhip duke ikur nga shpella pas mbresave shume te bukura nga ky plazh por dua tu tregoj qe nqs doni te shkoni me makine veture mos e provoni per mendimin tim se do ktheheni vetem me temonin lart pasi rruga eshte prishur shume...Duket qarte se si makina hidhet perpjete nga poplat dhe gropat qe jane formuar ne rruge.

27.8.09

Foto Plazhi i Shpellave...













Me pelqyen shume fotot qe bera ne shpella dhe thash ti ndaj me ju sidomos me ata qe skane patur mundesine te vinin kete vit ne Lukove.Vitin tjeter sic thuhet qe do te filloj dhe rruga ne shtator ky plazh do ndryshoj shume nga te gjitha anet..Shpresojme te ndryshoj per mire dhe te jete ne sherbim te lukovjoteve qe jane pronar te ketij vendi te mrekullueshem..Klikoni mbi cdo foto per ta pare te zmadhuar...

25.8.09

Inagurimi i fillimit te kishes se Shen Thanasit Shen Nifonit Lukove Arkipeshkopi Anastas

Foto Kambana Ungjilli i Shen Thanasit te vjeter...






Keto jane disa foto te marra diten e inagurimit se fillimit te Kishes se Shen Thanasit Shen Nifonit.Ky ungjill eshte i kishes se Shen Thanasit te cilin eshte ruajtur per kaq vite me radhe tek shtepia e Simon Mehillit.Ky ungjill i vjeter eshte i shkruar ne Gjuhen Greke.Dhe kembana e Shen Thanasit qe ne vitin 1766 eshte ruajtur nga Lukovjotet bashke me gurin e pare te ndertimit te kishes.Gjithashtu ketu do shikoni dhe gurin e kishes se sotme qe daton ne 2009 dhe germat A A Anastas Albania

26.7.09

Projekt per titujt e pronesise ne Lukove

Çështjet e pronësisë kanë krijuar mjaft probleme në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë. Në Komunën e Lukovës. Zyrtarët vendorë thonë se do të ndërmarrin një projekt për regjistrimin e titujve të pronësisë. Sipas tyre, kjo do të nxisë shumë banorë që janë larguar në emigracion, të fillojnë të interesohen më tepër për pronat e tyre.

25.7.09

Bunkeret restorante te Bunecit

Në bregdetin jugor të Shqipërisë disa mijëra bunkerë janë ende pjesë e trashëgimisë së regjimit komunist që sundoi gati 50 vjet Shqipërinë. Pjesa më e madhe e tyre, të ndërtuar prej betoni dhe hekuri është e pamundur të lëvizen nga brigjet detare. Por në një gji të vogël detar në Jug të Shqipërisë banorët kanë prodhuar një ide origjinale, ata i kanë kthyer disa bunkerë, ku srehoheshin tanket, në Bare dhe në Restorante të vegjël për turistët.

22.7.09

I ndershem lind, nuk behesh

I ndershem lind, nuk behesh. Kete e konfirmon nje studim i bere nga profesoret e Harvardit, Joshua Greene dhe Joseph Paxton, sipas te cileve nuk ka asnje terapi qe mund te na beje te ndershem.

Ky studim eshte publikuar i plote ne revisten shkencore “National Academy of Sciences” ku theksohet procesi ne fjale eshte i lidhur me trurin. Dy studiuesit kryen teste tek disa njerez te ndershem dhe tek disa te tjere te cilet perfitonin ne cdo moment per te mashtruar. Testi bazohet ne nje eksperiment shume te thjeshte me nje monedhe dhe me lojen “koke apo pil”.

Ne pjesen e pare te lojes, vullnetaret shkruajne ne nje leter parashikimin e tyre, ndersa ne te dyten duhet te thone gjate hedhjes se monedhes nese parashikimi i tyre doli i sakte. Ne kete menyre ata tregojne qarte nese jane te ndershem ose jo.

Ne kete pike hyjne ne loje neurologet te cilet monitorojne disa zona te trurit si psh korja ballore e lidhur me vendimet dhe kontrollin e sjelljeve duke perdorur rezonancen manjetike. Ne trurin e njerezve te ndershem keto zona nuk aktivizohen, ndersa e kunderta ndodh tek ata qe mashtrojne. Sipas neurologeve, kjo eshte nje sjellje qe nuk kerkon autokontroll nga ana e trurit.

21.7.09

Zogu me ze fantastik..

Lepuri kundra gjarprit.

Kot i thone fjales frikacak si lepuri ja shikoni kete video dhe do ndryshoni mendimin qe keni per te..

Majmuni qe provokon tigrin.

Kot si thone dhe fjales qe ai qenka si majmun.Kur e kam pare kam qesh me lot sesi ky majmuni qe eshte majmun fare nget tigrin e se le rehat...:)

12.7.09

Kthim ne te kaluaren Michael Jackson ne Shqiperi


Kjo video me kujton kur isha ne Lukove dhe mesonim te kercenim si ky qe te benim pastaj mbremje..

11.7.09

Ja si marshojne nxenesit lukovjot ne vitin 1989


Ne kete video do shikoni nje pjese te vogel ku duken nxenesit e lukoves qe marshojne dhe duket qarte shkolla jone dhe pallati i ballshit.Dikush qe ka parakaluar aty do njof dhe veten e tij..I pari me duket si Mili i Stefane nga cunat.

19.6.09

Club Med terhiqet nga projekti per kompleks turistik ne Kakome

Tërheqja. Letra drejtuar fshatarëve: Nuk kemi projekt në Kakome e as projekt me “Riviera”. “Club Med” largohet nga Shqipëria, arsyeja: Problemet me pronat. ”Club Med”, përmes një letre publike, ka bërë të ditur largimin e saj nga projekti për një fshat turistik në bregdetin e Jonit, pas një mosmarrëveshje të zgjatur në lidhje me pronësinë e territorit, ku ai parashikohej të ngrihej. “Debati dhe polemikat 5-vjeçare rreth përkatësisë së vërtetë të kësaj pronësie, kanë paraqitur konfuzionin e vërtetë që ekziston rreth titullit të pronës në Shqipërinë paskomuniste, duke përbërë një problem të vërtetë për investimet”, thuhet në artikullin përkatës të agjencisë Reuters mbi një fakt të tillë. Duke shtuar në lidhje me këtë koncept, se tërheqja e “Club Med”, përbën një goditje të vërtetë për investimet e huaja në Shqipëri. “Nuk ka asnjë projekt për një “Club Med” në Shqipëri”, citohet të jetë shprehur Florence Le Gall, drejtor i zhvillimit rajonal të “Club Mediterranee”, në letrën që u ka shkruar fshatarëve vendas që pretendojnë pronësinë e tokës në Kakome të Sarandës dhe vetë Chrystel Baude, një zëdhënëse e “Club Med” ka konfirmuar origjinalitetin e kësaj letre. “Projekti është ndalur për pjesën tonë për shkak të çështjeve që ende nuk kanë zgjidhur dhe ajo e përkatësisë së pronës është njëra prej tyre”, shtohet më tej në letrën e paraqitur prej “Club Med”. Ndër të tjera, në këtë letër thuhet se “Club Med” nuk ka më asnjë marrëveshje me firmën “Riviera”, madje duke iu lutur banorëve që të mos përfshihen në listime e-mailesh për projekte që nuk ekzistojnë më. Kjo letër ka mbërritur pak më parë se Gjykata e Apelit të merrte një vendim, i cili mohonte pronësinë e fshatarëve të zonës për territorin e Kakomesë, ku pretendohej të realizohej projekti i madh i një fshati turistik. Nga ana e saj, në artikullin e botuar në agjencinë “Reuters” thuhet se kompania shqiptare “Riviera” deklaron se toka në fjalë është pronë publike dhe se ka një kontratë qiraje 99-vjeçare me shtetin. Ky fakt ka përligjur edhe rezistencën që ajo vazhdimisht u ka bërë protestave të fshatarëve të zonës, duke tentuar të vazhdojë punimet në kuadrin e këtij projekti.


5.6.09

Shen Vasili dhe Riviera e lukoves

SHEN VASIL -Një rrap në qendër dhe një "vend i mirë" ku mund të ndezësh qirinj për të vdekurit dhe të gjallët, e dallojnë fshatin Shën Vasil të Komunës së Lukovës, nga të gjithë fshatrat e tjerë të rrugës së rivierës, dikur degëzim i rrugës "Egnatia", e cila lidhte Romën e lashtë me Ilirinë e jugut ose Epirin, dhe tokat helene. Kambanat e një kishe në majën e kodrinës në të djathtë të rrugës, të cilat tunden nga dy plaka të veshura me të zeza, janë thirrja e vetë fshatit, sikur të donte të tregonte historinë e tij të djegur dy herë. Nga Ali Pasha i Janinës, në vitin 1798 dhe nga komunistët, në vitin 1970. Inati i komunistëve duket të ketë qenë më i madh se i Ali Pashës, pasi për më shumë se 30 vjet ata i ndryshuan emrin, duke e quajtur fshati Përparim. Minella Gjoni, mësuesi i fshatit tregon se ka shkruar 2 libra rreth historisë së vendlindjes së tij, madje tradita është transmetuar edhe tek e bija, e cila ka botuar një tjetër libër për mitet e zonës, të përbashkëtat dhe ndryshimet me mitet e vendeve fqinje. "Ky rrapi këtu po i afrohet moshës 200-vjeçare. Është e vetmja dëshmi e gjallë e jetesës dhe historisë në fshatin Shën Vasil. Historia e emrit lidhet me atë kodrën atje lart", - të thotë Minella, duke treguar nga një kishë e vogël që nga ndërtimi duket se është e viteve të postkomunizmit. Mësuesi tregon se ka gjurmë dhe dëshmi të jetesës në këtë fshat qysh në shekullin e II-të, ndërsa nga hulumtimet e kryera në arkivat e ish-Perandorisë osmane, në shekullin e XIV fshati banohej nga banorë me mbiemra katolikë. "Kjo tregon dhe origjinën e banorëve, të cilët mendohet se janë shqiptarë autoktonë katolikë", - tregon mësuesi duke vijuar se në shekullin e XVI-XVII, kalimi nën Perandorinë bizantine solli asimilimin e banorëve në fenë e perandorisë ortodokse. "Ishte kjo feja e banorëve të Nivicës, Shën Vasilit e Himarës, në kohën kur Ali Pasha synonte konvertimin e tyre në myslimanë, pasi vetëm kështu mund të ishin më të bindur ndaj Portës së Lartë, së cilës i shërbente me devotshmëri në atë kohë", - vazhdon rrëfimin e tij mësuesi. "Ali Pasha tregoi dinakërinë e tij, kur në ditën e Pashkës së Madhe të vitit 1998, hyri nga shpella, vendi ku ndodhet sot plazhi me të njëjtin emër, dhe dogji e shkatërroi fshatin. Ali Pasha dogji edhe manastirin në majë të kodrinës, i cili i kishte dhënë emrin fshatit. Me gurët e manastirit, Ali Pasha ndërtoi një kala të njëjtë me atë të Lëkursit në Sarandë, madje dy kalatë kishin pamje nga njëra-tjetra", - tregon me pasion mësuesi, duke shtuar se banorët që shpëtuan, u dërguan si skllevër në tokat e Ali Pashës në Greqi, ku shumica vdiqën nga malaria dhe sëmundje të tjera. "Zoti deshi që një pjesë e banorëve të ktheheshin sërish në fshat, dhe punën e parë që bënë, ngarkuan një grua të mbillte një rrap i cili sinjalizonte rilindjen. Rrapi është edhe sot, dhe është tregues i shpresës se edhe pas shkatërrimit ka ende jetë. Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, në vitin 1970 dikujt iu mbush mendja se me gurët e kalasë që ekzistonte ende, mund të bënte një shkollë 8-vjeçare. Dhe kështu ndodhi, ish-gurët e manastirit me të cilët ishte ndërtuar kalaja, u spostuan dhe me ta ndërtuan shkollën që ekziston sot, por që mori në muret e saj krejt historinë e fshatit...", - përfundon tregimin e tij mësuesi.
Komuna e Lukovës
Pakkush e di që plazhet e shtatë nga 9 fshatrat e Lukovës përfshijnë gati 60 për qind të vijës bregdetare të Jonit. Përfshirja konsiston në 154 km në vijë lineare me plazhe të ndryshme; nga ato të hapura, masivet, shkëmboret e deri tek më ekzotiket, shumica ende të pashkelura nga turistët. Pamja e mrekullueshme që të shfaqet sapo ke kaluar Shen Vasilin në rrugën e Rivierës, tregon se sapo je afruar në plazhin e shpelles, në një nga plazhet më të bukura të zonës. Nga rruga mund të shikosh apo të zgjedhësh rrugicat gjarpërushe që të çojnë në plazhin e Bunecit, plazhin e Shpellës, Plakoto, Krorëz, ku ndodhet dhe Manastiri i Shën Mërisë, pjesë e Triadës së Shën Mërisë, plazhi Heremet, si dhe plazhi i Kakomesë. Muaji maj është fillimi i "pranverës" për këtë zonë. Të rinjtë kthehen nga Greqia ku punojnë në stinët e tjera të vitit, ndërsa kanë filluar të mbërrijnë pushuesit e parë. Por, historia është vetëm A-ja e asaj që ofron kjo zonë. Pamja që ofrohet është përrallore, saqë thua se ia vlen "të hash" gjithë atë pluhur që ngrihet nga rruga në proces ndërtimi. Ujërat e kristalta përplasen në pasqyrë me vargmale të formave dhe llojeve nga më të ndryshmet, duke gërshetuar klimën e turizmit malor me plazhet ranore, zallore dhe shkëmbore. Një panoramë e tillë mbetet oferta më e mirë që bëhet nga banorët e rivierës, edhe pse duket se ata vetë kanë filluar të bëjnë përpjekjet e para për një turizëm bashkëkohor. Trokitjet e çekiçëve dëgjohen thuajse nga të gjitha lokalet dhe hotelet e zonës së plazhit, por edhe në banesat që do të hapen për pushuesit. Të zotët janë duke u dhënë dorën e fundit restaurimeve, të cilat duket se nuk kanë ndonjë ndryshim të madh me vitin e kaluar.
Gazeta shqiptare

19.5.09

Japoni, telefoni qe karikohet me rrezet e diellit

TOKIO- Tani celulari mund të shfrytëzojë energjinë diellore për tu karikuar: Operatori i tretë celular i Japonisë Softbank, ka prezantuar në Tokio telefonin e parë celuar që është në gjendje të karikojë baterinë përmes paneleve të veçanta diellore, ndryshe nga karikimi tradicional me korrent. 

Modeli i ri, i quajtur Solar Hybrid 936SH është prodhuar nga Sharp, ndër liderët botërorë të prodhimeve të pajisjeve fotovoltaike (pajisje që e marrin dritën e diellit dhe e kthjenë në energji) . Celulari do të dalë në treg në verë në shumën rreth 40 yen e këmbyer në valutën europiane kushton 300 euro. 

Karikimi i baterive të celularit me energji diellore arrihet falë paneleve të vogla fotovolkaike që janë vendosur në kapakun e telefonit dhe që lejojnë, nga sa është deklaruar nga prezantuesit, që me dhjetë minuta ekspozim në diell, telefoni të ketë një karikim të mjaftueshëm për dy orë kur nuk flet, ose një 1 minutë bashkëbisedim. 

Kompania krijon gjithashtu mundësinë e rikarikimit të telefonit në mënyrë automatike teksa është në përdorim në ambiente të hapura, ndërkohë që aparati është i mbuluar nga një material special që nuk lejon ujin ose lagështirën. 
(s.g/BalkanWeb)

1.5.09

MAREDHENJET TONA ME SHEN VASILIN KANE QENE HISTORIKISHT TE SHKELQYERA DHE TE TILLA DO TE VAZHDOJNE TE JENE EDHE NE TE ARDHMEN.

Duke e konsideruar kete faqe tonen edhe si nje gazete te Lukoves po shkruaj disa rreshta per te sqaruar te gjithe lukovjotet ne lidhje me disa zhvillime te koheve te fundit.

Para disa ditesh mora vesh se dy persona kishin takuar anetare te pleqesise ShenVasil dhe u kishin thene se une dhe Kryetari i fshatit Lukove pengojme ne Tirane kthimin e pronave per ShenVasilin.

Kjo shpifje e radhes e kundershtareve tane eshte ne vazhden e:

  • Shpifjeve te tyre per Kryetarin e pleqesise Lukove per gjoja blerjen e nje toke ne Plakoto apo te nje studimi te paraqitur nga ai per nje fshat turistik ne ate vend.
  • Shpifja per marrjen nga ana e Kryetarit tone te nje sasie prej 5000 Euro nga Vasil Gjika.
  • Shpifje te tjera per Kryetarin e pleqesise te cilat jane aq te ulta sa nuk mund ti permend ne kete faqe.
  • Shpifja qe adresohej kunder meje per gjoja orvatje te Gjikdhimajve per te grabitur qendren e fshatit Lukove.
  • Fushata satanike e Xhaferrit te internetit i cili shkruajti ne emrin tim,te kryetarit te fshatit dhe me disa pseudonime te tjera. Duhet nenvizuar ketu se Xhaferri i internetit shkruajti shprehje te tilla ne emer te Vasos si psh: Do te godasim te huajt, hundecovitet nuk do te marrin toke nga kthimi qe do te behet, do te perfitojne familje te medha si Thomaniku, Nasti,Gjikdhima, Mehilli. Pra Xhaferri u mundua qe te krijoje tensione artificiale me te ardhurit ne Lukove, midis vete lukovjoteve, lukovjoteve dhe hundecoviteve.

Ne vazhden e fushates se pandalshme denigruese te Xhaferreve kunder Lukoves, ishte e natyrshme qe te behej edhe nje perpjekje per te helmuar maredhenjet midis Lukoves dhe ShenVasilit. Dhe per kete duhej shfrytezuar nje mosmarrveshje qe kemi aktualisht per kufirin mes dy fshatrave tona.

Une i paralajmeroj edhe njehere tjeter keta te njerez te ulet, te pafytyre, mosmirenjohes dhe te pabese se asnje perpjekje e tyre per te shkaktuar tensione midis Lukoves dhe ShenVasilit nuk do te kete sukses. Mosmarreveshjet e castit qe ekzistojne midis Lukoves dhe Shen Vasilit ne do ti zgjidhim me njeri tjetrin dhe nuk kemi nevoje per ndihme. Ne menyre te vecante nuk kemi nevoje per nderhyrjet e atyre qe kane zgjedhur si menyre jetese luften kunder te gjitha fshatrave te Komunes Lukove.

Se fundmi do te sqaroja dicka ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme per Kryetar Komune te Lukoves duke qene se edhe Xhaferri i internetit u perqendrua shume ne kete teme.

Ne keto zgjedhje Lukova do te kete ndikimin me te madh qe eshte pare deri me sot ne historine e zgjedhjeve.

Lukovjotet sipas te gjitha gjasave, do te jene  ne keto zgjedhje me me shume se nje kandidature. Kjo sa per te shuajtur kuriozitetin ne parim.

Se cilet do te jene ata qe do te kandidojne, eshte ende heret per ta treguar.

Sa per ata qe zgjodhen qe te jene kundershtaret e Lukoves, nje gje eshte e sigurte; do te paguajne pasojat e zgjedhjeve te tyre.

 Nga Maksimiljan Dhima

23.4.09

Nivica, tension të dielën e Pashkëve

Shteti rrezikon të çojë konfliktin drejt një drejtimi që vështirë se mund të kontrollohet. Kisha e Kakomesë do të jetë e hapur për Pashkët, teksa banorët kanë frikën se do të bllokohen nga policia. Mesazhi i Kumit për Berishën. Një pushtim i një vendi të shenjtë nga një bandë kusarësh. Me këto fjalë, përfaqësuesi i banorëve të fshatit Nivicë, Vladimir Kumi, i është drejtuar në mesazhin e vet Kryeministrit Sali Berisha. Duke kërkuar lejimin e ceremonisë së Pashkëve në Kishën e Kakomesë, ai ka nënvizuar se bllokimi policor i një rituali të tillë do të sillte pasoja të paparashikueshme. Më poshtë, “Libertas” jep të plotë mesazhin drejtuar Berishës. “Z. Kryeministër! Komuniteti i Nivicës, në pritje të Pashkëve në mënyrën më të pamerituar, është privuar dhimbshëm nga kënaqësia dhe e drejta e këtij rituali qindravjeçar që mbahet në Manastirin e Kakomesë. Është në nderin tuaj që, sado me vonesë të shporrni prej vendit tonë të shenjtë bandën e kusarëve që e ka pushtuar. Mos vazhdoni ta zhgënjeni komunitetin tim. Me dhimbje, kryetari i Komunës Lukovë, Vladimir Kumi”. Pashkët e së dielës provokojnë tensione në Nivicë. Policia mund të bllokojë festimet në Kishën e Kakomesë. Kreu i Komunës Lukovë: “Nëse banorët pengohen, gjendja mund të degjenerojë”.

Konflikti i Kakomesë fiton një dimension të ri. Shurdhëria e qeverisë për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të komunitetit, apo për të menaxhuar zyrtarisht pakënaqësinë e tyre që po përballet me masat policore, po provokon edhe një tension emocional, që rrezikon shkarjen drejt konfrontimit. Afrimi i festës së Pashkëve po e gjen ndërtimin e fshatit të ri turistik të Kakomesë të rrethuar nga një situatë që mund të marrë ngjyrime të tjera. Përfaqësuesi i komunitetit të Nivicës dhe njëkohësisht kryetar i Komunës Lukovë, Vladimir Kumi, ka deklaruar dje, për “Libertas”, se synimi ende i pashprehur për të penguar banorët të festojnë Pashkën në Kishën e Kakomesë bart brenda vetes farën e konfrontimit fizik. “Të dielën do të mbahet ceremonia e pashkëve në Kishën e Kakomesë. Nuk ka asgjë të organizuar, por nuk përjashtohet fakti që, nëse banorët do të pengohen për të marrë pjesë, gjendja të degjenerojë”, tha Kumi. I shqetësuar nga kjo situatë, ai ka bërë të ditur se i ka nisur një mesazh Kryeministrit, ku kërkohet ndërhyrja për zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që situata me komunitetin të mos degjenerojë deri në konfrontime. Apeli publik i kryetarit të Komunës Lukovë është dëshmi e situatës së ndezur në Nivicë, e cila, me sa duket, po mbahet nën kontroll përmes pranisë policore. Theksimi i pelegrinazhit tradicional drejt kishës, e cila gjendet brenda murit turistik, përveçse është një taktikë shumë sensibilizuese, flet për krizën e marrëdhënieve mes banorëve dhe shtetit. Implikime të kësaj natyre që e vendosin Tiranën zyrtare në një situatë të sikletshme e bëjnë edhe më të perceptueshëm nervozizmin që dominon komunitetin. Por, ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se në këtë histori që vijon prej vitesh, qeveria duket se nuk ka ndërmend të lëshojë pe për ndërtimin e fshatit turistik, një vepër e cila edhe përmes fjalëve të një përfaqësuesi të pushtetit, siç është Kumi, konsiderohet pushtim.

Konflikti i Nivicës i përfshin të gjithë. Konflikti i Kakomesë, i nisur që në kohën kur Kryeministër ishte socialisti Fatos Nano, ka implikuar së fundmi nj sërë aktorësh politikë me peshë. Përveç Kryeministrit, i cili ka preferuar heshtjen si qëndrim, ka qenë një angazhim personal i Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që ka “shkundur” politikën nga anashkalimi i kësaj çështjeje. Por ndërhyrjet e Tiranës që, sipas ecurisë së deritanishme vetëm sa kanë acaruar situatën, janë pasur edhe nga vëmendja e tërthortë e Athinës, e cila nuk ka munguar që të prononcohet për sa i përket situatës së pronave në bregdetin shqiptar. Përveç ministres së Jashtme, Dora Bakojanis, ka qenë edhe zëvendësi i saj, Varvitsiotis, ai që ka deklaruar një qëndrim thuajse të hapur pro banorëve të Bregdetit në drejtim të së drejtës së pronësisë.

21.3.09

Laptopi që bërtet kur grabitet “Kapeni Hajdutin”


“Hiqi duart nga mua. Jam grabitur. Kapeni hajdutin”, bërtiti laptopi. Kjo është një zgjidhje e re ndaj të gjithë pronarëve që duan të ruajnë laptopët e tyre. Një program është instaluar në të që lëshon zërin e pronarit, sapo i rrëmbehet nga dikush tjetër.
Programi lejon përdoruesit për të shfaqur alarmin në ekranin e kompjuterit të humbur madje dhe për të vendosur edhe një mesazh të folur. Software-t për gjetjen e laptopëve të vjedhur kanë qenë hedhur në treg për disa kohë, por ky tip i ri është i vetmi që raporton humbjen apo vjedhjen e tij.
Por mënyra për të gjetur laptopët e vjedhur tani duket se po funksionon. Pronarët mund të raportojnë për laptopët e tyre të humbur duke u loguar në një website, i cili dërgon një mesazh me modelin: të kuq dhe të verdhë "të vjedhura apo të humbura" dhe nje pop baner shfaqet në ekranin e sapondezur të lap top kur mesazhi është nisur. Sipas këtij versioni të fundit të softëare, përdoruesit mund të dërgojnë edhe një mesazh të folur
Programi Retriever “Vjedhje-goditje” është prodhuar nga Front Door

Vjedhje e goditjes-program, zagar, ka qenë prodhuar nga Fronti Door Corporation, një kompani e vogel kjome bazë në Colorado. Carrie Hafeman, shefi ekzekutiv i saj, tha se në qoftë se pronarët në një sekondë dërgojnë mesazhin e tyre se kompjuteri i tyre është zhdukur në mund t’i ndohmojmë me ate banerin që u nisim me ngjyrë të kuqe os etë verdhë që u thotë se “Laptopi është vjedhur ap është humbur. e një sekondë kuti duke treguar se ka shkuar kompjuterin e tyre, kur është e niset, "i madh i kuq dhe një flamur i verdhë pops up, duke thënë 'Kjo është laptopë humbur apo vjedhur".
Në qoftë se një hajdut i jep acess internetit në një lap top të vjedhur, Programi Retriever do të grumbullojë të dhëna të shërbimit të internetit në përdorim të këtij lap topi, në mënyrë që më pas të lajmërojë policinë për vendodhjen e vërtetë të laptopit.
(d.bTimesOnline//BalkanWeb)

20.3.09

Fatma Zyberi - Buze Adriatikut

NE KETE VIDEO DUKEN QARTE TARACAT E LUKOVES PER DIKE DO KTHEJNE KUJTIME TE BUKURA DHE PER DIKE NDOSHTA DHE TE HIDHURA.