1.5.09

MAREDHENJET TONA ME SHEN VASILIN KANE QENE HISTORIKISHT TE SHKELQYERA DHE TE TILLA DO TE VAZHDOJNE TE JENE EDHE NE TE ARDHMEN.

Duke e konsideruar kete faqe tonen edhe si nje gazete te Lukoves po shkruaj disa rreshta per te sqaruar te gjithe lukovjotet ne lidhje me disa zhvillime te koheve te fundit.

Para disa ditesh mora vesh se dy persona kishin takuar anetare te pleqesise ShenVasil dhe u kishin thene se une dhe Kryetari i fshatit Lukove pengojme ne Tirane kthimin e pronave per ShenVasilin.

Kjo shpifje e radhes e kundershtareve tane eshte ne vazhden e:

  • Shpifjeve te tyre per Kryetarin e pleqesise Lukove per gjoja blerjen e nje toke ne Plakoto apo te nje studimi te paraqitur nga ai per nje fshat turistik ne ate vend.
  • Shpifja per marrjen nga ana e Kryetarit tone te nje sasie prej 5000 Euro nga Vasil Gjika.
  • Shpifje te tjera per Kryetarin e pleqesise te cilat jane aq te ulta sa nuk mund ti permend ne kete faqe.
  • Shpifja qe adresohej kunder meje per gjoja orvatje te Gjikdhimajve per te grabitur qendren e fshatit Lukove.
  • Fushata satanike e Xhaferrit te internetit i cili shkruajti ne emrin tim,te kryetarit te fshatit dhe me disa pseudonime te tjera. Duhet nenvizuar ketu se Xhaferri i internetit shkruajti shprehje te tilla ne emer te Vasos si psh: Do te godasim te huajt, hundecovitet nuk do te marrin toke nga kthimi qe do te behet, do te perfitojne familje te medha si Thomaniku, Nasti,Gjikdhima, Mehilli. Pra Xhaferri u mundua qe te krijoje tensione artificiale me te ardhurit ne Lukove, midis vete lukovjoteve, lukovjoteve dhe hundecoviteve.

Ne vazhden e fushates se pandalshme denigruese te Xhaferreve kunder Lukoves, ishte e natyrshme qe te behej edhe nje perpjekje per te helmuar maredhenjet midis Lukoves dhe ShenVasilit. Dhe per kete duhej shfrytezuar nje mosmarrveshje qe kemi aktualisht per kufirin mes dy fshatrave tona.

Une i paralajmeroj edhe njehere tjeter keta te njerez te ulet, te pafytyre, mosmirenjohes dhe te pabese se asnje perpjekje e tyre per te shkaktuar tensione midis Lukoves dhe ShenVasilit nuk do te kete sukses. Mosmarreveshjet e castit qe ekzistojne midis Lukoves dhe Shen Vasilit ne do ti zgjidhim me njeri tjetrin dhe nuk kemi nevoje per ndihme. Ne menyre te vecante nuk kemi nevoje per nderhyrjet e atyre qe kane zgjedhur si menyre jetese luften kunder te gjitha fshatrave te Komunes Lukove.

Se fundmi do te sqaroja dicka ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme per Kryetar Komune te Lukoves duke qene se edhe Xhaferri i internetit u perqendrua shume ne kete teme.

Ne keto zgjedhje Lukova do te kete ndikimin me te madh qe eshte pare deri me sot ne historine e zgjedhjeve.

Lukovjotet sipas te gjitha gjasave, do te jene  ne keto zgjedhje me me shume se nje kandidature. Kjo sa per te shuajtur kuriozitetin ne parim.

Se cilet do te jene ata qe do te kandidojne, eshte ende heret per ta treguar.

Sa per ata qe zgjodhen qe te jene kundershtaret e Lukoves, nje gje eshte e sigurte; do te paguajne pasojat e zgjedhjeve te tyre.

 Nga Maksimiljan Dhima

2 comments:

Anonymous said...

Perca e sundo eshte metod e vjeter, shekullore. Shume here personat qe perdorin kete metod i bejne varrin shokut e bien per vete. Tani njerezit jane te shkolluar, edukuar, dhe nuk e besoj se i marrin per baze shpifjet e Xhaferrit ose te dikujt tjeter. Pas shume e shume betejash te humbura, Percarja eshte e vetmja metode qe ka ngelur per te futur kthetrat ne bregdet.
Jame e bindur se as nje here nuk kane per te fituar. Nuk e kame iden se kush eshte Xhaferri i internetit sepse as nje nga shkrimet e tij nuk harrita te lexoja, dhe nuk e kuptoj mire se c'far lemshi ka mbleksur.
Falenderoj Kryesin e fshatit, dhe you cuna qe na vini ne dieni dhe jeni te gatshem te na sqaroni c'do gje.Faleminderit...............JV
BASHKIMI BEN FUQIN

donspiro said...

Perca e sundo....Po kjo eshte nje metode e vjeter por qe ne keto rrethanat tona as qe ka per tu arritur.Shovasjotet jane ne krahun tone dhe ne ne te tyre keshtu qe cdo perpjekje nga kushdo eshte e kote.
Ne duhet te falenderojme ju, te gjithe antareve per mbeshtetjen juaj te madhe qe na jepni.Do jemi ne cdo moment ne informimin tuaj dhe ne pritjen e komenteve tuaja qe na bejne gjithnje e me shume ne evulimin tone si faqe.