2.12.08

Kryekomunari nivicjot i Lukoves vihet nën akuzë




Kryekomunari i Nivicës vihet nën akuzë
Prokuroria e Sarandës: Kemi nisur procedimin për Vladimir Kumin dhe banorë të tjerë të fshatit
Prokuroria e Sarandës ka nisur prej pesë ditësh procedimin penal për disa banorë të fshatit Nivicë, mes të cilëve edhe kryetari i Komunës së Lukovës, Vladimir Kumi. Kreu i komunës, i cili po drejton lëvizjen e fshatarëve të Nivicës kundër ndërtimit të një fshati turistik në Gjirin e Kakomesë, po hetohet për vjedhje dhe për kundërshtim të punonjësit të policisë. Këto akuza janë ngritur nga përfaqësuesit e kompanisë "Riviera" dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë. Kreu i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Sarandës, Alfred Agolli, tha dje për gazetën "Shqip", se "prokuroria e rrethit ka nisur një procedim penal për disa banorë të fshatit Nivicë, të cilët akuzohen për vjedhje dhe për kundërshtim të punonjësit të policisë", prokurori Agolli pohoi se mes këtyre personave figuron edhe emri i kryetarit të Komunës Lukovë, Vladimir Kumi. Të gjithë këta persona, përfshirë edhe kryekomunarin janë hetuar fillimisht nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, e cila prej pesë ditësh ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Sarandës. Sërish dhunëPor, ndërsa prokuroria ka pesë ditë që mbledh prova, nivicjotët, me në krye Kumin, kanë vijuar edhe dje të mbajnë të bllokuar me forcë rrugën që të çon në Gjirin e Kakomesë. Dhuna nuk ka munguar as dje, kur një punonjës policie private, që është pajtuar nga kompania "Riviera" është plagosur me gurë. Policia ka shoqëruar për këtë akt një nga protestuesit, i cili është lënë përsëri i lirë. Edhe krerë të Komunës së Lukovës thanë se janë shënuar përplasje fizike me forca të policisë që qëndronin atje dhe se nga persona të paidentifikuar është bërë thyerja e xhamave të makinave private të banorëve të komunës. TubimiNë orën 10.00 të paradites së djeshme, Gryka e Prodanit është shndërruar në vendin ku u mbajt një tubim i banorëve të Nivicës për çështjen "Kakomeja". Në mbështetje të qëndresës së tyre për të mos lejuar ndërtimin e fshatit turistik kanë qenë edhe banorë nga fshatra të tjerë të komunës, si edhe nga Himara. Në sfondin e tubimit qëndronin parulla të ndryshme. Në vendin që u kthye në foltore të disa përfaqësuesve ishte vendosur një poster me pamje të Kakomesë, në të cilin shkruhej "Komuniteti i Bregdetit është zot i administrimit të truallit të vet". Pjesëmarrës në miting mbanin pankarta, në të cilat shkruhej IK, "Kakomeja është jona", "Poshtë hajdutët e tokave". Janë dëgjuar edhe thirrje "Poshtë Nano" etj. Disa forca dhe automjete të policisë së rendit kanë qenë të pranishme gjatë kohës së zhvillimit të tubimit, të gatshme për të garantuar qetësi e rend dhe për të shmangur provokimet e mundshme, të cilat kanë munguar gjatë tubimit.

1 comment:

Anonymous said...

rroft bregdeti