4.10.22

Dasma Lukovjote.

DASMA LUKOVJOTE 

Femijeria ime ishte shume pasur emocionalisht.Lukova i hapte nje horizont pa kufi fantazise time te shtrija krahet dhe te perqafoja me dashuri; Detin.,dallget shkembinjte patlat bashke me ohinat, si dhe kandilat qe na digjnin kembet Dashuroja kishat,kur sherbenim ne ajodhime per ti hedh priftit melatet edhe kur vdiste ndonje i moshuar ndanim shportat me grure per ti ngjyer faqet dhe buzet me sherbetin e sheqert.Ishte feste kur prisnim nenat nga mbjellja e grurit ne Qafen e Kumbulles.Nenat e dashura na mbushnin duart me “ Buken e Qyges e ne i hanim plot lezet ato mbeturina buke, qe teperonin nga tryeza ambulante ne mal, pastaj me duart te mbushura me gorica si akullore iknim duke vrapuar te gezuar.Me pelqente edhe shirja e grurit ti bija kalit me kamxhik ne lemin plot me doreza te arta gruri,te hidheshim me koke ne togun me kashte e pastaj ne darke ulerinim nga vellonaqi qe nenat na hiqnin halat e grurit nga veshet.Plot emocion prisnim Abazin,cobanin e fshatit,te benim garat me gomaret dhe kuajt per te dale fitimtari i dites, kurse tek Barba Thoma Bala me nje karavane italjane merrnim qumeshtin e dites. Ne vedren e madhe ku mileshin dhite me nje luge prej gjethe bocke,une dhe Pirua.djali i Thomait, shikonim shkumen e qumeshtit akoma pa kulluar nga qimet dhe kakerdhite e dhive.Me pelqente dhe mbledhja e ullinjve ,i strukur ne trungun e ullirit ,me nje llabane thesi ne koke shikoja me admirim duart e shkathta te nenes qe mblidhte ullinjte me te shpejte dhe i hidhte ne nje futa te lidhur ne bel E c'fare nuk me kujtohet ,te githa i desha me zemer ,por ato ge na kenaqnin me shume ishin DASMAT LUKOVJOTE.
Ne kete shkrim dua te ndaj kujtimet e mia per keto dasma tradicionale, te cilat sillnin nje gezim masiv ne gjithe fshatin,nje feste unikale qe vetem ne dime ti bejme . 



Cifti i dashuruar mezi priste te shpallej fejesa ,ti jepnin fund dashurise se fshehte dhe te mirrte krahe dashuria e lire dhe te fluturonte ne endrrat e neteve te gjata. 

Babai i djalit , nje dite te Diele pas meshes i veshur me kostum dopjopet e me borselino ne koke trokiti ne porten e babait te vajzes.E priten ne porte babai dhe nena e vajzes duke shtrenguar duart dhe u futen se bashku ne hoden e prites.U pi kafja dhe rakia me urimin njezeri - “Tena trashegohen ,na qofte buka e embel. 

Tani djalit ju hap rruga per te hyre lirisht ne shtepine e nuses se ardhme .Me pretekstin e ndonje pune ,nena motra e saj largoheshin nga shtepia e atehere te dashuruarit hidheshin ne krahet e njeri tjetrit......! 

Fejesa kaloi shpejt me vallzime shetitje e pune se bashku.Vajza ne hijen e hardhise qindiste ne gjergjef proshqofallet.mandilet dhe corapet dhurate per familjen e burrit .Ne pergatitien e pajes, e ndihmonin dhe shoqet duke kenduar e duke lagur njera tjetren me uje tek vija e kadremit.Rrobat dhe kostumet per nusen i qepnin ne Sarande tek mudhistra deropolite Sofia,kurse kostumi i dhenderrit qepej tek Thanas Llakua .Kepucet dhe sandalet i porositnin tek kepucaria special e Misto Gjonit ne Sarande. 

Keshilli krushqor me unanimitet shpallien diten e dasmes me kujdesin qe te jete dite e Diel dhe te mos kete martese tjeter ate dite sepse nuk trashegohet cifti. 

PERGATITJET NE JAVEN PARA DASMES Preokupimi ishte jo vetem i dy familjeve te 
dasmes, por edhe per te afermit te ftuar ne 
dasem. Puna e pare e krushqise eshte pergatitja e ftesave per dasem dy deri ne tre femije ngarkohen per te shperndare ftesat dhe njeri nder ta do isha patjeter une.Disa dite perpara afrohesha me femijte qe do shperndanin ftesat.isha i paturp dhe flisja me ze te larte : Jeni te ftuar ne dasmen e Naste jua kthefshim me dasma ne shtepine tuaj. 
E zonja e shtepise na jepte llokume ,arre dhe cepele fiq ,te gezuar largoheshim pa degjuar urimet e tyre 
- Te trashegohet cifti,dhe ne dasmen tuaj 
te keqen mema. 

Dhe keshtu vazhdonte udhtimi yne gazmor, deri sa ktheheshim ne shtepine e dhenderrit,per te dorezuar listen dhe per te marr qerasine e radhes. 

Dy familjet dasmore fillonin pergatitjet per dasmen e afert . 

Burrat blenin mishin simbas stines dhe numurit te te ftuarve , fillonte pjekja ne hell ndahej vera dhe rakia ne shishe nje litroshe.Ndarja e mishit ishte nje tjeter pune qe kerkonte kujdes , te gjitha racionet te ishin te barabarta duke perfshire dhe shtesat e racioneve gjate dasmes.
Vazhdimisht kerkonin ndihmen e kuzhinerit me kulture Barba Kli Kosta I cili u tregote sasine e makaronave qe do blenin,orizit patateve,qepeve ,salcave etj. Ardhja e Priftit ishte nje tjeter rit i rendesishem ,urata me nje kryq ne dore dhe me nje tufe vasilikoi,sperkaste te gjitha dhomat me uje te bekuar nga nje vazo e argjente qe e mbante nje femije ne dore. 

Grate ndaheshin ne dy grupe; grupi i me te rejave merresh me hekurosjen e rrobave te dasmes dhe mesalles ge shtrohej ,larjen e dyshemese, shkundjen e qylimave,mbushjen e jastekeve ,fshirjen e vathit,krasitja e luleve dhe perfundonte me fshirjen e kadremit te rruges dhe lyerjen e aneve te tij me gelqere.Pastaj ato merreshin me carjen e arrave ,prerjen e vargjeve te cepeleve te fiqve,larjen e perimeve ,pergatitien e sallatave etj

Grate e moshuara me eksperjence, merreshin me pjekjen e bukeve ne furre,zinin 4 brumin e petullave ,pastaj nen tension, prane zjarrit bubulak, ne nje tigan super te madh te mbushur me vaj ulliri, fillonte procesi i hedhjes se brumit ne vajin e djegur. Gruaja e shkathet fuste doren ne brumin e bute,mblidhte pellemben e dores ne grusht dhe nga pjesa e siperme e grushtit delte nje top brumi e rrumbullakte ,gruaja jeter me nje luge te cilen e lagte vazhdimisht ne nje tenxhere me uje .merrte topin e brumit dhe e hidhte ne tiganin me vaj Keshtu vazhdonte ky proces duke hequr petullat e pjekura e duke hedhur brumin tjeter deri sa mbusheshin tepsite njera pas tjetres. Pune nen tension kishin dhe grate e te ftuarve per te pergatitur BUKEN e DASMES. Ky ishte nye proces qe kerkonte dhe ndihmen e grave te lagjes me experience ne kete pune.Buka duhej te dilte e mire qe te mos ishte jashte standartit te bukeve te dasmes .Me kujtohet nena ime kur pergatiste brumin duke i ndenjur ne koke qe te “Vinte " ne kohen e duhur, pastaj ngrohte furren .zbrazte prushin , dhe me ulerima e shponin me pirun, e stamponim me FRASTUA me fjalet e ungjillit duke thirrur me faqet e skuqura - Cpejt...cpejt..ngrieni QERIN ,cpejt tundeni dhe hidheni..hooooop. O shermeri e Kostarit e Spiridhoni korfusit ndihmona .....! Duke bere kryqin me te shpejte tre here rresht .uleshin prane furres duke shfryre - Uhoj uuuuh ,u keputem ,pastaj hahahahaaaaa qeshnin te lehtesuara. Prisnin ato nena te mira ne ankth ,duke shkundur mandilet e kartes, per ta ngritur persen lart duke lene jashte ndonje xulufe te pa bindur nga e cila binin pika djerse.Buka fryhej ngadale , pastaj zverdhej korja ,dhe ato ne deren e furres thithnin ate arome te kendeshme qe ka buka e grurit te ri.E nxirrnin nga furra me kujdes .e fshinin me nje lecke te lagur dhe e vendosnin ne nje SINI e mbeshtjelle me nje mandile te qendisur me motive kishtare .Buka ishte gati,po ashtu dhe burri kishte gati nje qengj te therur ose gjysem sipas numurit te pjestarve te familjes qe do shkonin ne dasem. 

Burre e grua te veshur bukur,me kostum,kollare dhe borselino ne koke .kurse gruaja e thjeshte, veshur me fustane me pala,te gjate dhe te zi,me kotoll me kuadrata e pollke blu saks .me unaza e vathe floriri.Ecnin te dy duke qeshur dhe ritmikisht u dilnin ne drite nje a dy dhembe floriri, qe ndriconin fytyrat e tyre te kuqe plot shendet.Ecnin e ecnin ,burri dridhte mustaqet me nje dore ,kurse me tjetren levizte bastunin e bukur plot elegance .Gruaja nga ana tjeter, me ate barre ngarkuar ,ecte pas burrit me nje dore ne belin e holle .ashtu si ecnin te gjitha grate e Lukoves.deri sa arrinin ne porten e vjeter, me nje dorez metelike per te trokitur,duke shfryre ritmikisht refrenin standard :. 

- Uuuuuhhhmoooj ....uuuuuh

,uuuuuhhhhoo...uuuuhhhh 

Ne oborr i priste i zot i shtepise dhe te dy palet ndronin pershendetjet. 

- Mirsejugjetem djali tju trashegohet u plakshin se bashku dhe ta mbushin shtepine me djeme dhe vajza plote. 

- Mireseerdhet.faleminderit qe na nderuat jua shperblefshim ne dasma ne deren tuaj. 

Pastaj dy burrat perqafoheshin duke u puthur buze me buze kurse grate putheshin faqe me faqe .Gruaja kalonte nga dhoma e dhuratave ku ato hapeshin nen vrojtimin e disa syve kureshtare grash te cilat duke fshehur gojen me pellemben e dores peshperisnin duke folur me teper me syte e shqyer qe rotulloheshin drejt syve ne alarm te grave te tera.

- Nur nur ka dal buka dhe llokumet jane te 
jashtesme ......! E keshtu vazhdonte tabloja me rrufisjen e kafeve duke marre neper goje cilesine e dhuratave te tjera. 

DITA E DASMES 
Ja ku erdhi dita e shumepritur e dasmes. Shtepia e dhendrit eshte ne alarm degjoheshin lloj lloj fjalish ne nxitim e siper.
 He mor c’beni,! mbushet hekurat me prrush, - Tundi o hutaqe te nxehen shpejt - Po ku jane pantallonat e mia - Ceshte kjo rremuje ketu - Uau, me ra vathi korba mos mu keput - Beja kepucet me boje tates - Pushoni mor ,na shurdhuat,dil ti Sokrat se erdhi berberi. Ne porte u cfaq Dhim Nasti berberi i fshatit me nje cante te vogel ne dore.Shpejt folni dhenderrit te behet gati se vajti ora. Ne veranden e shtepise u mblodhen vajzat dhe djemte ,.ne mesin e tyre qendronte ne karrike dhenderri me rrobe te vjetra dhe i parruar keshtu qendroi ai rreth dy jave qe kur te qethej te rruhej dhe te vishte rrobat e dhenderrise te dukej i bukur te hidhte lezet ashtu si thuhesh atehere.Sa filloi gershera e Dhimes,nisen edhe kenget shoqeruese plot gezim Beriberi qe rruan bene , O berbero berbero rruaje mire , O berbero . Se do beje dhenderrine , O berbero.,............ Pastaj vazhonte kenga ngushullueshja e per dhenderrin qe po kalonte djaleria ne burreri. 

Vate djaleria vate 

Qe kur vure brisk ne faqe. Kur Dhima tha fjalen Me shendet dhe me trashegime " dhe e qelloi dhendrin lehte ne zverk,u degjua nje urraaa e forte dhe duartrokitje,dy vajza e kapen nga krahet dhe e shoqeruan ne dhomen ku do vishte kostumin e dhenderrise. 

Perseri kenge humor dhe te qeshura. 

Zhvish rrobat e djalerise 

O Vasil bej

Vish rrobat e dhenderrise 

O Vasil bej 

Nena ty ti ka stolise 

O Vasil bej.........
Rremuja dhe zhurmat po shuheshin dalengadale, te gjithe dasmoret kishin dale ne oborr.Nje kolorit veshjesh ,lulesh dhe aromash zbukuroi oborrin ate mengjez .U rreshtuan sipas rangut familar ,pastaj ra qetesia. Babai shtepise foli - Nisemi , paci uraten te kemi kemben e mbare.Te na trashegohen per jete. Nena doli perpara e puthi djalin dhender dhe i tha:Te me trashegohesh te keqen nena.Ketu tek porta do ta pres nusen tende dhe derdhi perpara krushqeve nje kane me vere

Nderkohe ne shtepine e nuses kishte kohe qe ishin shtruar mesallat dhe ishin mbushur me pjata te farfurinjta me nje menu apertivi , gjera te lehta si . Arra te thyera ,cepele fiku, petulla te rrumbullakta me mjalte, djathe te njome me mjalte dhe disa pjata me te perbrendeshme te skuqura si dhe fruta deti.Pijet ishin sipas deshires, raki vere dhe pije te embla per grate.Banketi ne shtepine e nuses ishte i thjeshte ata ishin te merzitur sepse u ikte vajza e dashur ne nje familje te re ne nje jete te re.Dhe qendrimi i krushqve ishte i shkurter per ti dhene kohe kurorezimit ne kishe dhe ahengut ne shtepine e tyre. 

Protokrushku, vellai i nuses dhe fodecja motra apo tezja apo halla i futen krahet nuses dhe hyne ne dhomen e dasmes.Krushku i pare babai i djalit e puthi nusen ne balle dhe i tha 

- Te trashegoheni moj bija ime duke e perqafuar me dashuri. 

Nusja dolli ne balle te ansablit te krushqise mikse e rrethuar nga nente shoqerues te fisit te saj dhe nga protokrushku dhe fodecja. 

Doli babai dhe e puthi ne balle ,po ashtu dhe nena dhe motrat duke fshire lotet dhe hundet me mandile te qendisura. 
Akoma pa u nisur krushqit mire ja filluan kenges

Mire ja beme krushkuto 

Qe tmorem vajzeno 

Ate me te mireno 

Cka nusja qe qa me lot 

Kam babane s‘e le dot 

Mere dhe babane prapa, 

Ta nisim coban me pata 

Cka nusja qe qa me lot 

Kam nenen e s‘e le dot 

Mere dhe nenen me vete 

Te na tund ato djepe. 

Me gaze e hare ,te qeshura dhe kenge 

vazhdoi rruga deri ne kishe .Dua te shtoj ketu se dasmat Lukovjote nuk pajtonin saze rralle ndodhte kjo gjithe dasma shoqerohej nga kenga polifonike kjo perle sa e vjeter aqe dhe magjike .Dikur kur isha i ri i rrembyer pas muzikes moderne, po pak i percmoja kenget polifonike por duke u pjekur ne moshe kuptova motivin permbajtjen unitetin e isos dhe udheheqjen e marresit .Sot i degjoj me dashuri dhe perlotem para ketyre kengeve magji. 

Po rreshtoj disa kenge qe kendohen ne dasmat lukovjote ne rrugen drejte kishes e pastaj per ne shtepine e dhenderrit.Ne dasmat lukovjote ishin te ftuar nderi kengetaret me te mire te polifonise se fshatit si ata te kohes time ‘Areteo Butshi,Anastas Gurra dhe nga grate Vito Vjeri Areti Gjika ( Vjero ) etj etj. Gershetoheshin kenget e burrave dhe grave me kenge dasme lirike dhe humori.Po rreshtoj disa prej tyre per njohjen per ju dhe per kenaqesine time. 

Mike me shami menjane Kadale se dogje fshane, U ci bera fshatit shkrete, Qe shkoj poshte e perpjet djemeria gjithe sa jane , Tek ty e kane sevdane, 

C ‘kane gjecine belane 

Qe s'me lene fukarane. 

Mike pse rri Peshteture Mikja ime, C'maraz te ka gjeture
Mikeja ime Je ligur Je treture Mikja ime 

Nje dite zbrite nga mali Jelek verdha veshuro Thash se vije tek une Dola duke qeshuro 

Ti veje ku kishe pune Mbec i zemeruaro 

Nusija e mire e mire Dhenderri si kec i shtire 

Vajta nje dite per shkarpa, 

C’te bej korba ,c’te bej nata 

Me doli bishti nga spata 

Ezeza ezeza 

Eja larte e bej te thata 

I Ziu I ziu 

Me ka dhene nena porsi 

Ta mos flas me djemeri 

Dhe u korba nuk fola 

Ula koken edhe shkova 

Hodhen lule nuk i mora 
Merre moj tu thafte dora 

Se jane lule per kurora
Dola shoqe dola ne maje te malit 
Piva shoqe piva ujet e spitharit 
Hengra shoqe hengra .majezen e barit
Fjeta shoge fjeta ne shark te cobanit 

U plake o mik u plake 
Bran mi heq ato xharape
U plake o mik dhe tine 
Mbete si kau ne brinje 

CEREMONIA E KUROREZIMIT NE KISHE 

Mbritja e krushqve ne kishe, sillte nje entusiazem masiv ,te atyre qe ishin te ftuar dhe popullit qe gezoheshin me festen.Nxitonin per te zene vend afer qendres ku do te kurorezohej cifti sidomos te rinjte te cilet do te provokoni
spektaklin “makaber “ndaj ciftit dhe grupit shoqerues.Prifti psali te gjitha pjeset nga ungjilli dhe i veshur me rasot qendisur me ar si dhe nje shall mbi koke vendosi ne koken e nuses pastaj ne koken e dhenderrit kurorat qe shkelqenin ne driten e qirinjve dhe llabadhave .Nuni qe ishte vendosur midis ciftit nen psalmet e priftit kryqezonte kurorat per tre here,ne koken e nuses dhe te dhendrrit.Po afron pjesa me e bukur levizje dhe shushurima ne kishe.Ne momentin kur prifti kap dhendrrin perdore per te filluar ecja rreth altarit e katershes prifti dhendrri nuni dhe nusja i cili simbolizon ecjen e pare ne jete te perbashket te ciftit,fillon bombardimi katershes.Grure oriz karamele dhe monedha metalike lekesh binin si bresher ne kokat e tyre. Ne traditen kristiane ceremonia e kurorezimit shoqerohet me hedhje gruri orizi sheqeri karamele dhe leke kjo simbolizon nje jete me bollek te embel dhe me ta ardhura te kenaqeshme te ciftit Por ky rit i bekuar degjeneroi ne vite me goditjen e dhenderrit me bresheri jo per ti demtuar por per humor si nje denim qe tradhetoi klubin e beqareve. Ne kishe behesh nje peshtjellim bresheri goditjesh ,ulerima gocash ,sulme femijesh neper kembet e nuses per te mbledhur leket dhe karamelet derisa binte qetesia pastaj te gjithe kokeulur dilnin nga kisha duke u shkundur nga orizi gruri dhe sheqeri . Ne deren e kishes beheshin fotografite e rastit per te pasuruar fototeken e familjes. Pas disa kengesh dhe vallesh masive ne Lemin e Kishes krushqit me nusen nisen rrugen per ne shtepi me disa stacione per te degjuar kenget polifonike te grupit shoqerues. 

Dil moj nene dil
Dil te behesh sehir
Sec te bie djali ,
Nje thelleze mali
Nie zoge behari. 

Nena doll para portes me nje tas te vogel me mjalte ne dore i ben kryqin ne balle me gishtin e ngjyer ne mjalte e puth nusen dhe dhenderin duke thene ; 
Teme trashegoheni ,te keqen nena te jen te embelit e njeri tjetrit pac kembene mbare moj nuse hajde kaloje porten me kemben e djathte . 
Ansambli i krushqve duke kenduar u futen ne hoden e madhe ,e shtruar me qylima dhe mbi te mesallat e bardha rreth e rreth hodes si dhe jastek te bardhe per cdo te ftuar Krushkat gra kalonin ne dhomen tjeter magjerma quhej se bashku me nusen e cila ulesh ne ne kamke, ne krye te salles, prane fodeces shoqeruese per cdo nevoje qe ajo kishte Nusja qendronte me syte ulur te fiksuar ne tufen e luleve qe mbante ne dore sa here qe ne dere dukej vjerri ose vjerra fodecja e prekte me brryl nusen dhe ajo cohej ne kembe per ta nderuar. 
Ne te dy sallat vazhdonin kenget dollite shakate dhe levizjet e shpejta te ekipit sherbyes qe asgje te mos mungonte ne tavoline .Ne fillim servirej nje banket ne forme apertivi ashtu si ne shtepine e nuses ,sic thame me larte.Ne hoden kryesore te burrave caktohej nje burre i mocem dhe me autoritet si DOLLIBASHI i cili drejtonte dolline ne te gjithe pjesemarresit ne banket.Ky ritual vazhdonte gjate afer ores dymbedhjete te nates kishte kenge shaka ngacmime dolli te detyruara por edhe sherre. Keto sherre fillonin midis te rinjve dhe te moshuarve Te rinjte futnin fshehtas shishe me uje
dhe i mashtronin te ftuarit ne garen “kush do dehet i pari’.partneri pinte raki kurse keta uje kur kuptohej ky mashtrim kishte shpesh pasoja fatale. Dicka e bukur qe ngjallte vemendjen e te gjitheve .ishte plotesim i detyruar i kerkesave te protokrushkut nga dhendrri ai kerkonte p.sh “dua kllocen me gjithe zogjte" dhendrri i sillte ne ne pjatance nje veshke te madhe dhe disa veshka te vogla te pjekura.Dollise po i vinte fundi dollibashi urdheron shtrimin e darkes. 
Darka ishte shume e pasur fillonte me AVGOLEJMONON, supa me pak oriz,dhe te perbrendeshme qengjash,veze e limon,pastaj servirej STUFADHUA gjella fantastike e Lukoves,makarona me gjalp dhe mbi to hidhej nje cope mish dashi super e madhe, bashke me salcen me qepe e domate.Radha vazhdonte me MISH PJEKUR NE HELL ME PATATE FURRE keto gjelle shoqeroheshin me vere ose raki dhe me BUKEN E NUNIT e cila ishte e cilesore si nga forma dhe nga permbajtja.Frutat ishin me shumice por asnje nuk i prekte ashtu si mbeteshin te paprekura shume pjata nga gjellet e servirura sepse burrat ne shumice vetem pine raki. 

Jashte ne oborr ,me sy te pergjumur prisnin femijte te shtrohej tavolina e tyre .Barba Kliu na servirte me shumice nga kazani dhe nga pjatat e mbushura te lana nga burrat.Une dhe shoket e mi frekuentuesit legjitim te dasmave hanim por mermim edhe ne shami copen e mishit te stufadhos shpesh une mbetesha i zhgenjyer sepse vellai im Naqia shume qibar as nuk e prekte fare dhuraten time te sakrifices se nje nate pritje. 

Pas ores dymbedhjete fillonte ceremonia e "NUSES NE VALLE ".Nuses i hiqnin vellon
dhe i vishnin nje kostum tjeter per te qene e lirshme ne valle.Me kengetaret ne mezine shtepise fillonte marrja e nuses ne valle .Ne fillim e merrte dhenderri pastaj babai nena vellezerit xhaxhallaret etj duke hedhur dhe kartemonedha ne koken e nuses.Te gjitha vallet shoqeroheshin me kenge te inprovizuara sipas personit qe hiqte vallen. 

Dalngadale filluan te largoheshin te gjithe te ftuarit degjoheshin urimet me zera te mbytur : 
Naten e mire dhe me trashegime -Naten e mire ,faleminderit qe na nderuat ju arcim ne dasma ne shtepine tuaj 

Dhe me vone ,degjoheshin larje pjatash, shtrime dyshekesh ,e me vone qetesi......! 

PAS DASMA 

Dita e Hene fillon me zgjimin e nuses qe te tregoj se nuk eshte gjumashe i hedh uje me nje ibrig burrit per te lare fytyren ,pastaj u servir kafe pjestareve te familjes .Dita vazhdon me vizita urimi nga njerez te ndryshem.Pastaj vjen darka.Te gjithe antaret e shtepise largohen nga shtepia
Istituti sizmik ka parashikuar lekudje te forta termeti me qender “krevati bashkeshortor i te sapomartuarve .Gjate nates kishte fjale te embla ,premtime,detyra dhe dashuri .....dashuri ....dashuri.....! 

Dita e marte eshte vajtja e nuses ne Gurre per te mbushur uje.Me nje pode ngarkuar e shoqeruar nga vajzat e fisit.Ky ishte prezatimi publik se tani eshte grua dhe jo me vajze capkene.Diten e merkure "NUSJA LANTE RROBAT NE LUM"Ky rit eshte me teper demonstrative ,ku gjate larjes shikohet se ajo i ka sjell dhurate burrit virgjirine e saj.Ditet e tjera shkojne per vizita ne shtepite e te afermeve te tyre kjo per tu njohur nusja me fisin e burrit nga afer.Edhe ky rit shoqerohet me pjesmarrjen 
vetem te rinjve te fisit te cilet kendojne dhe hedhin valle. 

DITA E SHTUNE 

Dita e shtune nis me pergatitjen e nuses per te shkuar ne derbabe .Ne kete event nusja shoqerohet po nga nente shoqerues plus dy persona protokrushku dhe fodecia. Afer shtepise degjohet kenga : 
Sonte eshte e Shtune mbrema 
Vete nusija tek nena 
Ky zinxhiri holle lare ne flori 
As na fol nje fjale si ne vajzeri 
Ky zinxhiri i holle tare ne serma 
As na fol nije fjale folna nje shaka 
Kjo kenge i kendohet vajzes e cila ishte capkene dhe bente shaka kurse tani eshte serioze dhe me turp nuk eshte me vajze por grua.. Ceremonia vazhdon me ato permasa si ne deren e dhenderrit me mezet gjellet dollite qejfmbetjet por edhe puthjet e perqafimet me lote ne sy te te dehurve .Nusja dhe dhenderri ate nate flene ne shtepine aterore. 

Kjo ishte DASMA LUKOVJOTE .u mundova te sjell te gjitha momentet qe pershkojne te gjithe dasmen .Ndoshta shume nga brezi i ri nuk e njohin kete dasem por shpresoj tu keme dhene nje ikon te gjalle per te pare nje spekt te vyer te kultures lukovjote. 

Me vjen keq qe as une dhe as vajzat e mia nuk perjetuam dasmen lukovjote ishin kohe te errta te moskamjes socialiste qe nuk na e lejonin nje luks te till por le te shpresojme ne te ardhmen 

FUND
Nga Stefan Koaqi

No comments: