17.12.08

PROBLEMI I KAKOMESE DHE NIVICIOTEVE NA PERKET TE GJITHVE


Te dashur bashkefshatare Besoje se jeni te informuar per rezistencen qe po bejne vellezrit tane Niviciot por edhe e gjithe Krahina jone e Himares perball pashqllaret tashme jo me callma por me gravata e kostume te cilet bashke me Jeniceret e tyre i jane leshuar si cakenje Kakomese per ta marre dhe bashke me te gjithe bregun.Ne nuk kemi vetem prone mbi token qe trasheguam nga te paret tane por mbi te gjitha ne kemi hipoteken e historise qe askush nuk mund ta tjetersoje. Prej nje muaji diten dhe naten niviciot jane ngujuar ne Brodan per te mos lejuar hajdutet te kalojne.Ne keto momente te veshtira ju bej thirrje te gjithve te jemi ne krahe te Nivicioteve dhe te gjejme forma se si mund ti ndihmojme ne rezistencen e tyre e cila eshte rezistence edhe e jona. Vasil Nasti.

1 comment:

Anonymous said...

Sigurisht qe jemi te informuar per qendresen heroike te nivicioteve qe jane pronareve te ligjshem te Kakomese dhe kemi qene, jemi dhe do te jemi perkrah tyre ne cdo moment.Jam plotesisht dakord me pershkrimin e Kryetarit per pushtuesit. Ata dikur kishin callme te kuqe turke ndersa tani vijne te pushtojne tokat tona me nga nje cope leter te organeve te korruptuara nga ana e tyre. Ne lukovjotet e fituam betejen tone te radhes me turqit Vasil Gjika&Sadik Llapashtica qe u munduan te na vidhnin kodren e Shen Nifonit ne emer te ndertimit te nje pseudo HEC. Te njejten fitore u uroj dhe nivicioteve. Ne krah ata do te kene gjithe Bregdetin. Historia perseritet ne menyre te perpikte pas nje shekulli. Armiqte tane jane sternipat e armiqve te paraardhesve tane. Paraardhesit tane kane arritur ti fitojne betejat me paraardhesit e tyre. Te njejten gje do te bejme edhe ne me ta. Per kete te jene te sigurte te gjithe.Maksimiljan Dhima