12.2.09

Nisin punimet për HEC-in në Sasaj-Bunec

Bregdetit të njohur për vlerat e tij turistike dhe resurset e rëndësishme natyrore, do ti shtohet edhe një vepër e re energjetike , hidrocentrali lokal me fuqi të instaluar 8 megavat. Dje, në kthesën e rrugës nacionale Sarande-Bregdet, janë transportuar edhe pajisjet e fundit të ngritjes se kantierit në afërsi të fshatit Sasaj, duke shënur kështu fillimin e punimeve në ketë vepër energjetike. Hidrocentrali me ndikim të madh në ekonominë e rajonit bregdetar, do të ndërtohet nga kompania "Energosas, e përbërë nga disa investitorë. Projekti tashmë është gati për t'u konkretizuar në terren. Vepra hidroenergjetike shfrytëzon shumë mirë energjinë ujore që përcillet nga lumi i Kalasë, i cili kalon në veprën ekzistuese të ndërtuar në vitet 80, të tunelit të Sasajt drejt kanalit të ndërtuar për ujitjen e plantacioneve të bregdetit dhe që tani do të shfrytëzohet për vënien në lëvizje të turbinave të instaluara 400 m larg detit në brendësi të territorit në vendin e quajtur Bunec. "Hidrocentrali i Sasaj është një hidorcentral me deviacion, me fuqi 8 mega, ku shfrytëzohet shumë mirë vepra e marrjes, kanali dhe tuneli që përshkon me tunel gjithë malin e Sasajt dhe del në afërsi të këtij fshati. Vazhdon rreth 3 km dhe zbret, duke kaluar kreshtave të kodrave në Bunec. Do të jetë një objekt i mbledhur nga pikëpamja e shtrirjes dhe parashikohet të ketë ndikim pozitiv ekonomik në zonën e bregdetit. Në fund të vitit parashikohet të vihet në shfrytëzim", ka bërë të ditur Stefan Qoku, inxhinieri i veprës së posanisur. Ndërsa investitori Vasil Gjika vlerësoi se ky investim zë një sipërfaqe modeste. "Tani jemi në procesin e fillimit të punimeve dhe paralelisht jemi duke nxjerrë lejet përkatëse për të gjitha nënveprat që do të realizohen në përbërje të hidrocentralit .Në harkun e një viti kohor vepra do të ketë kryer testet, pra të realizohet montimi e të fillojë prodhimi i energjisë elektrike, ka theksuar Gjika. Kohë më parë, Komuna e Lukovës dhe pronarët e këtij fshati kanë kundërshtuar ngritjen e një hidrocentrali të tillë në fshatin Lukove, pasi projekti i shpallur kohë më parë nga një tjetër firmë ndërtuese për të shfrytëzuar pjerrësinë e shpateve dhe ujin e Sasajt e kalonte ujin në pronat e banorëve, duke zvogëluar dhe dëmtuar ndjeshëm tokat bujqësore të banorëve të Lukovës, të cilët nuk ishin dakord me ndërtimin e veprës energjetike. Vepra e re ka eliminuar qysh në projekt, mangësitë e projektit të mëparshëm dhe ka siguruar kështu mbështetjen e banorëve dhe të organeve drejtuese të pushtetit vendor. Pas një viti, hidrocentrali i Sasajt parashikohet të inagurohet, duke normalizuar problemet e furnizimit me energji elektrike të rajonit, si dhe duke sjellë mosndërprerje të energjisë për sezonin e turizmit në vitin e ardhshëm .

8 comments:

donspiro said...

Ndertimi i hecit me te vertete qe do kete nje ndikim te madh sidomos per dy fshatrat tane.Ai uje i embel qe do zbres aty ne lapardhane e piqerrasit do shkaterroje faunen dhe floren gjithashtu dhe largimin e pushuesve nga buneci se do ndikoj ne ftohjen e ujit te detit qe buneci e ka ne keto momente kete gje dhe nga lumi qe zbret.Tokat e pronareve piqerrasjot jane shkaterruar ne keto momente dhe aty eshte bere nje baterdi e vertete.Plani ne fillim ka qene per tu bere tek lapidari por ne si fshat nderhyme me lufte te madhe me peticione qeverrise me gjygje te vazhdueshme dhe e anulluam kete plan por ujqrit e gjeten piken e dobet tek piqerrasjotet dhe ndertuan hecin duke mos i kundershtuar askush.Ne shkuam 10 here ne lukove per kete problem prandaj une u bej thirrje Piqerrasjoteve te bashkohen dhe te ndalojne kete kuceder qe po i shkaterron por me duket se eshte pak vona tani.

Bunec said...
This comment has been removed by the author.
Bunec said...
This comment has been removed by the author.
Bunec said...
This comment has been removed by the author.
Bunec said...

Ndertimi i HEC-it ne bunec te Sasajit eshte nje investim shkaterrues per gjithe bregdetin e bunecit duke qene se ndertohet vetem pak metra nga buza e detit.Kjo veper ne kundershtim nga sa pretendohet se do te sjell zhvillim te zones,do te beje shkaterrimin e turizmit ne kete zone.Ky HEC do te sjelle perfitime vetem per pronaret e ketij investimi prandaj u bej thirrje te gjithe banoreve te zones te ngrihen per mos ta lejuar ndertimit e kesaj vepre shkaterruese te bregdetit.

Bunec said...

Zoti Donspiro sa per kujtese HEC-i ndertohet ne teritorin e Sasajit dhe jo te Piqerasit,kete sa per sqarim.Me kete nuk dua te them se ato qe thoni ju ne lidhje me ndertimin e hidrocentralit ne zonen e Bunecit te Sasajit nuk qendrojne.Edhe ne si banore te fshatit Sasaj dhe te Bregdetit protestojme ne menyre te fuqishme per ngritjen e kesaj vepre,e cila jo vetem qe nuk sjell zhvillim sic pretendohet, por sjell shkaterrim te vijes Bregdetare te Bunecit pasi eshte vatem disa metra nga buza e ujit dhe jo 400 metra sic deklarohet.Kjo veper kryhet nga pushtetaret dhe njerezit pran tij,thjeshte dhe vetem per interesat e tyre fitimprurese pa llogaritur demin e madh qe i sjell turizmit ne kete zone prendaj u beje thirrije gjithe banoreve te fshatit Sasaj dhe fshatrave perreth qe te protestojme per pezullimin e kesaje vepre shkaterrimtare te te ardhmes tone dhe te femijve tane.Hec-i eshte nje ndertim qe ne kundershtim me te gjitha ligjet nderkombetare qe nuk lejojne asnje lloje ndertimi te pakten 500 metra nga buza e ujit. NGRIHUNI KUNDER MAFJES NE PUSHTET QE KERKON GLLABERIMIN E BREGDETIT.BUNECIARI NGA SASAJI.

donspiro said...

Ndoshta jam i informuar gabim por ngaqe u be dhe nje mbledhje nga piqerrasjotet qe shkuan ne piqerras para ca kohe dhe po ashtu i kam takuar ca piqerrasjot ne komune dhe u tregova se si vepruam ne qe te vepronin dhe ata.Nejse shume a pak ajo qendron qe eshte problem per te gjithe neve si zone dhe i juaji qe ju prek direkt dhe ju cproneson pa te drejte.Ne i provuam te gjitha menyrat por po te them une qe interesi i njerezve eshte shume i paket keshtu qe duhet te veproni ne rruge ligjore pasi keta jane ne kundershtim me ligjet.Kjo firme eshte me koncesion dhe i bie qe ajo te beje marreveshje me pronaret ku kalon vepra.Jane dhene keto firma nga ju nqs jo atehere ja ku eshte shkelja e pare po ashtu po ti futeni do gjeni dhe shume te tjera.Ne kemi vuajtur shume me kete hec por nuk e shporrem dot larg dhe ata nga lapidari qe e kishin e shtyne pak me tutje tek sasaji.

Anonymous said...

Bravo buneciari ka thënë për sa I përket vendit dhe kufirit ka thënë të vërtetën. Se piqerasiotet duan ta nxjerrin Sasajin pa det, thua se nuk është në Bregdet. Ndërsa për të tjerat që shkruan komentuesi nuk jam me të