3.3.09

Gjiri i Shpellave, banorët kundër ndërtimeve

SARANDË - Banorët e komunës së Lukovës kanë protestuar, duke kundërshtuar një propozim të këshillit për të ndërtuar në Gjirin e Shpellave. Dy ishin arsyet e kundërshtimit: mosdiskutimi më parë i problemit me pronarët që zotërojnë në pronësi këtë sipërfaqe, të njohura me ligjin 7501 apo tapinë e trashëguar para e pas viteve 1940, si dhe mungesës së transparencës së projektit të propozuar nga vetë kryetari, duke akuzuar atë për veprime me interes të njëanshëm dhe në favor të njerëzve të tij. Kundërshtimi ka ardhur në radhë të parë nga vetë banorët e gjendur në Lukovë dhe atyre të ardhur nga emigracioni. Por kundërshtimi që ka sjellë edhe pengimin e veprimeve të mëtejshme ka ardhur edhe nga votimi kundër i anëtarëve të këshillit. Kryetari Vladimir Kumi është bërë i njohur me qëndrimet e tij kundër fillimit të punimeve për ndërtimin e fshatit turistik të Kakomesë, territor i së njëjtës komunë. Në atë kohë ai pretendoi se nuk ishte marrë pëlqimi i banorëve të fshatit. Banorët, bashkë me ta edhe kryetari, qëndruan me muaj te kthesa e Kakomesë për të penguar punimet e firmës ndërtuese, pasi pretendonin për pronësi të sipërfaqes së miratuar për ndërtimin e fshatit turistik. Kryeplaku i LukovësKryetari i pleqësisë së fshatit Lukovë, Vasil Nasti, u shpreh: "Dje u organizua mbledhja e Këshillit të Komunës për të shqyrtuar një projekt, i paraqitur për zhvillimin e turizmit në zonë, për ndërtimin e disa banesave a të një fshati turistik, në Lukovë e Shën Vasil. Banorët të cilët unë përfaqësoj, të komunitetit të Lukovës, pas konsultimesh të gjera shprehën mendimin dhe vullnetin kundër procedurave të ndërmarra. Ne jemi për investime, por kërkojmë respektimin e të gjitha procedurave ligjore dhe kritereve të vendosura në masterplan. Banorët që unë përfaqësoj janë më të interesuarit për zhvillimin e rajonit, pasi janë trashëgimtarët e pronave. Tokat janë brenda territoreve kadastrale të fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, të cilat janë në procedurat e kthimit dhe kompensimit të pronave. Prandaj investitorët para se të sjellin projektet duhet të interesohen për statusin e pronësisë së trojeve ku do të investojnë. Kalimi në mbledhje i projektvendimit është bërë pa dijeninë e banorëve dhe komunitetit të interesuar". Rasti i Jalës duket se ka bërë që banorët e rajonit të jenë më të vëmendshëm ndaj kalimit të "projekteve për zhvillimin dhe integrimin e zonës". shekulli on line

No comments: