11.1.09

Nje nga betejat e luftes kundra ndertimit te hidrocentralit qe ngeli vecse ne tentative

KLIKO QE TE SHIKOSH VIDEON
Nje video amatore nga takimi i masterplanit per bregdetin qe u be nga Banka Boterore para nje viti ne hotel Lukova Palace.Ne kete video do shikoni qarte vendosshmerine e kryeplakut Vaso Nasti ,Marko Dhimes dhe gjithe djemeve Lukovjote qe merrnin pjese ate dite duke ardhur nga greqia per te kundershtuar ndertimin e hidrocentralit tek kodra e Shen Nifonit.
Po ju vendos me poshte dhe me shkrim nje pjese nga gjith takimi qe eshte marre nga Banka Boterore dhe quhet KONSULTIMET PUBLIKE LUKOVA

Kryetari: Për hidrocentralin keni qëndrim edhe si komunitet, keni bërë edhe një peticion. Le të lexojmë peticionin.

Kryeplaku i Lukovës lexon peticionin. Asnjë herë nuk ka organe kompetente shtetërore që të na përgjigjen për pronën. Nuk ka nevojë t’i drejtohemi me peticione të huajve, zgjidhjen duhet ta gjejmë në Shqipëri. Si përfaqësues komuniteti, ne duhet të bëjmë zhvillimin e turizmit.

Bregdeti është truall, nuk është tokë. (DUARTROKITJE)

Një nga pikat që u përmend është mjedisi dhe peizazhi, për shembull kodra e Lapidarit është një nga peizazhet më të bukura të Shqipërisë dhe ai do të prishet nga hidrocentrali.

(POSHTË HIDROCENTRALI!!!! DUARTROKITJE)

Në PV të qarkut të Vlorës janë marrë mendime kontradiktore me komunitetin dhe jemi ofenduar edhe në aspektin e trashëgimisë. Ju e respektoni pronën tuaj dhe këtu, pa u bërë regjistrimi i pronësisë, s’bëhet gjë. Ne çdo gur e kemi të konfirmuar, çka përbën për ne bazë të fortë ligjore, ne duhet të bashkëpunojmë, por duke qenë të gjithë në një palë, jo nga një anë diskutojmë kundër hidrocentralit dhe pastaj në qarkun e Vlorës merret vendim me 12 vota kundër.

Qëllimi i Lukovës është që të jemi pjesëtarë. Ne nuk kemi pronarë, me tapitë që kemi në dispozicion, certifikatat e pronësisë nuk na quajtën pronarë. Shteti shqiptarë të përcaktojë rregulla loje.

(POSHTË HAJDUTËT!!!)

Kapërcejmë fazën. Pa akuzuar askënd dhe duke vlerësuar aktet kundër korrupsionit, ne do jemi kundër hidrocentralit. Në Vlorë janë bërë shkeljet ligjore. Nëse ju nuk mund të transmetoni, ose nuk jeni vendimmarrës, na thoni që ne të drejtohemi tjetërkund.

Marini: Ne nuk jemi kompetentë për pronat. Unë nuk njoh as dokumentacionin për Sasajn. Por unë e deklaroj që nuk mund të ketë leje ndërtimi nëse nuk ka titull pronësie. Sasaj: Një shkelje procedurale, nuk besojmë se duhet t’i hyjmë, ju i dini më mirë. E dyta, më e rëndësishme, është shkelja e rregullave. T’i ndajmë dy gjërat.

Kryeplaku Lukovë: Asgjë që cenon interesat e pronësisë nuk bëhet në Lukovë. Duam që të njihet e drejta e pronësisë. Kemi shansin që kjo punë të mbyllet, në të kundërt nuk do zhvillohemi, nuk ka turizëm as në Lukovë, Kakome, asgjëkund nëse kush vjen është hajdut. Tradita nuk duhet të shkelet me 5 hajdutë.

Anëtar i KRT Qarku Vlorë: Citon shkeljet procedurale për lejen e hidrocentralit. Njolla është vënë? Është rreth 150 hektarë, për t’u blerë me 2700 lek/m2.

Një shtet që mbron të drejtat, si u prekka kisha e fshatit, është absurde, sepse do firma Wand shpk. të fitojë 800 mijë euro në vit. Ka një sërë shkeljesh dhe argumentesh që ia kemi thënë edhe PM të Shqipërisë dhe kryetari i këshillit të qarkut, ka thënë është me porosi të Kryeministrit shqiptar. Nuk e di që PM të shkelë të drejtat për një firmë.

Ross: Këto që propozojmë ne janë projektrregullore dhe asnjë nga këto propozime nuk janë në hartë. Ne nuk mbështesim asgjë të tillë. Ne nuk jemi pjesë e vendimmarrjes. Nëse doni të vazhdoni diskutimin, humbasim kohën për të diskutuar çështjet e tjera

Kryeplaku thotë që në hartat e djeshme (në Tiranë) ishte njolla, të paktën këtu në Lukovë kështu ka ardhur lajmi.

No comments: