7.1.09

Uji i Bekuar


Festa e Theofanisë - Uji i Bekuar - 6 janar

--------------------------------------------------------------------------------

* Theofania e Shenjtë (Epifania): Pagëzimi i Zotit Tonë dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht

* I Nderuari Makarius i Malit te Shenjtë (1431)

Theofania eshte Festa qe i shfaq botes Trinine e Tereshenjte nepermjet Pagezimit te Zotit(Mt 3:13-17; Mk 1:9-11; Lk 3:21-22). Zoti At foli nga qielli per Birin, i Biri qe u pagezua nga Shen Joani Pararendesi dhe nga Shpirti i Shenjte qe zbriti mbi Birin ne formen e nje pellumbi. Qe nga kohet e hershme kjo Feste u quajt Dita e Ndriçimit ose Festa e Dritave, duke qene se Zoti eshte Drite dhe u shfaq per te ndricuar "ata qe ishin ulur ne erresire" dhe "ne zonen e hijes se vdekjes" (Mt 4:16), dhe te shpetoje racen e rrezuar njerezore me ane te hirit.
Ne Kishen e hershme ishte tradite qe te pagezoheshin katekumenet(kandidatet per tu pagezuar) ne Mbremesoren e Theofanise, ne menyre qe Pagezimi te shfaqet si nje ndricim shpirteror i njerezimit.
Origjina e Festes se Theofanise shkon mbrapa ne kohet Apostolike, dhe zihet ne goje ne Kushtetutat Apostolike (Libri V:13). Prej shekullit te dyte kemi deshmine e Shen Klementit te Aleksandrise ne lidhje me kremtimin e Pagezimit te Zotit, dhe naten e vigjiljes perpara kesaj Feste.
Kemi edhe nje dialog te shekullit te trete ne lidhje me sherbimet e Theofanise midis martirit te shenjte Hipolitus dhe Shen Grigor Çudibërësit. Ne shekujt qe erdhen me pas, nga shekulli i katert dhe deri me te nentin, te gjithe Etërit e medhenj te Kishës: Grigor Theologu, Joan Gojarti, Ambrozi i Milanit, Joani i Damaskut, shkruajten komente ne lidhje me Festen e Theofanise.
Murgjit Josif dhe Studite, Theofani dhe Bizantios, kompozuan pjesen derrmuese te muzikes liturgjike te kesaj Feste, qe kendohet ne sherbimet Orthodhokse edhe sot e kesaj dite. Shen Joani i Damaskut that se Zoti u pagezua, jo sepse ai kish nevoje per pastrimin e mekateve, por "per te varrosur mekatin njerezor me uje", te pembushe Ligjin, te shpalose misterin e Trinisë së Shenjtë, dhe ne fund, te shenjteroje "natyren e ujit" dhe te na ofroje ne formen dhe shembullin e Pagëzimit.
Ne Festen e Pagezimit te Krishtit, Kisha e Shenjte shpall besimin tone ne misterin me sublim, te pakuptueshem nga intelekti njerezor, qe eshte Zoti ne tre Persona. Na meson qe te rrefejme dhe lavderojme Trinine e Shenjte, nje ne Esencë dhe te Pandashme. Ekspozon dhe hedh poshte gabimet e mesimeve te hershme qe u perpoqen te shpjegonin Krijuesin e botes me ane te arsyes dhe ne terma njerezore.
Kisha na tregon se sa e nevojshme eshte Pagëzimi per besimtaret ne Krisht dhe na frymezon me nje ndienje te mirenjohjes se thelle per ndricimin dhe purifikimin e natyres sone plot mekat. Kisha ne meson se shpetimi yne dhe pastrimi nga mekati eshte i mundur vetem fale fuqise se hirit te Shpirtit te Shenjte, prandaje shte e nevojshme qe ti ruajme me dinjitet keto dhurata te hirit te Pagëzimit te shenjte, duke e mbajtur paster kete veshje te pacmuar, sepse "Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur." (Gal 3:27).

No comments: